Dhjete keshilla per te folur ne publik

Dhjete keshilla per te folur ne publik
Per shume njerez fjalimet ne publik jane nje makth i vertete, edhe pse e folura ne publik eshte nje aftesi qe na duhet te gjitheve. Qofte para klases, apo para shefave, apo para klienteve ose para nje turme me te madhe, te gjitheve na duhet qe te flasim ne publik. Revista “Forbes” ofron dhjete gjera qe duhen pasur parasysh gjate fjalimeve dhe per te mbajtur nje fjalim te mire. Fjalimet e famshme nuk kane pse te jene te gjate per te qene te medhenj Fjalimet e famshme nuk kane pse te jene te gjate per te qene te rendesishem. Keto fjalime te medha. Keto fjalime te famshme nuk kane zgjatur me ore te tera, por ama kane lene gjurme te paharrueshme ne histori, kane sherbyer per te shembur sisteme, per te thyer dogma e per te zhvilluar marredhenie njerezore.

Nje prej fjalimeve me te famshme ne histori, ai i Wnston Churchill, ka qene nje fjalim i shkurter dhe nje nder fjalimet me frymezuese ne histori. Ne fjalimin e tij te pare si kryeminister i Britanise, Wnston Churchill e lidhi rezultatin e luftes ndaj nazisteve me mbijetesen e Britanise. Ne nje prej betejave historike ai mbajti nje fjalim, po aq historik. "Ju me pyesni se cilat jane politikat tona? Une mund t'ju them: eshte per te bere lufte nga deti, toka dhe ajri, me gjithe forcen dhe fuqine qe Zoti mund te ne jape; te bejme lufte kunder nje tiranie monstruoze, e cila s'e ka kapercyer kurre erresiren, nje katalog i vajtueshem i krimit njerezor. Kjo eshte politika jone", tha Winston ne fjalimin e tij. Po aq mbreselenes eshte dhe fjalimi i famshem i inaugurimit te John Kennedy.

Ne nje fjalim te shkurter, te cilin ai kaloi dy muaj per t'i dhene forme, Kennedy 43-vjeçar, presidenti me i ri i zgjedhur dhe i pari katolik, theksoi rendesine e sherbimit kombetar. Nder vite, ky eshte konsideruar nje si prej fjalimeve me frymezuese, te cilin jane munduar te pertojne shume foles te njohur e te shquar. Rreshtat e tij te famshem, "Te dashur patriote amerikane: mos pyesni se çfare vendi juaj mund te beje per ju, pyesni se çfare mund te beni ju per vendin tuaj", kane mbetur ne histori. Nje keshille qe jep revista “Forbes” eshte: Shkruani titullin dhe koken e fjalimit siç do donit qe te shfaqje ne nje gazete nese do fjalimi juaj do ishte lajm i faqes se pare. Nese nuk mund ta beni kete atehere duhet te dini se mesazhi juaj eshte shume i komplikuar, i merzitshem ose shume i zakonshem per t’i bere pershtypje dikujt.

E folura ne publik do te thote qe te lesh menjane mungesen e vetebesimit dhe te japesh mesazhin qe eshte me i rendesishem se ndjenjat tuaja dhe sensitiviteti juaj. Ka te beje me faktin se prezantimi juaj duhet te çoje nje mesazh ne destinacion e ky eshte nje mision qe duhet çuar deri ne fund. Jim Gill ka perfaqesuar sindikatat dhe katedralen e Shen Patrikut ne Nju Jork ne çeshtje ligjore. Gill thote se mbeshtetet shume tek perdorimi i humorit, por nese nuk eshte humori i duhur mund te kthehet ne bumerang. Gjeja me e gabuar qe mund te behet eshte te perpiqesh te impresionosh nje audience pasi ke provuar te besh humor jo te mire. Reverendi Harrington thote se kur po lutet nuk po flet me 800 persona, por perpiqet t’i flase secilit individualisht. Kontakti me sy eshte shume i rendesishem. Levizja eshte e rendesishme, ne menyre qe te kapet nje vale sa me e gjate njerezish. Vetem se duhet pasur kujdes qe nese tema e diskutimit eshte per tradhtine le te themi, s’duhet pare nje person ne sy sepse duket sikur po i akuzon.

eshte shume e rendesishme qe ta merrni me avash, veçanerisht ne fillimin e fjalimit. Do arrini te terhiqni vemendjen e publikut nese beni pauza here pas here. Nese s’beni pauza edhe mund te fyeni audiencen. Ata do mendojne se e keni me nxitim dhe se ju keni ne plan vetem te mbaroni fjalimin tuaj e te ikni nje ore e me pare.

Floyd Abrams, firma ligjore “Cahill Gordon”

Floyd Abrams ka perfaqesuar se fundmi gazeten “New York Times” ne mbrojtjen ndaj Judith Miller. Shume fjalime jane ose shume te dendur ose shume te merzitshem, sidomos ne fushen e kompanive. Perdorni shembuj qe perfshijne dialoge ky personat qe flasin jane duke perdorur gjuhen e tyre te folur. Mos perdorni asnjehere zhargone.

Ari Fleischer, ish-sekretar shtypi i Shtepise se Bardhe

Shkruani titullin dhe koken e fjalimit siç do donit qe te shfaqje ne nje gazete nese do fjalimi juaj do ishte lajm i faqes se pare. Nese nuk mund ta beni kete atehere duhet te dini se mesazhi juaj eshte shume i komplikuar, i merzitshem ose shume i zakonshem per t’i bere pershtypje dikujt.

George Foreman, kampion i peshave te renda ne boks dhe sipermarres

E folura ne publik do te thote qe te lesh menjane mungesen e vetebesimit dhe te japesh mesazhin qe eshte me i rendesishem se ndjenjat tuaja dhe sensitiviteti juaj. Ka te beje me faktin se prezantimi juaj duhet te çoje nje mesazh ne destinacion e ky eshte nje mision qe duhet çuar deri ne fund.

Jim Gill, firma ligjore “Bryan Cave”

Jim Gill ka perfaqesuar sindikatat dhe katedralen e Shen Patrikut ne Nju Jork ne çeshtje ligjore. Gill thote se mbeshtetet shume tek perdorimi i humorit, por nese nuk eshte humori i duhur mund te kthehet ne bumerang. Gjeja me e gabuar qe mund te behet eshte te perpiqesh te impresionosh nje audience pasi ke provuar te besh humor jo te mire.

Erin Gruwell, themeluese e Fondacionit “Freedom Writers”

Si gjithe folesit publike, Gruwell ka marre shembull nga Bill Clinton, Desmond Tutu dhe Lance Armstrong. Dy audiencat me te veshtira jane femijet dhe punetoret. Grueell thote se keto audienca s’jane te detyruara t’ju degjojne ndaj metoda e duhur per t’i bere te te degjojne eshte t’i perfshish e t’i besh pjese te fjalimit.

Reverend Kieran Harrington, prift i Dioqezes se Bruklinit

Reverendi Harrington thote se kur po lutet nuk po flet me 800 persona, por perpiqet t’i flase secilit individualisht. Kontakti me sy eshte shume i rendesishem. Levizja eshte e rendesishme, ne menyre qe te kapet nje vale sa me e gjate njerezish. Vetem se duhet pasur kujdes qe nese tema e diskutimit eshte per tradhtine le te themi, s’duhet pare nje person ne sy sepse duket sikur po i akuzon.

Allen Hershkowitz,shkencetar

Hershkowitz flet shpesh para audiencave te medha dhe sherben si ekspert deshmitaresh ne seanca gjyqesore. “Merruni me faktet ne menyre sa me te thjeshte, minimizojini te dhenat. Ne kemi tre rregulla. Mos tregoni me shume se tre gjera, mos flisni per shume koncepte e mos perfshini nje mori argumentesh nese doni t’ju ndjekin”.

Bob Kerrey, ish-guvernator i Nebraskes

eshte shume e rendesishme qe ta merrni me avash, veçanerisht ne fillimin e fjalimit. Do arrini te terhiqni vemendjen e publikut nese beni pauza here pas here. Nese s’beni pauza edhe mund te fyeni audiencen. Ata do mendojne se e keni me nxitim dhe se ju keni ne plan vetem te mbaroni fjalimin tuaj e te ikni nje ore e me pare.

Sally Koslow, autore e librit “Little Pink Slips”

“Mua me eshte dashur te mbaj shume fjalime, thuajse per çdo pune qe kam pasur. eshte shume e rendesishme qe une te dal para nje turme dhe te flas. Naten para fjalimit une i hedh nje sy shenimeve te mia dhe perpiqem te perfytyroj ate qe dua te them. Kjo te ndihmon ta mbash mend me mire fjalimin dhe t’i pervetesosh fjalet ne menyre te natyrshme”.

Richard LaGravenese, regjisor dhe skenarist

“Kur dhashe nje fjalim para 650 vetash mbi regjine u tmerrova kur mendova numrin e njerezve. Ne nje pjese te vogel letre shkrova fjalet qe e dija se krijonin histori dhe do me ndihmonin. Ia kalova me mire se asnjehere. Mendoj se gjeja me e rendesishme eshte te tregosh se je human dhe te lidhesh ne menyre te vertete me ata qe te degjojne”.

Leksione nga folesit e medhenj

John F. Kennedy

" … le te ecim perpara dhe te udheheqim vendin qe duam, duke kerkuar bekimin e Tij, ndihmen e Tij, por duke ditur qe ketu ne Toke, puna e Zotit duhet te jete realisht e jona".
Kennedy ishte nje foles i mire ne publik, por fjalimet e tij mbahen mend me shume per permbajtjen e tyre. Ne vitin 1960 ai debatoi me Richard Nixon, debati i pare presidencial i transmetuar ne televizion. Nese fjalimi degjohej ne radio krijohej ideja se Nixon kishte fituar. Por po te shihej ne televizor dukej sikur ishte Kennedy ai qe kishte fituar, per shkak te rendesise qe ai i jepte paraqitjes dhe qendrimit.

Winston Churchill

"Le te shtrengojme fort detyrimet tona, dhe te vazhdojme te qendrojme te tille, ne menyre qe nese Perandoria Britanike zgjat per nje mije vjet te tjeret te thone ne çdo moment, "Kjo ishte periudha me e mire e tyre".

Si kryeminister i Anglise gjate Luftes se Dyte Boterore, Churchill i mbante fjalimet e tij me elektrizuese nepermjet radios. Taktika e tij e preferuar, te cilen e perdorte vazhdimisht ishte apeli qe bente duke perdorur historine. Ai kalonte jave te tera duke u dhene atyre forme nepermjet saktesise retorike, e cila virtualisht eshte zhdukur ne ditet e sotme.

Martin Luther King, Jr.

" … ne nuk jemi te kenaqur, dhe nuk do te jemi te kenaqur derisa drejtesia te filloje te levize ujerat dhe drejtesine ne rrjedhen e tyre te duhur".
Nese fliste ne nje kateder apo ne nje podium, Martin Luther King gjithnje predikonte dhe hipnotizonte, duke injektuar fjalet me te zakonshme me nje origjine spirituale. Gjithashtu ai perdorte aluzione lehtesisht te njohura duke bashkangjitur idete e tija te reja e radikale me ato te vjetrat e te stabilizuarat duke u dhene keshtu atyre prestigj e autoritet te pamohueshem.

Adolf Hitler

Tmerri qe shoqeron emrin dhe ideologjite e Hitlerit nuk e pengon ate te jete nje mjeshter i lindur ne oratori. Asgje nuk ka kontribuar me shume ne lavdine e tij sesa aftesite e tij oratorike. Fjalet qe nxirrte nga goja gjate fjalimeve ngjanin me shume sa kallepe dinamiti, ato bindin miliona vete te ecnin pas tij dhe kauzes se tij. Si rezultat, ai konsiderohet si shume studiues si nje prej folesve me te medhenj ne publik te shekullit te 20-te. eshte pikerisht perzierja e pasionit me autoritetin ajo qe e bente Hitlerin te ndizte turmen.

Ronald Reagan

"Ne nuk do t'i harrojme kurre ate e as heren e fundit, te cilen i pame ata, kete mengjes, ndersa ata pergatiteshin per udhetim, ndersa pershendeten me dore dhe "rreshqiten pertej kufirit te zymte te tokes" per "te prekur fytyren e Zotit"
Reagan fitoi epitetin "Komunikues i Madh" per shkak te efikasitetit çarmatoses te tonit te zerit. Ai i terhiqte degjuesit dhe u fitonte zemrat me stilin e tij personal dhe te ngrohte qe ngjante bisedor e atesor, informal por autoritar dhe gjithmone vigjilent ndaj qellimeve te tij.

Franklin D. Roosevelt

"… Amerika u sulmua papritur dhe me qellim nga forcat e Perandorise se Japonise... Shtetet e Bashkuara ishin ne paqe... forcat japoneze sulmuan Hong Kongun, forcat japoneze sulmuan Guamin, forcat japoneze sulmuan ishujt Filipine..."

12 vitet e Roosevelt-it ne detyre si President i SHBA perkuan me disa prej koheve me te trazuara te vendit, duke i dhene atij me se shume se nje rast per te mbajtur nje fjalim te madh. Ne rastin e "Pearl Harbour" ai e portretizon Japonine si nje agresor i paprecedent duke vene ne pune formen pasive dhe aktive te foljeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama