Nupedia
Nupedia është paraardhësja e saj. Gjithçka nisi pas një diskutimi të detajuar me Leri Sangerin, një skeptik i filozofisë, që në atë kohë vazhdonte doktoraturën në universitetin e shtetit të Ohios. Uelsh e ftoi atë të ishte editori online i Nupedias, dhe në mars të vitit 2000, enciklopedia e lirë online nisi të jetë në dispozicion të përdoruesve. saktësisht më 15 janar të vitit 2001, u themelua një prej portaleve më të vizituar në internet, Wikipedia.org. Përveç informacionit Nupedia ofronte dhe mundësinë e reklamimit. Më pas lindi edhe ideja për rekrutimin e mijërave vullnetarëve për të shkruar artikuj për enciklopedinë, që tashmë po publikohej në gjitha gjuhët. Gjithçka bëhej në mënyrë shumë të strukturuar, por shumë nga artikujt u kritikuan për shkak dhe të pasaktësive. Në janar të vitit 2001, Sanger darkoi me programuesin entuziast, Ben Kovic, i cili mori një rol të rëndësishëm në rritjen e Nupedias. Ishte Kovic ai që rekomandoi dhe adoptoi modelin “wiki”, çka u lejonte të gjithë editorëve të përfshiheshin në publikimin e materialeve. Në fakt, duke marrë pjesë në publikimin e artikujve edhe shumë amatorë, imazhin i Nupedias dhe kredibiliteti i enciklopedisë ra. Kështu që lindi nevoja e një faqeje të re, e që u quajt Wikipedia.
Wikipedia
Në fakt, as Sanger dhe as Uelsh nuk prisin shumë nga iniciativa e sistemit “wiki” të Nupedias. Gjithsesi, në projektin “Wikipedia”, Uelsh ruajti të njëjtën strukturë menaxhimi, pasi editorët ishin familjarizuar me mënyrën e publikimit, si dhe me konceptin që gjithkush mund të publikonte artikujt e tij në këtë enciklopedi, duke krijuar në komunitet të fuqishëm. Sanger, në vitin 2005, shkruante: “Ideja e një burimi të hapur, enciklopedie bashkëpunuese, e hapur për kontributin e njerëzve, ishte komplet e Xhimit dhe themelimi i saj ishte nga kontributet e Bomisit” . Sanger dha dorëheqjen si kryeeditori i Nupedias në vitin 2002. Wikipedia nisi ndërkombëtarizimin e saj, duke filluar me krijimin e nëndomeneve në gjuhët kryesore të botës, si gjermanisht, frëngjisht, japonisht, e duke vazhduar me gjuhën holandeze, portugeze, kineze, ruse, spanjolle, arabike, hungareze, tashmë dhe shqipe. Në janar të vitit 2002, 90 për qind e artikujve të Wikipedias ishin në anglisht. Në janar të vitit 2004, më pak se 50 për qind e artikujve ishin në anglisht dhe ky ndërkombëtarizim vazhdoi të rritje. Në vitin 2007, rreth 75 për qind e artikujve të Wikipedias ishin në version jo anglisht.
“E besueshme apo jo?”
Ndërkohë që Wikipedia është e fokusuar në përmirësimin dhe zgjerimin e informacionit, portali ka qenë shpesh nën akuzë, për mos dhënie informacioni të besueshëm, për vetë faktin se bazohet mbi kontributin e editorëve vullnetarë. Robert MekHenri, autor dhe ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Britanike, e përshkruan si fatale modelin që po ndjek Wikipedia. “Ideja fatalisht e gabuar në teorinë Wikipedias është që një artikull i Wikipedias mund të mendohet si pjesë e një projekti “burimi të hapur”, si ata që prodhojnë softuerin, dhe se sjo se, si ato, ajo do të pësojë përmirësim të qëndrueshëm ndaj disa të shtetit ideal. Por softueri është i identifikuar qartë si gjatë zhvillimit në këtë proces, dhe kjo është testuar vazhdimisht kundër kritereve objektive: ajo kryen procesimin siç ajo është menduar, ose në kundërt nuk e bnë. Artikulli është publikuar në botë në çfarëdo gjendje ajo mund të jetë ai, ndryshimet për mirë apo për keq janë në varësi të kohës së publikimit, dhe ato nuk janë të bazuar në standarde, që përdoruesi të mbështetet mbi të”. Në disa artikuj ka shumë informacione të gabuara, sidomos kur ka të bëjë më individët, të dhënat e shumë prej personave që ekzistojnë në Wikipedia janë të parifreskuara. Në vitin 2005, Xhon Seigenthaler, asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm, Roberto Kenedi, në fillim të viteve 1960, një gazetar i respektuar dhe më pas një editor themelues i “USA Today”, u bë targeti i vandalizimit të Wikipedias. Një biografi false e tij, e akuzonte atë si i dyshuar në vrasjen e Kenedit.
Dhe kjo qëndroi 132 ditë online. Gjithashtu, të dhëna të gabuara ka dhe për evente apo statistika që mbeten për një kohë të gjatë të pandryshuara dhe u përkasin kohëve më parë. Këto gabime, në fakt, nuk ndodhin në enciklopeditë tradicionale, pasi më tepër ato vijnë për shkak të “publikimeve të lira”. Ka pasur shumë studime në lidhje me besueshmërinë e Wikipedias në raport më enciklopeditë tradicionale (duke krahasuar Wikipedian me Britankën e Natyrës në vitin 2006), sidomos në lidhje me artikujt shkencorë. Gjithsesi, edhe ato janë përmirësuar ndjeshëm. Gardner pranoi: “Në vitin 2001, Wikipedia nuk ishte e pasur dhe e kompletuar në burimet e informacionit, ishte shumë e varfër. Por çdo vit dhe çdo ditë ajo po bëhet gjithmonë edhe më e mirë. Po rritet shumë seriozisht”. Ashtu si një akademi i hapur, “Wikipedia Ambasador Program” e promovuar në vitin 2010, përfshin punime me profesorë që dëshirojnë të inkoroporojnë në Wikipedia editimin e leksioneve të tyre. Ideja është të rritet komuniteti i edituesve dhe të ndihmojë me shembujt e tyre dhe të ndihen më të rehatshëm me Wikipedian. Gjithsesi, në punimet akademike, Wikipedia nuk është se konsiderohet një burim i besueshëm. “Ne nuk u rekomandojmë njerëzve të përdorin Wikipedian si citim në punimet që ata bëjnë, më shumë sesa Enciklopedinë Britanike. Qëllimi i një enciklopedi është të jetë një pikë nisje për kërkimet. Ju mund të mësoni bazat dhe të shkoni thellë e më thellë në referencat e artikujve te burimet origjinale”.
Dhjetë manipulimet më të famshme në Wikipedia
Kushdo mund të bëhet autor, mund të vendosë artikuj dhe t'i korrigjojë ata, dhe ka edhe të ashtuquajtur administratorë, të cilët hedhin një sy në artikujt që publikohen dhe përpunohen. Përmbajtjet e Wikipedias mund të përdoren dhe përhapen pa pagesë, nëse përmenden autorët. Por ka raste që artikujt e Wikipedia-s manipulohen për arsye nga më të ndryshmet. Ja cilat janë dhjetë rastet më të njohura të manipulimeve në Wikipedia.
Në artikullin për gazetarin amerikan John Seigenthaler Sr. në vitin 2005 për muaj me radhë mund të lexoje se ai kishte pasur lidhje me vrasjet e presidentit John F. Kennedy dhe vëllait të tij Robert. Dikush kishte bërë një shaka dhe kishte vendosur të dhëna të rreme.
Në maj 2005 punonjës të parlamentit gjerman Bundestag, duket kishin manipuluar artikullin e Wikipedias për kandidatin kryesor të Partisë Kristiandemokrate në fushatën zgjedhore në landin Rini Verior Vestfali, Jürgen Rüttgers. Ata kishin shuar të gjithë paragrafët kritikë për politikanin.
Punonjësi i një qendre telefonie në Skoci, Alan Mcilwright, vendosi në tetor të 2005-s një artikull për veten e tij në Wikipedia, dhe pretendonte se ishte një hero lufte me shumë dekorata. Në prill të vitit 2006, artikulli me të dhëna të rreme u zbulua nga një gazetë. Ai ekziston ende sot në portalin Wikipedia.
Në nëntor 2005 u bë e ditur se në faqen gjermanisht të Wikipedias, e gjithë pjesa për filozofinë ishte mbushur me artikuj nga fjalorë të vjetër enciklopedikë të ish-RDGJ, të cilët pasqyronin filozofinë shtetërore marksiste-leniniste.
Në nëntor të 2005-s për një ditë të tërë në faqen anglisht të Wikipedias lexohej se për shkak të pedofilisë kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg kishte qenë një vit në burg.
Profesori zvicerian i informatikës Bertrand Meyer, sipas Wikipedias kishte vdekur në Natën e Shenjtë të vitit 2005. Gabimi u zbulua pas pesë ditësh. Duket se ishte fjala për një shaka studentësh.
Në maj të 2006 u bë e ditur se koncerni Siemens kishte dashur të zbukuronte një artikull në Wikipedia për ish shefin e bordit ekzekutiv, Klaus Kleinfeld. Kështu roli i tij në shitjen e sektorit të koncernit për telefonat celularë ishte paraqitur më pozitivisht.
Më shumë se dhjetë muaj në faqen anglisht të Wikipedias ekzistonte një artikull për ishullin Porchesia, para brigjeve të Sirisë (në foto shihet një pjesë e bregut në Siri). Mashtrimi u zbulua në shtator të 2006-s.
Pas emërimit të Karl-Theodor zu Guttenberg-ut ministër federal i Ekonomisë, në shkurt të 2009-s, një përdorues anonim plotësoi emrin e politikanit me një emër të rremë. Emri i gabuar Wilhelm u përdor nga shumë medie.
Edhe sipërmarrje të ndryshme janë përpjekur herë pas herë të zbukurojnë artikujt në Wikipedia për produktet e tyre. Kështu për shembull Microsoft fshiu një paragraf kritik për problemet në lojën e tij Xbox 360.
Marrë nga Deutsche Welle