Dhermi gjendet i pajete 28-vjecari ishte rrahur per vdekje

Dhermi, gjendet i pajete 28-vjecari, ishte rrahur per vdekje

Trupi i pajetë i një 28-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në zonën bregdetare të Dhërmiut. Bëhet fjalë për shtetasin D.V, banues në Elbasan i cili punonte si kamarier në një lokal në Drimadhes. Sipas burimeve lokale, kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të personit, dhe kanë njoftuar policinë.

Policia ka vajtur menjëherë në vendngjarje, nga ku ka konstatuar se në trupin e viktimës ka pasur shenja dhune. Pas identifikimit të 28-vjeçarit, policia ka bërë të ditur se i riu ishte akuzuar për humbjen e 500 mijë lekëve të rinj.

Kjo ka hapur dyshimet se mund të ketë ndodhur një vrasje e mundshme. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para bien mbi vrasjen për humbjen e sasisë së parave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama