Dhjete dhuratat idiote te vitit nga zogu i pules deri tek golfi ne tualet

Dhjetë dhuratat idiote të vitit, nga zogu i pulës deri tek golfi në tualet

Faqja stupid.com e cila pretendon të gjejë nje dhuratë idiote te vërtetë zbulon listën me 10 top budallallëqet e vitit 2008. Ky vit mund të ketë qenë një vit i keq për ekonominë por ka qenë një vit i madh për budallalleqet thotë administratori i stupid.com.

 

Pra cila është lista e budallallëqeve të këtij viti në stupid.com

1- Britma e zogu të pulës, Lodra më e mërzitshme e botës:

Kjo pulë gome nuk kakaris, por çirret.

2. Shpërndarja e pasurisë 2008, Zbukurimet e Festave:

Kjo pemë zbukuruese lajmëron se zbukurimi që ka qenë aty është hequr dhe i është dhënë dikujt që ka më shumë nevojë. Zbukurimi i Festave të Shpërndarjes do t’i bëjë të ditur të gjithëve që ju do shpërndani pasurinë, pavarësisht doni apo jo ta bëni.

 3. Mini Kitara:

Ky version në miniaturë e lojës së famshme mezi arrin gjatësinë 15 cm, por gjithsesi arrini të riprodhoni këngët e “Queen”, “Cheap Trick”, “Nirvana” dhe “The Police”.

 4. Oturaku i Golfit:

 Pse të humbisni kohën në tualet, kur mund ta përdorni atë për t’u bërë gati? Oturaku i Golfit përmban gjithçka që keni nevojë për një lojë emocionuese golfi, pa u larguar nga vendi, duke përfshirë një tapet jeshil rreth tualetit, fushë të vogël golfi, flamurin dhe dy topa golfi.

 5. Karamele me shije “Wasabi”:

Këto ëmbëlsira të fuqishme të vogla ofrojnë një shpërthim të fortë “ëasabi”. Çuditshmërisht, çamçakëzi është në fakt, i shijshëm.

 6. Paisje për riparimin e mbathjeve të meshkujve:

 Në këtë ekonomi të trazuar, mos hidhni mbathjet e vjetra, por rregullojini me Paisjen e Riparimit të Mbathjeve të Meshkujve. Kjo paisje e dobishme, e lirë ofron gjithçka që duhet për t’i kthyer mbathjet tuaja të shëmtuara në një formë të paraqitshme.

7. Hapësja Obama “Yes We Can”:

 Çdo zgjedhje nxjerr produkte interesante, por kjo duhet të jetë më idiotja. Për fansat e Obamës, hapësja “Yes We Can”, e gjetur gjatë periudhës së fushatës së tij, mund të jetë një thesar.

 8. Kravata “Si të lidhim një kravatë”:

 Akoma po mundoheni me kravatën tuaj? Kjo kravatë e hijshme ka të qepura udhëzime për lidhjen e saj në pjesën e përparme. Thjesht ndiqni skicën prej gjashtë hapash dhe do dukeni rrezatues si Xhorxh Kluni për pak sekonda.

 9. Kalendari i Jashtëqitjes së Qenit 2009:

 Çdo muaj paraqet një panoramë të jashtëzakonshme, ose një tablo marramendëse, por diku në çdo fotografi, ka një jashtëqitje qeni. E shpifur? Pa dyshim, por kontrasti ndërmjet fotografisë së bukur dhe jashtëqitjes është i mrekullueshëm.

 10. Ora alarm me kërcimtare në tub:

 Kur bie alarmi, fillon muzikë kërcimi dhe ndizen drita diskoje. Në të njëjtën kohë, një kërcimtare e bukur bjonde rrotullohet rreth një tubi, nën topin rrotullues të diskos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama