Dhjete semundjet e shkaktuara nga obeziteti

Dhjete semundjet e shkaktuara nga obeziteti
Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Ky është një mekanizëm fiziologjik mbrojtës i organizmit për t’i përdorur rezervat në rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Duke mos u marrë me aktivitete, duke qenë pasiv, po ashtu duke u ushqyer më tepër nga sa duhet, një pjesë e kalorive të marra nuk digjen por shtresohen në formë dhjami. Depozitimi i kalorive kur shtohet progresivisht arrin deri në obezitet.

Obeziteti shkaktar sëmundjesh

E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion të sëmurë me diabet, 20 milion të prekur nga kanceri dhe 20 milion me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milionë njerëzve. Obeziteti dhe shfaqja e sëmundjeve të tjera të zemrës, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartë kolestrolit, u bënë shkak për vdekjen e shumë të sëmurëve.

Studimet e bëra nga ekspertët treguar ndikimin e plotë që kishte obeziteti në shfaqjen e kancerit te gratë. Mbipesha shfaqej si faktor nxitës i 10 tipave të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Të gjitha këto sëmundje kishin probabilitet më të lartë shfaqjeje sidomos pas periudhës së menopauzës. Sipas studimeve më të fundit të realizuara nga shkencëtarë e ekspertë të njohur në ShBA dhe në Evropë, ka rezultuar se obeziteti është shkaktar i kancerit të gjirit dhe mitrës rreth 189 për qind. Po ashtu ai është shkaktar i kancerit në ezofag (gurmaz), në masën 138 për qind. Te gratë në periudhën e menopauzës, mbipesha shkakton kancer në zorrën e trashë në masën 61 për qind.

Por mbipesha bëhet shkak edhe për kancerin në veshka 53 për qind, leuceminë në masën 50 për qind, probleme me zemrën në masën 140 për qind, dëmtimin e palcës së kockave në masën 31 për qind, kancerin në pankreas 24 për qind, limfomën në masën 17 për qind dhe komplikacione në vezore ndikon në masën 14 për qind. Për këto dhe shumë shqetësime të tjera, duhet treguar kujdes i veçantë për të shmangur obezitetin. Mbipesha kthehet në një problem serioz për shëndetin. Dhe jo vetëm që sjell shqetësime por bëhet shkak edhe për shfaqjen e disa sëmundjeve të tjera, si edhe formave të ndryshme të kancerit. Këto studime kanë treguar veçanërisht kujdesin që duhet të tregojnë gratë gjatë periudhës së menopauzës.

Parandalimi

Dëmet e paralajmëruara të obezitetit nuk janë kurrsesi absolutisht fatale. Në një masë të madhe ato janë të evitueshme. Mbi 80 për qind e sëmundjeve të zemrës, 90 për qind e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të së sëmurëve me kancer, pra edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, është vërtetuar se mund të parandalohen. Duhen për këto vetëm tre masa të thjeshta, që nuk i kushtojnë aspak njerëzve dhe të realizueshme kudo: një dietë e pasur ushqimore dhe e zgjedhur me kujdes, një aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.

Këshillat e ekspertëve për të shmangur obezitetin:

- Përdorni sa më shumë në ushqimin e përditshëm zarzavatet dhe
frutat e freskëta
- Përdorni ushqimet me përmbajtje të lartë fibre
- Praktikoni veprimtarinë e përditshme fizike
- Minimizoni konsumin e yndyrnave shtazore krahasuar me ato me
origjinë bimore
- Kufizoni përdorimin e produkteve ushqimore me përmbajte të
lartë të yndyrnave, kripërave dhe sheqernave të lira
- Evitoni shtimin në peshë;
- Mos pini duhan

Prodhimet industriale dhe obeziteti

Ushqimi i njerëzve ndikohet nga të ardhurat mesatare, prodhimi ushqimor, furnizimi, shpërndarja, tregtimi, reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve madhore ekonomiko - shoqërore në botë mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme,. Veç kënaqësive, ato krijuan rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të super-koncentruara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me sasi shumë të lartë të kalorive, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj kur përdoren mbi normat e duhura.

Nevojat e organizmit për aktivitet fizik

Një stil i ri jetese po përhapet gati në të gjithë botën i karakterizuar me aktivitete fizike dhe veprimtari muskulore të pakësuar. Ai është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, automobilizmit që zëvendësoi ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë, ashensorët në vend të ngjitjeve të shkalleve në këmbë, qëndrimit të stërzgjatur përpara televizionit, kompjuterëve, pra pasivitet, në vend të lëvizjeve aktive, sporteve dhe punës së mëparshme të lodhshme muskulore fizike. Sasia e lartë e kalorive që merret me anë të ushqimit duhet të digjet dhe energjia të shfrytëzohet gjatë punës që kryen njeriu apo aktiviteteve të ndryshme fizike. Në mungesë të aktivitetit fizik organizmi e depoziton këtë tepricë kalorish dhe bëhet shkaktar për obezitetin.

Rritet numri i fëmijëve obezë në botë

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit mbipesha, pra obeziteti është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obezë është rritur tre herë. Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton pa ndalur planetin. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen me ritme te frikshme bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon. Për të parandaluar këtë sëmundje do të duhej në radhë të parë kujdesi i veçantë ndaj ushqimit.

Mbipesha prek jo vetëm vendet e pasura

Një studim i ri tregon se mbipesha trupore sot përbën një epidemi mbarë botërore. Mbipesha trupore tani quhet një sëmundje që prek jo vetëm vendet e pasura, ashtu siç mund të thuhet se prej saj preken jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Prirja drejt shtimit të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara është diçka që zyrtarët e shëndetësisë tani e shohin të shfaqet edhe në Amerikën Latine, Karaibe, si dhe në Evropë e Afrikë. Arsyet janë si të thjeshta, edhe të ndërlikuara. Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit shkakton e ndërlikon shumë sëmundje serioze, por bëhet shkak edhe për vdekje. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 400 mijë vetë vdesin çdo vit për shkak të mbipeshës. Mbipesha trupore mund të kontrollohet duke shtuar ushtrimet fizike dhe duke pakësuar marrjen e kalorive.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama