Dhjete keshilla romantike per meshkuj

Dhjete keshilla romantike per meshkuj
Modelja e mirenjohur australiane, Miranda Kerr, u ka dhene meshkujve dhjete propozime si ta krijojne dhe ruajne harmonine romantike me partneret e tyre. Miranda e bukur, ne nje deklarate per “AskMen.com” ka thene se zakonisht kane rendesi imtesite dhe se meshkujt, pa marre parasysh, duhet qe tere kohen te jene ata qe jane dhe t’ia kushtojne vemendjen nevojave te partnereve te tyre. Ajo ka theksuar se kujdesi per shendetin, demonstrimi i perkushtimit dhe deshira per plotesimin e nevojave te partneres, po ashtu kane rendesi ne syte e çdo femre.

"Sipas pervojes sime, me se shumti romantike jane gjestet e vogla, spontane. Kjo mund te jete nje filxhan kafe, apo masazhi i shputave te kembeve derisa shikojme filmin, pas nje dite te rende te punes", ka thene manekinia e pashme. Ajo ka thene edhe se meshkujt, me siguri, do te kishin lidhje me romantike, nese çdo dite do te mundoheshin qe te benin gjera te tilla te vogla, per te dashurat e tyre.

Ja edhe dhjete keshillat romantike te Miranda Kerrit:

1. Trajtojeni te dashuren tuaj si princeshe.
2. Ledhatojeni ate.
3. Jini te shendoshe.
4. Paguajeni (angazhojeni) nje dado
5. Thuajini te dashures se eshte teper e bukur.
6. Mos u frikesoni qe t’ia shprehni dashurine.
7. Kuptoni se çfare deshirash ka ajo.
8. Lidhuni me te.
9. Degjojeni çka flet
10. Kur t’i blini ndonje rrobe, kini kujdes qe numri te jete ai i te dashures tuaj, as me i madh, e as me i vogel.
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama