Jo për marrëdhënien në vetvete, por për faktin se nëse ajo përfundon, prej saj mund të gjenerojë një situatë që më pas mund të jetë shumë e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Por, nëse dashuria juaj është e rëndësishme dhe ia vlen të rrezikoni kaq shumë, së pari duhet të tregoni shumë kujdes me mënyrën tuaj të sjelljes, në mënyrë që të mos prekni ndjeshmërinë e kolegëve tuaj. Por si? Thjesht duke respektuar disa rregulla të mirësjelljes.
1- Keni një marrëdhënie dashurie brenda zyrës? Gjëja më e mirë është ta bëni publike, pasi kështu nuk do të rrezikoni t’ju shohin jashtë dhe të bëjnë komente mbi ju. Por, nëse është thjesht një flirt, evitoni ta bëni atë “publike” menjëherë, por prisni sa të kaloni periudhën e parë të dashurisë.
2- Nëse keni lidhje me shefin, mos kërkoni të keni privilegje që të tjerët nuk i kanë, si të merrni informacione të rezervuara për personelin, të largoheni më shpejt nga zyra, ose të bëni më shumë ditë pushimi. Në të njëjtën mënyrë, nëse shefi jeni ju, mos bëj diferencime midis të dashurit tënd dhe kolegëve të tjerë. Pra evito marrjen apo dhënien e favoreve.
3- Kur je vetëm me të, ai ka një sjellje të dashur dhe i sjellshëm, si të hap derën, sposton karrigen, etj? Nuk duhet të presësh më shumë në ambientin e punës. Nëse është i tillë me ju, duhet të sillet kështu edhe me gratë e tjera që janë në zyrë.
4- Në ambientet e zyrës asnjëherë mos trego më shumë konfidencë ndaj partnerit tënd. Para se të hyni në një dhomë trokisni ose kërkoni leje, siç veprojnë të gjithë kolegët e tjerë.
5- Nëse zyrtarisht jeni bashkë, asnjëherë mos u kyçni në një dhomë për një kohë të gjatë, madje do të ishte më mirë të mos e bënit këtë gjë. Kështu do të respektoni vendin e punës.
6- Nëse gjithnjë i keni folur me “ju”, vazhdo t’i drejtohesh në të njëjtën mënyrë. Mos e thërrit kurrë me përkëdheli apo me shkurtime.
7- Kurrë mos bëj “klan” në zyrë, por vazhdo sillu si më parë. Mos mbaj asnjë qëndrim dhe mos i kërko partnerit ta bëjë këtë.
8- Kurrë mos u puthni apo të keni sjellje dashurie para kolegëve, klientëve apo bashkëpunëtorëve tuaj.
9- Zënkat e dashurisë kurrë nuk duhet të sillen në zyrë, si dhe efektin e një “mbrëmjeje fantastike” që kaluat bashkë.
10- Daljet nën pretekstin profesional nuk janë të këshillueshme. Nëse vërtet duhet të dilni apo të keni një takim ose drekë pune jashtë zyrës, duhet të tregoni shumë kujdes, si dhe duke ruajtur aspektin profesional.
Problemet seksuale
Shumë çifte, në një moment apo në një tjetër, kanë probleme me seksin. Problemet seksuale në një lidhje, shpesh janë probleme të vetë lidhjes. Shkaqe të rëndomta janë mungesa e informacionit. Komunikimi i dobët, pritshmëritë e roleve të mashkullit dhe të femrës, mungesa e besimit ose devotshmërisë ose konfliktet e pazgjidhura.
Një partner abuzues mund ta përdorë seksin si armë për të lënduar tjetrin dhe dominuar; në një rast të tillë, problemi e ka emrin “abuzim”. Për më tepër, historitë e abuzimit seksual, për njërin nga partnerët apo për të dy, mund të prekë edhe lidhjet aktuale. Ajo që mendohet apo ndjehet për veten dhe seksin, prek ndjeshëm edhe mënyrën se si përgjigjen trupat tanë.
Ndjenja e fajit, e turpit, e frikës, konfliktit dhe injorancës, të gjitha këto mund ta bllokojnë ose pengojnë ndjeshmërinë seksuale. Nuk duhet pritur të kaloni në agoni totale para se të fillojmë të kërkoni ndihmë. Problemet seksuale janë të zakonshme.
Hormonet dhe aktiviteti seksual
Disa hormone luajnë rol në ndjenjat seksuale, në aktivitetin seksual dhe intensitetin orgazmës. Më ndikuesi nga të gjithë është testosteroni, ndonjëherë i quajtur hormoni i dëshirës dhe herë të tjera hormoni mashkullor. Testosteroni, njëlloj si estrogjeni, është i pranishëm edhe te burrat, edhe te gratë, edhe pse në raporte të ndryshme. Te femrat ky hormon prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore, 2 gjëndra të vogla afër veshkave, dhe vezoret.
Roli i testosteronit në seksualitet shpaloset në shumë mënyra. Kur hiqet një gjëndër mbiveshkore, gratë tregojnë për një rënie dramatike të interesit seksual, të ndjesive dhe shpeshtësisë së orgazmës. Edhe heqja e vezoreve bëhet shkas për një humbje të ngjashme me të parën.
Nivelet e testosteronit janë më të ulëta te gratë që kanë kaluar në menopauzë dhe pas heqjes së vezoreve në krahasim me gratë e reja dhe të shëndetshme, që i kanë vezoret, gjë që sugjeron se me rënien dhe ndalimin e funksionimit të vezoreve prodhohet më pak testosteron.
Përkushtimi në një lidhje
Studiuesit kanë analizuar ndikimin dhe efektet e marrëdhënieve seksuale tek pagjumësia. Në bazë të hulumtimeve afatgjata shkencore është vërtetuar se dashuria i pakëson pasojat negative të pagjumësisë.
Në hulumtimet e bëra studiuesit janë nisur nga faktet se çiftet e reja dhe në përgjithësi çiftet erotike arrijnë që me ditë dhe net të tëra të rrinë zgjuar, duke përfunduar se dashuria e largon nevojën për të fjetur. “Kur njeriu është i dashuruar”, theksojnë ata në studimet e tyre, “në trupin e tij aktivizohen hormonet, të cilat, pa kurrfarë pasojash të dëmshme, e shkatërrojnë lodhjen.
Ato hormone ndikojnë në furnizimin më të mirë të trurit me gjak, kurse ndikojnë në mënyrë stimuluese edhe në gjendjen shpirtërore të të dashuruarve. Është, kuptohet, gjë e natyrshme që dy të dashuruarit sa më shumë kohë t’i kushtojnë njëri-tjetrit, aq më tepër përkushtohen në lidhje”.