Dhjete motive te mira per te ecur

Dhjete motive te mira per te ecur
Përqindja e të rriturvë të cilët e kalojnë pjësën më të madhë të kohës ulur në një karrigë është rritur nga 36.8 % dëri në 39.9 % në harkun kohor  prej pesë vitëve. Një nga arsyet  e këtij fenomeni, mund të jetë jeta frenetike dhë stresuese që zhvillojmë nga pak të gjithë, dhe që nuk na lë asnjë moment të lirë, për të kryer aktivitet fizik apo për të lëvizur. Pasiviteti është bërë tashmë një pjesë përbëresë e jetës sonë, që nga ashensorët e deri tek telekomandat, që nga makina deri tek pajisjet shtëpiakë moderne, duke arritur deri tek furçat e dhëmbëve elektrike.

Nuk është nevoja të thuhet se i gjithë ky automatizim është negativ për shëndetin tonë. Inaktiviteti fizik, është shkaku numër një i vdekjeve të parandaluëshme në Europë, i paraprirë nga pirja e duhanit. Më mirë do të ishtë një stërvitje e mirë, më intensitët të fortë, një orë në ditë, por ecja padyshim që është një fillim i mirë për humbjën e peshës, për t’u kthyer në formë dhë për të përmisuar shëndetin. Ekzistojnë të paktën 10 arsye të mira për të ecur,  lë t’i shohim cilat janë.

1- Ecja parandalon diabetin të tipit 2. Të ecësh 150 minuta në javë dhe të humbasësh 7 për qind të peshës trupore, mund të reduktojë rrëzikun e diabëtit me 58 përqind.

2- Tek meshkujt ecja forcon zemrën. Shkalla e vdekshmërisë tek burrat në pension që ecin më pak se 1,5 km në ditë është dyfish më e lartë në krahasim me ata që ecin më shumë se 3 km në ditë.

3- Tek gratë ecja forcon zemrën, gratë që ecin tre ose më shumë orë gjatë javes, zvogëlojnë rrëzikun e sëmundjeve të zemrës ose problemet koronare, me 35 për qind në krahasim me femrat që nuk e bëjnë këtë.

4- Ecja i bën mirë trurit. Femrat që ecin me hap normal për të paktën 1.5 orë në javë, kanë një funksion më të mirë njohës në krahasim më gratë që ecin më pak se 40 minuta në 3 javë, dhe kanë një rënie të vogël të njohjes me kalimin e moshës.

5- Ecja i bën mirë kockave. Gratë në postmenopauzë, që ecin rreth 1,5 km në ditë kanë një dendësi më të madhe kockorë në krahasim me gratë që përshkojnë distanca më të shkurtra.

6- Ecja ndihmon lehtësimin e simptomave të depresionit. Të ecësh për 30 minuta, 3 -5 hërë në javë për 12 javë, redukton simptomat e depresionit me 47 për qind.

7- Ecja ul rrezikun e kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Gratë që ecin me hap të shpejtë për një periudhë kohore duke variuar nga një orë e 15 minuta deri ne dy orë në javë, kanë një rrezik të ulët ndaj kancerit të gjirit 18 për qind në krahasim me gratë që nuk janë aktive.

8- Ecja permison formen trupore. Ecja vetëm tre herë ne javë për 30 minuta permison ndjeshëm shëndetin kardiovaskularë.

9- Edhë shëtitjet e vogla, përmisoinë formën. Shëtitjet e shkurtra më hap të shpejtë (tre sëri ecjë nga 10 minuta në ditë) sjellin përmisimë në formen fizike, dhe është efektive në reduktimin e yndyrës trupore.

10- Ecja përmison shëndetin fizik. Hulumtimet tregojnë se ecja përmison të gjitha funksionet fizike, gjëndjen e formës fizikë, dhe parandalon aftësitë e kufizuara në personat e moshuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama