Një person rreth moshës 30 vjeç është gjendur sot i vdekur pranë plazhit të Drimadhes në Dhërmi. Trupi i pajetë i të riut është konstatuar nga banorët e zonës. Ata pohojnë se viktima punonte si kamarier në një prej lokaleve të plazhit në Dhërmi.
Gjithashtu në trupin e viktimës vërehen shenja dhune. Dyshohet se viktima ka humbur jetën nga dhuna e ushtruar mbi të. Nderkohe që policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, po heton shkaqet e plota qe kanë çuar në vdekjen e të riut.