Një biznesmen i pasur sajoi një rrëmbim të rremë vetëm që të mos martohej. Mediat tajlandeze e kanë quajtur "dhëndri frikacak" beqarin e pasur tajlandez, prindërit e të cilit e denoncuan rrëmbimin në polici. Nëna dhe babai i Sutheep Sajjadev, një 38-vjeçar sik që menaxhon një biznes të suksesshëm tekstilesh në Bangkok, shkuan të shqetësuar në polici dhe u thanë se dyshonin se djalin ua kishin rrëmbyer. Automjeti "Toyoto Lexus" u gjend i braktisur të nesërmen, por me njolla gjaku, një çallmë të grisur, me pjesët e celularit të thyer dhe një shënim ku shkruhej: "Ju i keni shkaktuar telashe familjes sonë, prandaj ne po marrim djalin tuaj". Policia në Bangkok nuhati se diçka nuk shkonte tek historia e rrëmbimit të supozuar kur analizat treguan se njollat e gjakut ishit të një kafshe, dhe jo gjak human. Çështja u zgjidh ditën e djeshme kur Sutheep u kthye në shtëpi dhe më vonë rrëfeu në polici se e kishte sajuar rrëmbimin që të shmangte martesën e sajuar që prindërit kishin organizuar. Policia po e vëzhgon 24 orë, pasi Sutheep ka në plan ta lëndojë veten.
Ai është i vendosur të mos martohet me nusen që të afërmit i kanë zgjedhur. Komuniteti sik në Bangkok merret me tregtinë e tekstileve prej shekujsh, por njihen si kokëfortë kur vjen puna tek martesa.
T. O. : Gazeta TiranaObserver