Dhjete urdheresat anticelular

Dhjetë urdhëresat anticelular
Janë shumë sjellje josociale që stimulohen nga telefonat dhe të shumtë janë ata që bezdisen. Për shkak të përdorimit të rrëmujshëm dhe moskokëçarës të celularëve tashmë nuk janë dhe aq pak ndalimet e përdorimit në vende të ndryshme. Në Zvicër, për shembull, ka trena me vagona të posaçëm ku ndalohen celularët e ndezur, në Hollandë në lokale është përgjithësisht e ndaluar të hysh me zile me zë. Një blogger i njohur amerikan, i dhënë pas telefonisë celulare, ka skicuar një manual me sjelljetmë të këqija të njerëzve të padisiplinuar në përdorimin e celularit. Ja dhjetë rregullat që thyejnë etiketën e përdoruesit të sjellshëm.

1) Të flasësh me zë të lartë, shqetësohet fqinji.

2) Të flasësh për gjëra shumë vetjake (si për shembull për mbrëmjen e shkuar që keni kaluar vërdallë në pub, duke përshkruar detajet e takimit dhe të ngrënies, për të mos folur për telefonata që kanë si argument marrëdhëniet sentimentale ose përshkrimin e sëmundjeve). Kjo do të mërziste atë që keni pranë që nuk është domosdoshmërisht i interesuar për programin tuaj dhe që do të donte të mendonte në heshtje për punët e veta.

3) Të ndërpresësh bisedat për t’u përgjigjur në telefon. Acaroni atë që keni pranë që vihet shpesh në plan të dytë kur vjen një telefonatë të cilës “duhet t’i përgjigjesh patjetër”.

4) Të kontrollosh celularin në kinema. Nëse është e vërtetë që gjithnjë e më pak dëgjohen zilet e aktivizuara, është edhe e vërtetë që shumë nuk arrijnë veç të kontrollojnë telefonin e tyre dhe të përgjigjen përmes sms thirrjeve që marrin. Me përjashtim të mjekëve, të tjerët do të bënin mirë të shijonin filmin dhe të mos shqetësonin të tjerët me dritat e ekranit.

5) Të shkruash sms duke ngarë makinën. Sjellje e ndaluar nga kodi rrugor, por që është akoma shumë e përhapur, me rrezik të madh për qarkullimin.

6) Të shkruash sms duke ecur. Duket e tepruar por mjekët amerikanë të ndihmës së shpejtë kanë lëshuar së fundi një komunikatë në të cilën paralajmërojnë përdoruesit ndaj “ëalking messaging”, si shkak i shumë aksidenteve dhe i përplasjeve të ndryshme që kanë ndodhur ndërsa kapërcehet rruga duke i mbajtur sytë veçse tek ekrani.

7) Sms të shkurtra dhe të pallogaritshme. “Si je?”, “Çfarë bën?”. Duket se pyetjet e këtij lloji, të përgjithshme dhe të mjegullta që bëhen përmes sms e bezdisin marrësin e tyre më shumë se kur këto formula bëhen me zë. Kujtojmë se në mungesë të një plani tarifor të posaçëm, kostoja e sms-ve është absolutisht më e lartë në raport me shërbimet e tjera të telefonisë celulare. Kostoja e copëzës e dërguar me sms është shumë e madhe (1000 herë më shumë) se po të dërgohej përmes postës elektronike.

8) Zilet shumë të larta. Edhe jashtë kinemasë, trenave dhe restoranteve, zilet me ton të lartë, shqetësojnë. Sa më “idiote” dhe e njohur të jetë zilja, aq më shumë bezdi krijon.

9) Spektakle dhe ngjarje. Nuk ka më keq se telefoni i fqinjit që bie në teatër apo gjatë koncertit.

10) Vënde të papërshtatshme. Janë shumë vende në të cilat nuk është e përshtatshme për të folur në telefon ose për të mbajtur zilen ndezur: që nga bibliotekat deri tek dyqanet ushqimore. Disa qendra tregtare kanë nisur që të shpallin një njoftim të veçantë dhe domethënës: “Ai që është duke folur në momentin që po i shërbehet, shkon në fund të radhës”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama