1.”World Islands”, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të shëtisni planetin në një ditë të vetme, atëherë pa dyshim që do t’u drejtoheni “Ishujve të Botës”. Me vendndodhje në bregdetin e Dubait, këto ishuj të çuditshëm bëjnë pjesë në 300 ishujt e krijuar nga dora e njeriut dhe që kanë formën e të gjitha kontinenteve të globit.
2.”Banaue Rice Terraces”, Filipine
Nëse mendoni se të ngjisni shkallët e pallatit tuaj është e lodhshme, atëherë duhet të vizitoni shkallët natyrale, Beanue Rice Terraces në Manila. Këto shkallë gjigande janë cilësuar nga vizitorët si mrekullia e tetë e botës.
3. “Shkëmbi i Gjibraltarit, Gjibraltar
Pak pamje janë aq imponuese sa Shkëmbi i Gjibraltarit, një gur gëlqeror i cili qëndron si lapidar në Gadishullin Iberik. Shkëmbi quhet nganjëherë “Shtylla e Herkulit” dhe ky formacion gjigand gjeografik është rezultat i i përplasjes së pllakave tektnike ndërmjet Evropës dhe Afrikës përpara rreth 55 milionë vitesh.
4. “Franz Josef Glacier”, Zelanda e Re
Periudha e akullnajave është akoma gjallë falë parkut natyror “Franz Josef Glacier” në Zelandën e Re. Ajo çka e bën këtë vend të veçantë, është se konsiderohet si mjedisi akullnajor më dramatik në botë.
5. “Shpella Carlsbad”, Malet Guadalupe, Nju Meksiko
Aty ku dikur ka pasur ujë, turistët tani mund të sodisin shkëmbinjtë stalaktikë e stalagmitet. Për shkak të përmasave të saj të mëdha, njerëzit kanë arritur të shohin vetëm një të dhjetën e kësaj shpelle.
6. “Pylli i gurëve”, Kinë
Banorët lokalë e konsiderojnë si “mrekullinë e parë të botës” këtë zonë me gurë gëlqerorë që kanë marrë forma të ndryshme nga erozioni 270 vjeçar.
7. “B15”, Antarktidë
Deri para pak kohësh, B15 ishte ajsbergu më i madh i botës, me përmasat e Xhamajkës. Por pas nëntorit të vitit 2003 kur u nda në dy pjesë çmimi i vendit të parë i ka kaluar ajsbergut C19A.
8. “Kodra Magnetike”, Kanada
Kjo çudi gjeografike është zbuluar në vitin 1930, kur motoristët raportuan se tërhiqeshin drejt kodrës së qytetit edhe pse i
kishin motërët e fikur.
9. “Kodra Silbury”, Angli
Banorët në Uiltshaier në Angli krenohen se pirgu më i madh i dheut i krijuar nga njeriu që në lashtësi ndodhet pikërisht në vendin ku ata banojnë.
10. “Fairy Chimneys”, Turqi
Erozioni, jo gjithnjë ka efekte negative. Në Turqi, ai ka bërë mrekulli duke krijuar një prej pamjeve më tërheqëse për turistët.