Dhjete incidentet me te famshme ne histori te UFO-ve

Dhjete incidentet me te famshme ne histori te UFO-ve
Sondazhet tregojnë se, në përgjithësi, gjysma e popullsisë beson në ekzistencën e UFO-ve, dhe rreth 5 % e saj pranon që kanë parë diçka që mendojnë mund të ketë qenë një UFO. Sigurisht, fakti është se shumica e raportimeve mbi UFO-t janë keq-identifikime të fenomeneve natyrore (sidomos yje të ndritshëm dhe planete, meteorë, rrufe, gaz atmosferik, etj) apo fenomene artificiale (dritat e uljes së avionëve, balona, avione testimesh) ose, në disa raste, madje edhe shaka.

Megjithatë, ka një numër të vogël dukurish që sfidojnë shpjegimin e thjeshtë ose kanë pasur një ndikim të tillë në shoqëri që ka bërë që përfundimisht këto fenomene të bëhen një pjesë e folklorit UFO. Kjo është lista e dhjetë “përvojave”, të raportuara më gjerësisht, të dokumentuara më mirë, të pashpjegueshme, ose thjesht të çuditshme mbi UFO-t në histori.

10. CALIFORNIA dhe MIDWEST-i, shikimi i “Anijes”, 1896-97

Shumë njerëz nuk e dinë se vëzhgimi i burimeve të dritave të paidentifikuara në qiell shkon prapa në mbi një shekull, kur e para “Zonë Fluturimi” UFO-sh (një grupim UFO-sh të vëna re mbi një zonë të caktuar brenda disa muajve) ka ndodhur mbi njëqind vjet më parë në vitet e largëta të shekullit të nëntëmbëdhjetë. E tëra filloi kur një dritë misterioze e paidentifikuar e cila lëvizte ngadalë është vërejtur nga qindra njerëz mbi Sacramento, Kaliforni në nëntor, 1896, në dukje po lëvizte kundër erës me një shpejtësi prej tridhjetë miljesh në orë.

Kjo dritë u pa sërish një javë më vonë, këtë herë mbi San Francisco; deri në fund të vitit, nga gjithë skajet e bregdetit të oqeanit Paqësor po vinin me qindra raporte, duke krijuar një eksitim mediatik. Pas një mungese dy mujore gjatë dimrit të viteve 1896-1897, objekti misterioz – për të cilin dëshmitarët tregojnë se qëndronte pezull në errësire, me formën e një cigareje puro artizanale – u rishfaq mbi Midwest, ku tregohet së është parë nga Nebraska në Michigan dhe nga Minesota në Teksas para se të zhdukej papritmas përfundimisht në prill të vitit 1897. Megjithëse i injoruar nga skeptikët modernë si një shembull i histerisë mediatike (i ndihmuar ndoshta nga pamje të planetit Venus), numri absolut i raportimeve – disa mijëra shikime sipas disa vlerësimeve – e bën të pamundur që ai fenomen të ishte vetëm një rreng i shtypit. Disa kanë sugjeruar edhe mundësinë intriguese se ajo mund të ketë qenë një anije e hershme, përpara se sa të fluturonte avioni i vëllezërve Wright – duke e bërë atë më tokësor se sa jashtëtokësor në natyrë (dhe evidencë e një teknologjie të sapolindur). Në çdo rast, “anija e madhe e vitit 1897″ – apo çfarëdo qoftë ajo, mbetet një mister sot ashtu siç ishte në ditët e para të fenomenit.

9. UASHINGTON, viti 1952

Në vitin 1952 Uashington DC, gumëzhinte kur kontrollorët në tokë të Aeroportit Kombëtar në Uashington (tani Aeroporti Ndërkombëtar Reagan) dalluan objektiva të shumta të fiksuar në radarët e tyre, si dhe sfera me ngjyra të ndezura lehtësisht të vëzhgueshme në horizont, duke nxitur Forcat Ajrore ë të ngrinin avionët luftarakë në një përpjekje të kotë për t’iu afruar këtyre objekteve. Incidenti, i cili u zhvillua gjatë dy fundjavave të njëpasnjëshme në mes të 13 korrikut dhe 29 korrikut të vitit 1952, mori edhe vëmendjen e Presidentit amerikan dhe pati pasoja pothuajse të menjëhershme, duke vendosur se mbrojtja më e mirë është sulmi, qeveria vuri në zbatim të ashtuquajturin “Paneli Robertson”.

Një komision i shkencëtarëve të shquar, të emëruar për të shqyrtuar “rastet më të UFO-ve në Tokë” të mbledhura nga Projekti i Librit Blu (një studim tetëmbëdhjetë vjeçar i Forcave Ajrore i cili analizonte më shumë se 12.000 raportime UFO-sh para se të ndërpritej në vitin 1969). Shkencëtarët arritën menjëherë në përfundimin se Forcave Ajrore dhe Projektit të Librit Blu i nevojitej të shpenzonte më pak kohë duke analizuar dhe studiuar raportet e UFO-ve dhe më shumë kohë për ti hedhur poshtë publikisht ato. Për fat të keq, vendimi për të hedhur poshtë raportet duke mos hetuar ka ndjekur qeverinë amerikane që në zanafillë dhe mbetet arsyeja kryesore pse shpjegimet “zyrtare” të qeverisë në përgjithësi bien në vesh të shurdhër në ditët e sotme.

8. Dritat në PHOENIX, 1997

Ndoshta një nga incidentet e fundit më të famshëm, për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve të përfshirë (duke përfshirë, në dukje, edhe Guvernatorin e shtetit) është ai i dritave në Phoenix. Qytetarët e Arizonës vunë re një seri dritash – së bashku me një disk shumë të madh në formë trekëndëshi – që u endën në qiell për gati tre orë në mbrëmjen e 13 marsit të vitit 1997. Disa nga dritat u tha më vonë ishin materiale të lëshuara nga një avion A-10 Warthogs gjatë ushtrimeve të trajnimit në jugperëndim të qytetit, edhe pse ajo anije e madhe trekëndore mund të ketë qenë mbetje e pashpjeguar (disa skeptikë kanë sugjeruar se ishin avionë që fluturonin në formacion). Çfarëdo lloj gjëje ishte, nuk pati një rikthim, duke i lënë njerëzit në Phoenix dhe botën në përgjithësi të krijonte një debat mediatik mbi të cilin debatohet ashpër edhe sot e kësaj dite.

7. KECKSBURG, PENNSYLVANIA, rrëzimi i UFO-s, 1965

Më 9 dhjetor të vitit 1965, një top zjarri i shkëlqyeshëm dhe i madh, është parë nga mijëra njerëz, të paktën në gjashtë shtete të SHBA-së, por edhe në Ontario, Kanada, të depërtojë qiellin e natës, duke u rrezuar pranë qytetit të vogël të Pensilvanisë, Kecksburg. Në fillim u mendua të ishte një top i zjarrtë veçanërisht i madh (një meteor i cili shkëlqente në mënyrë të pazakontë), por më vonë banorët u shqetësuan, kur ushtria u drejtua në zonën e rënies dhe u panë të ruanin një objekt me formën e një zileje, përsëri duke nxitur spekulimet se qeveria ishte po ribënte përsëri truket e saj të vjetra. Disa të tjerë, më vonë kanë spekuluar se objekti që u rrëzua ishte një satelit sovjetik, megjithëse kjo mbetet akoma e kontestuar nga ufologistët deri në ditët e sotme. Megjithatë, duhet të theksohet se kapja e një sateliti sovjetik në kulmin e Luftës së Ftohtë do të shpjegojë arsyen për praninë e madhe të ushtrisë dhe fshehtësinë e operacionit; natyrisht, kështu që do kishte qenë edhe për një UFO të rrëzuar, prandaj edhe debati vazhdon.

6. INCIDENTI MANTELL INCIDENT, viti 1948

Në atë që mund të jetë fataliteti i parë i lidhur me një objekt fluturues të paidentifikuar ndodhi më 7 janar të vitit 1948, kur piloti ajror i Gardës Kombëtare, kapiteni Thomas F. Mantell, u rrëzua me avionin e tij luftarak P-51 ndërsa ndiqte një objekt të pazakontë në qiellin mbi Kentucky. Duke fluturuar në mungesë të oksigjenit në lartësi të madhe në ndjekje të një diçkaje “argjendi në formë disku”, piloti humbi kontrollin, me pasoja tragjike, ndërsa po përpiqej t’i afrohej. Hetimi i mëvonshëm tregoi se ajo që kapiteni Mantell mund të ketë ndjekur në të vërtetë ishte një balonë e madhe e motit Skyhook, e cila mund të marrë pamje të një disku – kur shihet nga poshtë dhe ka një sipërfaqe të argjendtë shumë reflektive. Në qoftë se ka qenë ky rasti, atëherë Mantell ka qenë një viktimë e zellit të tij dhe mosrespektimi i procedurave të Forcave Ajrore në rast fluturimi mbi lartësinë e sigurisë. Incidenti ka arritur të ndryshojë perceptimet publike të UFO-ve, megjithatë, duke bërë që disa persona të shohin vizitorët e huaj si potencialisht të rrezikshëm dhe jo si figura të këndshme që supozohej se ishin deri para atij incidenti.

5. Rrëmbimi i Barney dhe Betty Hill, viti 1961

Në incidentin e parë të rrëmbimit (por padyshim jo i fundit) në mbrëmjen e 19 shtatorit të vitit 1961, Betty dhe Barney Hill panë çfarë ata besonin ishte një UFO, ndërsa ata po ecnin me makinën e tyre në një rrugë të vetmuar pranë Groveton, New Hampshire. Edhe pse ata nuk mund të kujtohen me vetëdije se çfarë ka ndodhur (janë disa orë për të cilat ata nuk janë në gjendje të tregojnë) për disa javë me rradhë ata ankoheshin se kishin ëndrra të frikshme në lidhje me rrëmbimin eventual për arsye ekzaminimi mjekësor nga “alienët gri” dhe më tej u liruan.

Ëndrrat e këqija u bënë akute dhe çifti përfundimisht kërkoi ndihmë duke u hipnotizuan dhe intervistuar nga doktori nga Bostoni, Benjamin Simon, i cili arriti në përfundimin se çifti mund të jetë ndikuar ndjeshëm nga një episod televiziv në të cilin shfaqeshin alienët humanoidë, të cilin e kishin parë para “takimit” të tyre dhe po fantazonin në mënyrë të pafajshme mbi ngjarjen, edhe pse ai gjithashtu pranoi se nuk arriti të shpjegojë në mënyrë bindëse çdo aspekt të rastit të tyre. Nëse ata ishin viktima të një imagjinatë aktive (çifti ishte i njohur për sjellje të çuditshme) ose ata ishin të rrëmbyerit e vërtetë, ky rast mbetet një burim debati të konsiderueshëm, dhe ndoshta ka hedhur themelet për rastin akoma më spektakolar të rrëmbimit të Travis Walton dhe Pascagoula, Misisipi në vitin 1970.

4. Fluturimi numër 1628 JAL, Incidenti UFO, viti 1986

Më 16 nëntor 1986 një anije aliene e përshkruar si “tri herë më e madhe se sa një aeroplanmbajtëse” fluturoi së bashku me avionin numër 1628 të Japan Air Lines për 50 minuta rresht teksa avioni po fluturonte mbi Alaskën verilindore, dhe ku objektet kapeshin në mënyrë intermitente nga radarët si ata civilë ashtu edhe ata ushtarakë. Çfarë e bën këtë incident kaq mbresëlënëse ishte sasia e madhe e kohës në të cilin objekti është parë, numri i lartë dhe besueshmëria e dëshmitarëve (ekuipazhi dhe të gjithë pasagjerët) dhe fakti që u kap edhe nga radarët, duke e bërë këtë një nga takimet më mbresëlënës me UFO-t. Ky rast mbetet i pashpjegueshëm edhe sot e kësaj dite. Më e veçanta nga ky incident është që ky rast mbetet një nga rastet e pakta në të cilat ekuipazhi i një avioni civil ishte i gatshëm për të diskutuar lidhur me incidentin në publik, duke e bërë atë edhe më të jashtëzakonshëm.

3. TEHRAN, IRAN, Incidenti UFO, viti 1976

Deri 1976, mendohej se UFO-t gjithmonë dukeshin sikur nuk kapeshin nga radarët (edhe pse jo gjithmonë) duke nënkuptuar se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësor. Megjithatë, e gjithë kjo ndryshoi kur në orët e para të 19 shtatorit të viti 1976, avionë luftarakë iranianë (kjo ishte para Revolucionit Islamik, kur SHBA-të dhe Irani ishin aleatë të ngushtë), u dërguan për të ndjekur pas një UFO i cili po manovronte mbi qiellin e Teheranit, ndërkohë që disa stacione radari kapnin sinjale. Edhe më mbresëlënës është fakti që objekti ndërhynte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sistemet elektronike të avionëve luftarake kur këta afroheshin, duke i bërë pajisjet elektronike të papërdorshme dhe, në një rast, duke shkaktuar madje edhe sistemin e armatimit të një nga avionët, i cili dështoi krejtësisht në çastin që po përpiqej të hapte zjarr. Incidenti është konsideruar si një nga ballafaqimet më të rëndësishme me UFO-t e regjistruar ndonjëherë, jo vetëm për shkak të cilësisë dhe epërsisë së provave (objekti është dalluar edhe nga sateliti ushtarak DSP-1), por edhe për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë mbi instrumentet dhe radarët e disa avionëve të ndryshëm të përfshira në ndjekjen e anijes aliene. Skeptikët thonë se pilotët ishin thjesht në ndjekje të nxehtë e një pjese të Jupiterit, por ky shpjegim është shumë qesharak.

3. BELGJIKE, Incidenti UFO, viti 1990

Një incident shumë i ngjashëm me rastin e Teheranit ndodhi  edhe në Belgjikë në vitin 1990, kur avionët e NATO-s u gjendën përsëri, duke ndjekur një seri anijesh UFO-sh të errët dhe në formë trekëndëshi mbi fshatrat belgë. Çfarë ishte veçanërisht mbresëlënëse në lidhje me këto objekte ishte shpejtësia dhe aftësitë e tyre, anijet aliene ishin në gjendje të bënin manovra që do të kishin vrarë një pilot human. Njësoj si incidenti i Teheranit, edhe në Belgjikë, objektet fluturues jo vetëm që u panë nga dëshmitarë të shumtë në terren, por u kapën edhe nga kontrollorët dhe radarët e armatimit në bord të avionëve dhe u fotografuan, duke dhënë provat më të mirëdokumentuaratë UFO-ve.

2. Kenneth ARNOLD, Mali Rainer, Uashington, viti 1947

Në atë që konsiderohet si fillim i vërtetë i epokës moderne të UFO-ve. Pilot dhe biznesmeni Kevin Arnold, nga Seattle, zbuloi një numër të madh formash “harkore” të cilat fluturonin mbi malin Rainier në një pasdite maji në vitin 1947, të cilat lëviznin me një shpejtësi shumë herë më të lartë se avionët më të mirë të kohës. Pasi ai uli avionin, tërhoqi vëmendjen e medias, duke deklaruar se objektet dukeshin “si disqe”, nga ku lindi edhe termi “disk fluturues”, dhe duke filluar një kapitull të ri në botën e fenomeneve ajrore. Skeptikët edhe sot vazhdojnë të sfidojnë vlerësimin Arnoldit mbi shpejtësinë e objektit dhe distancën duke ngritur pretendimin se ishin thjesht pasqyrime të lehta jashtë dritares së kabinës së tij, por çfarë nuk mund të mohohet është se çfarëdo qoftë ajo që Arnold pa atë ditë, takimi i tij i rrallë në qiejt mbi Paqësorin veriperëndimor pati një efekt më të madh në kulturën tonë se sa edhe ai vetë mund të ketë imagjinuar.

1. Roswell, Maksika e Re, përplasja dhe rikuperimi, viti 1947

Asnjë incident tjetër se sa incidenti i Roswell nuk ka sjellë më shumë nw vëmendjen publike burrat e gjelbër dhe disqet fluturues. Incidenti ndodhi në korrik të vitit 1947 rreth pesëdhjetë kilometra në veri të qytetit të Meksikës së Re, Roswell, kur një bujk i thjeshtë me emrin Matt Brazell zbuloi mbeturinat metalike dhe copëzat e drurit të anijes aliene në një fushë pranë fermës së tij. Pasi kishte dëgjuar për “disqe fluturuese” në lajme, Matt pyeti veten nëse ai po gjendej përballë një rasti rrëzimi të një disku fluturues, dhe në këtë mënyrë ai kontaktoi menjëherë autoritetet ushtarake vendore.

Çuditërisht, në fillim ata ranë dakord me vlerësimin e fermerit dhe deklaruan se një “disk i rrëzuar” ishte gjetur, por autoritetet e përgënjeshtruan deklaratën disa orë më vonë, duke pretenduar më pas se mbeturinat ishin pjesë e një balone të moti, e cila ishte rrëzuar. U duk sikur historisë iu vu kapak deri në vitet shtatëdhjetë, kur oficeri i inteligjencës ajrore Jesse Marcel, i cili ishte dërguar të mblidhte sendet e gjetura (të cilat ai i ngarkoi në bagazhin e makinës së tij), pohoi se sendet e gjendura dhe materiali përbërës ishte jashtëtokësor, duke krijuar një teori konspirative me përmasa epike që refuzon të vdesë edhe në ditët e sotme.

Aq e rrënjosur u bë “përplasja” në Roswell në kulturën popullore, sa edhe kur Forcat Ajrore deklasifikuan rastin në vitin 1995 duke treguar se ishte një projekt për të tërhequr vëmendjen nga misioni i vërtetë i balonave fluturuese të mbushura me sensorë monitorues të projektuar për të kapur lëvizjet e armëve bërthamore sovjetike, sa që shumica e ufologjistëve refuzuan ta pranonin. Që atëherë, historia ka devijuar nga origjinali nga një fushë të vetme në tregime të shumë përplasjeve, plot me alienë të vdekur, si dhe fakti që pas çdo shpikjeje teknologjike gjatë pesëdhjetë viteve të fundit qëndron një rrëzim UFO-sh. Roswell, vendi i ngjarjes u kthye nga një vend i qetë në një Mekë për admiruesit e UFO-ve dhe përreth saj është krijuar një industri e cila ndoshta do të qëndrojë në jetë më shumë se Perandoria Romake vetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama