Librat e ndaluar
Në listën e mëposhtme janë vetëm një pjesë librash të ndaluar në kohë e vende të ndryshme, por më së fundmi të gjithë ato kanë arritur ta shohin dritën e botimit. E kanë rezultuar kryevepra, bastione idesh që sot e kësaj ditë shërbejnë si pika referimi. Bën përjashtim në këtë listë libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet më në qarkullim në Gjermani e Austri për shkak të ligjeve anti-naziste në fuqi. Kjo listë synon të sjellë librat e ndaluar që mbartin vlera të vërteta e pikërisht për këtë arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar për arsye të përmbajtjes që mund të thyejë rregullat e botimit apo të ketë përmbajtje të dëmshme e jo dobishme për shoqërinë.
Index Librorum Prohibitorum
Në Evropën mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi një program që quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave të ndaluar" zgjati deri në vitin 1966 dhe kishte për detyrë të trajtonte botimet disidente. Ndër vite të tëra shumë libra janë djegur ose janë ndaluar siç ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi që bazohej në shkrimet e shenjta, "Mbretëria e zotit është në ty".
Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit(Im Westen nichts Neues)
Autori: Erich Maria Remark
U botua në janar, 1929
U ndalua fillimisht të botohej gjatë sundimit të nazistëve në Gjermani për arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrinë. Në vitin 1938 Remarkut iu hoq nënshtetësia gjermane.
Ferma e kafshëve
(Animal Farm)
Autori: Xhorxh Oruell
U botua në gusht, 1945
Botimi i këtij libri në Britaninë e madhe u shty për shkak të temës anti-staliniste. Në Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndërsa në Malajzi nuk u lejua për arsye fetare.
Doktor Zhivago
Autori: Boris Pasternak
U botua në vitin 1957
"Doktor Zhivago" u botua në Itali, pasi në Bashkimin Sovjetik ka qenë i ndaluar deri në vitin 1988 për shkak të kritikës që ai përmbante ndaj partisë Bolshevike.
Për kë bien kambanat
(For whom the bell tolls)
Autori: Ernest Heminguei
U botua në vitin 1940
Ky roman u ndalua në Spanjë gjatë regjimit të Frankos për pikëpamjet pro-republikane.
Një mijë e një net
Përmbledhje
Është ndaluar më parë në shumë vende myslimane
Mbretëria e zotit është tek ti
"The kingdom of god is within you"
Autori: Leon Tolstoi
Botuar në vitin 1984
Ky libër i Tolstoi është ndaluar në Rusinë cariste për shkak të përmbajtjes anarkiste. Për këtë arsye ai është botuar për herë të parë në Gjermani në vitin 1984.
Beteja ime
(Mein Kampf)
Autori: Hitleri
Volumi i parë u botua në vitin 1925, ndërsa volumi i dytë në vitin 1926
Mbajtja dhe shitja e këtij libri është ilegale në Gjermani dhe Austri për shkak të ligjeve anti-naziste.
Të drejtat e njeriut
(Rights of man)
Autori: Thomas Paine
U botua në vitin 1791
Ky traktat i të drejtave të njeriut u ndalua në Britaninë e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. Është ndaluar gjithashtu edhe në Rusi.
Vargjet satanike
(The Satanic verses)
Autori: Salman Rushdie
U botua fillimisht në Angli në vitin 1988
Libri është ndaluar në Indi dhe në vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Libraritë nuk pranonin ta shisnin atë nga frika.
Uliksi
(Ulysses)
Autori: Xheims Xhois
U botua i plotë në vitin 1922
Libri u ndalua deri në vitin 1930 në Britaninë e Madhe dhe në SHBA për shkak të përmbajtjes së "turpshme".