Dhenderi kapet mat me kamarieren diten e dasmes

Dhenderi kapet mat,  me kamarieren diten e dasmes
Martesa e një çifti në Austri nuk ka zgjatur më shumë sesa 4 orë. Teksa kanë qenë duke festuar me miqtë në restorantin ku zhvillohej dasma, burri nuk e ka mbajtur premtimin për besnikëri para priftit. Ai është kapur mat teksa bënte seks me kamerieren e dasmës së tij në kuzhinën e restorantit.

Kapja në flagrancë është bërë nga babai i nuses, i cili ka shkuar në kuzhinë për të marrë një shishe verë. Por në atë momente ka parë dhe dhëndrin me kamerieren.

Kuptohet që personi i dytë që mori vesh tradhtinë ishte nusja. Babai i saj ka dalë para lokalit dhe u ka thënë miqve të ikin në shtëpi, sepse nuk ka më dasmë. Ndërsa nusja ka kërkuar menjëherë divorcin. Por sipas ligjit austriak të martesave, ajo duhet të presë gjashtë muaj, derisa sa të bëhen dokumentet e shkurorëzimit. Justifikimi i burrit ka qenë i thjeshtë; "Isha i dehur".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama