Dhjete vendet me te bukura per Muajin e Mjaltit

Dhjete vendet me te bukura per Muajin e Mjaltit
Kurorezimi i dashurisë për një çift është martesa, dhe tashmë është kthyer në zakon se pas martesës vijon muaji i mjaltit. Në fakt të gjithë të sapomartuarit meritojnë edhe shijimin e muajit te mjaltit. Por cila është origjina e vërtetë e këtij muaji? “Muaji i Mjaltit”  mendohet që del nga ideja se muaji i parë i martesës është më i ëmbli. Fjala në gjuhën angleze ”honeymoon” që në shqip do të thotë ” hëna e mjaltë” shpjegon kuptimin e kësaj origjine. Dashuria dhe afeksioni i çiftit të sapomartuar është krahasuar me shprehjen hënës, e cila sapo të bëhet e plotë, menjëherë fillon të zbehet.

Në botën e sotme, muaji i mjaltit është koha kur të sapomartuarit, festojnë martesën e tyre  si rezultat i një jetë të përbashkët. Tradita për të marr një udhëtim të përbashkët besohet se ka origjinën në Evropë dhe është bërë që të sapomartuarit të vizitojnë miqtë dhe familjarët e tyre të cilët nuk kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e martesës. Qoftë një muaj apo disa ditë kjo është gjëja më pak e rëndësishme, ajo që ka më shumë rëndësi është që ky “muaj i mjaltë” të bëhet. Megjithatë zgjedhja e vendit në të cilin do të kalohen ato ditë është gjithmonë shumë e vështirë.

Këtë zgjedhje po jua lehtësojmë disi me dhjetë prej vendeve më të pëlqyera në botë për mujain e mjaltit. E para në list është Amanjena, e cila do të thotë “parajsë e qetë”, është prona e parë në Afrikë e “Amanresort”. Shatërvanet e hapura e rrethojnë hyrjen e saj, e cila strehohet nga pemë palme dhe ulliri. Arkitektura, veçanërisht muret ngjyrë rozë dhe ndërtesat në ajër të pastër, janë modeluar nga ndërtesat mavritane që njëherë mbushnin Marrakech-in. Pishinat pasqyruese dhe pavijonet e të ftuarve rrezatojnë nga nën-toka, atje ku ndodhen pishinat me ngrohje. Çmimet vetëm një natë për një belveder privat fillojnë nga 800 dollarë, plus një taksë 20 për qind dhe pagesat e shërbimit. Pavijonet me pishina private kushtojnë 1,350 dollarë në natë, plus taksën 20 për qind dhe pagesa të tjera për shërbimet. Një tjetër vend i mrekullueshëm është  Château de la Chèvre.

Pranë një kodre në detin Mesdhe, e baraslarguar nga Nais dhe Monako, Château de la Chèvre d'Or ndodhen në Eze, një fshat i vogël i theluar rreth vitit 500 para Krishtit, i cili edhe sot duket sikur ndodhet në mesjetë. Sytë të kënaqen me kodrat shkëmbore, detin e thellë blu dhe një faunë e bukur me gjelbërim, pishina pa fund e hotelit dhe kopshtet dredha-dredha. Dhomat me mobilje ekstravagante dhe tre restorantet e ndara të bëjnë mos ndahesh më kurrë. Sikur një çift i martuar të qëndronte aty përjetë! Çmimet e një nate variojnë nga 450 dollarë për natë. Hoteli “Four Seasons” në Nju Jork, është vendi tjetër më i pëlqyer brenda dhjetëshes.

Nju Jorku mund të jetë një nga vendet më romantike në botë, por nuk ka gjë më të bukur kur ndjen se ti je zot i saj. Ky është iluzioni që krijohet nga dy suitat presidenciale e reja në hotelin “Four Seasons”, (edhe pse një dhomë e zakonshme është shumë mirë). Sapo hyn të pret një gotë vere dhe një pjatë me fruta të freskëta në barin privat. Hoteli “Katër stinët” e di mirë sa stresuese janë hapja dhe mbledhja e rrobave nga valixhet, për këtë arsye, ky hotel e kryen këtë shërbim pa pagesë. Xhakuzi dhe oxhaku janë të përkryer për t’u shtendosur, dhe ju mund të porosisni që më parë një koleksion romantik me disqe dhe DVD, të cilët do t’i gjeni gati kur të mbërrini.

Ju ndoshta mendoni se as një milion dollarë nuk e justifikojnë pamjen e Parkut Qendror, por hoteli “Four Seasons” kërkon vetëm 15 mijë dollarë për natë. Dhomat standarde fillojnë me 495 dollarë për natë. Një tjetër vend i mahnitshëm është dhe Ishulli Great Mercuri. Nëse në dasmën tuaj kishte fishekzjarre, pëllumba apo zogj ekzotikë dhe një orkestër të madhe, atëherë muaji i mjaltit në Ishullin e madh të Mërkurit, pak larg bregdetit të Zelandës së Re, do të jenë udhëtimet e përkryera për ju.

Ky është një ishull privat 5 mijë akra, pronë e një banori nga Zelanda e Re, u vu në dispozicion të turistëve vetëm vjet dhe Tom Cruise është një nga personalitetet që ka përfituar. Udhëtimi 25 minuta me helikopter nga Auckland, që përfshihet në çmimin e dhomës, është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar bregdetin e dhëmbëzuar dhe kodrat vullkanike në prag të dy vilave të ishullit, të përkryera për pushimet me vjehërrit dhe fëmijët. Shefi i ishullit do të gatuajë gjërat që dëshironi ju, do t’jua shërbejë darkën në plazh apo ku të doni ju. Çmimet variojnë nga 19,395 dollarë për një natë ku përfshihen deri në 6 persona. Vendi tjetër që i përshtatet një muaji mjalti të paharruar është dhe  Halekulani “La Mer”.

 Restoranti Halekulani “La Mer” është shtëpia e shefit Michelin, i cili ka gatuar për familjen mbretërore dhe Grace Kelly në Monako. Nëse kjo nuk ju duket arsye e mjaftueshme për ta vizituar, ky hotel i rafinuar në plazhin Ëaikiki, ka hapur kohët e fundit suitën e ëndrrave të të sapomartuarve. Çdo element i suitës “Vera Ëang” prej 2,135 metra katror është dizajnuar nga gjeniu i fustaneve të nusërisë, që nga jastëkët në krevat, dhe deri tek argjendi dhe ari në dhomën e ndenjes, pa harruar dhe tavolinën e shkrimit të shekullit të 19-të. Që nga shërbëtori formal dhe nga gostia e mbërritjes, përfshirë shampanjën, përfshihen në çmimin e dhomës, e cila fillon nga 4 mijë dollarë për natë deri në 5,500 për dy dhoma. Dhomat standarde fillojnë me 385 dollarë për natë. L’Albereta është vendi tjetër i listës së famshme për muajin e mjaltit. Të ndjehesh si në skenën e ballkonit të famshëm në tragjedinë e Shekspirit me të fejuarin tuaj? Verona, vend takimi i Romeo dhe Zhuljetës, është jo më larg së një distancë e mrekullueshme e kësaj prone intime dhe dredhke të mbuluar. Albereta, e vendosur në Franciacorta në mes të bregut jugor të liqenit të Iseo dhe Luginës së lumit Po, është thellë në zemrën e disa vreshtave dhe ishte një pronë e pasurisë së familjes Moretti.

Një shkollë hipizmi në këtë vend të lartë, pranë saj kurse golfi, një llixhë dhe kuzhinieri italian Gualtiero Marchesi janë në mesin e shumë arsyeve për të vizituar këtë vend. Udhëtime ditore në qytete të vegjël si Brescia dhe Pergamo janë të rekomanduara në qoftë se ju doni të zgjasni sa më shumë udhëtimin tuaj. Qiraja për një natë fillon nga 340 dollarë. Një tjetër resort i bukur për muajin e mjaltit është dhe Las Alamandas.

 Ky resort turistik 70 vjeçar është i fshehur brenda një oazi privat plot lule ekzotike dhe zogjsh vëndas. Edhe me të gjithë hapësirën që ka, Las Alamandas strehon vetëm një total prej 30 vizitorësh në një kohë. Secili nga 15 apartamentet, të vendosura në gjashtë vila të pikturuara me shkëlqim, ka një pllakë dushi të tepërt meksikane  - e përsosur për këbët e ashpra - si dhe tarracat private. Nëse keni vendosur për paketën e tyre të muajit të mjaltit, e cila fillon nga 1920 dollarë për gjashtë netë në një suitë me pamje kopshti, ju do të merrni një shishe shampanjë të përfshirë, një masazh për të dy dhe një kalërim gratis gjithashtu. Në rast të kundërt, vlera e dhomës do të fillojë nga 430 dollarë për një natë për një vilë afër detit gjatë sezonit të verës, ose nga 610 dollarë për një natë me ushqimin e përfshirë. Ndonëse i rreshtuar nga fundi i dhjetëshes nuk është më pak i rëndësishëm dhe Resorti Lemuria.

Materialet natyrore, të tilla si graniti rozë dhe çatitë prej kashte, të cilat bëjnë pjesë në hartimin e Resortit Lemuria e Praslin, është bërë me qëllimin e mirë që të ndihmojë ruajtjen e mjedisit të kafshëve të egra, ndërsa ndriçimi i ulët u instalua për të shmangur frikën e breshkave që vijnë në breg natën për të hedhur vezët. Një pishinë me tre nivele të shpie poshtë në oqean, dhe të ftuarit mund të luajnë tenis, surf ose kajak falas. Çmimet fillojnë nga 1514 dollarë për një natë, duke përfshirë mëngjesin, me një minimum prej dhjetë ditësh qëndrim gjatë sezonit të lartë turistik. Vendi tjetër është Vendramin Palazzo. Vendramin Palazzo, një rezidencë e shekullit të 15, është pjesë e Hotelit Grand në Venecia, Itali. Të dy hotelet janë të vendosura në ishullin e tyre, direkt nga Piazza San Marco – në një nga anijet private me vizitorët para e mbrapa. Vizitorët e Palazzo Vendramin mund të mbrojnë veten e tyre nga lehtësirat e objekteve Cipriani, duke përfshirë pishinat e nxehta me ujë të kripur, llixhat dhe baret. Por shërbëtorët privat janë të gatshëm nga ora  7:00 deri në 11:00 - tetë apartamentet bujare dhe intimiteti i shtuar e bëjnë pronën të përkryer për muajin e mjaltit - ose për këdo që kërkon të ndjehet mbretërish mirë. Çmimet për një natë fillojnë nga 2578 dollarë, duke përfshirë mëngjesin.

Në fundin e listës është dhe hoteli Ritz. Qoftë në një film të Hollivudit apo jetë reale, nuk mund të ketë hotele urbane shumë romantike ose luksoze sesa Ritz në Paris. Nga mënyra e hyrjes së tij dhe dhomat e shkëlqyera tek atmosfera e intrigave dhe historisë legjendare që përshkhet në çdo cep të këtij hoteli, Ritz ofron një muaj mjalti të përsosur, si dhe është vendi i përsosur për të qëndruar në atë që është ndoshta një nga qytetet më romantike të botës . Pjesërisht kjo është për shkak se emri i hotelit është bërë sinonim i luksit, stilit dhe rehatisë, por edhe për shkak se stafi është thjesht i jashtëzakonshëm. Për një qëndrim vërtetë të paharrueshëm, të tillë si suita Ëindsor, çmimi shkon 5,200 euro për një natë.

1. Amanjena

Amanjena, e cila do të thotë “parajsë e qetë”, është prona e parë në Afrikë e “Amanresort”. Shatërvanet e hapura e rrethojnë hyrjen e saj, e cila strehohet nga pemë palme dhe ulliri. Arkitektura, veçanërisht muret ngjyrë rozë dhe ndërtesat në ajër të pastër, janë modeluar nga ndërtesat mavritane që njëherë mbushnin Marrakech-in. Pishinat pasqyruese dhe pavijonet e të ftuarve rrezatojnë nga nën-toka, atje ku ndodhen pishinat me ngrohje. Çmimet vetëm një natë për një belveder privat fillojnë nga 800 dollarë, plus një taksë 20 për qind dhe pagesat e shërbimit. Pavijonet me pishina private kushtojnë 1,350 dollarë në natë, plus taksën 20 për qind dhe pagesa të tjera për shërbimet.  

2. Château de la Chèvre

Pranë një kodre në detin Mesdhe, e baraslarguar nga Nais dhe Monako, Château de la Chèvre d'Or ndodhen në Eze, një fshat i vogël i theluar rreth vitit 500 para Krishtit, i cili edhe sot duket sikur ndodhet në mesjetë. Sytë të kënaqen me kodrat shkëmbore, detin e thellë blu dhe një faunë e bukur me gjelbërim, pishina pa fund e hotelit dhe kopshtet dredha-dredha. Dhomat me mobilje ekstravagante dhe tre restorantet e ndara të bëjnë mos ndahesh më kurrë. Sikur një çift i martuar të qëndronte aty përjetë! Çmimet e një nate variojnë nga 450 dollarë për natë.    

3. “Four Seasons”

Nju Jorku mund të jetë një nga vendet më romantike në botë, por nuk ka gjë më të bukur kur ndjen se ti je zot i saj. Ky është iluzioni që krijohet nga dy suitat presidenciale e reja në hotelin “Four Seasons”, (edhe pse një dhomë e zakonshme është shumë mirë). Sapo hyn të pret një gotë vere dhe një pjatë me fruta të freskëta në barin privat. Hoteli “Katër stinët” e di mirë sa stresuese janë hapja dhe mbledhja e rrobave nga valixhet, për këtë arsye, ky hotel e kryen këtë shërbim pa pagesë. Xhakuzi dhe oxhaku janë të përkryer për t’u shtendosur, dhe ju mund të porosisni që më parë një koleksion romantik me disqe dhe DVD, të cilët do t’i gjeni gati kur të mbërrini. Ju ndoshta mendoni se as një milion dollarë nuk e justifikojnë pamjen e Parkut Qendror, por hoteli “Four Seasons” kërkon vetëm 15 mijë dollarë për natë. Dhomat standarde fillojnë me 495 dollarë për natë.  

4. Great Mercuri Island

Nëse në dasmën tuaj kishte fishekzjarre, pëllumba apo zogj ekzotikë dhe një orkestër të madhe, atëherë muaji i mjaltit në Ishullin e madh të Mërkurit, pak larg bregdetit të Zelandës së Re, do të jenë udhëtimet e përkryera për ju. Ky është një ishull privat 5 mijë akra, pronë e një banori nga Zelanda e Re, u vu në dispozicion të turistëve vetëm vjet dhe Tom Cruise është një nga personalitetet që ka përfituar. Udhëtimi 25 minuta me helikopter nga Auckland, që përfshihet në çmimin e dhomës, është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar bregdetin e dhëmbëzuar dhe kodrat vullkanike në prag të dy vilave të ishullit, të përkryera për pushimet me vjehërrit dhe fëmijët. Shefi i ishullit do të gatuajë gjërat që dëshironi ju, do t’jua shërbejë darkën në plazh apo ku të doni ju. Çmimet variojnë nga 19,395 dollarë për një natë ku përfshihen deri në 6 persona.  

5. Halekulani “La Mer”

Restoranti Halekulani “La Mer” është shtëpia e shefit Michelin, i cili ka gatuar për familjen mbretërore dhe Grace Kelly në Monako. Nëse kjo nuk ju duket arsye e mjaftueshme për ta vizituar, ky hotel i rafinuar në plazhin Ëaikiki, ka hapur kohët e fundit suitën e ëndrrave të të sapomartuarve. Çdo element i suitës “Vera Ëang” prej 2,135 metra katror është dizajnuar nga gjeniu i fustaneve të nusërisë, që nga jastëkët në krevat, dhe deri tek argjendi dhe ari në dhomën e ndenjes, pa harruar dhe tavolinën e shkrimit të shekullit të 19-të. Që nga shërbëtori formal dhe nga gostia e mbërritjes, përfshirë shampanjën, përfshihen në çmimin e dhomës, e cila fillon nga 4 mijë dollarë për natë deri në 5,500 për dy dhoma. Dhomat standarde fillojnë me 385 dollarë për natë.  

6. L’Albereta

Të ndjehesh si në skenën e ballkonit të famshëm në tragjedinë e Shekspirit me të fejuarin tuaj? Verona, vend takimi i Romeo dhe Zhuljetës, është jo më larg së një distancë e mrekullueshme e kësaj prone intime dhe dredhke të mbuluar. Albereta, e vendosur në Franciacorta në mes të bregut jugor të liqenit të Iseo dhe Luginës së lumit Po, është thellë në zemrën e disa vreshtave dhe ishte një pronë e pasurisë së familjes Moretti. Një shkollë hipizmi në këtë vend të lartë, pranë saj kurse golfi, një llixhë dhe kuzhinieri italian Gualtiero Marchesi janë në mesin e shumë arsyeve për të vizituar këtë vend. Udhëtime ditore në qytete të vegjël si Brescia dhe Pergamo janë të rekomanduara në qoftë se ju doni të zgjasni sa më shumë udhëtimin tuaj. Qiraja për një natë fillon nga 340 dollarë.

7. Las Alamandas

Ky resort turistik 70 vjeçar është i fshehur brenda një oazi privat plot lule ekzotike dhe zogjsh vëndas. Edhe me të gjithë hapësirën që ka, Las Alamandas strehon vetëm një total prej 30 vizitorësh në një kohë. Secili nga 15 apartamentet, të vendosura në gjashtë vila të pikturuara me shkëlqim, ka një pllakë dushi të tepërt meksikane  - e përsosur për këbët e ashpra - si dhe tarracat private. Nëse keni vendosur për paketën e tyre të muajit të mjaltit, e cila fillon nga 1920 dollarë për gjashtë netë në një suitë me pamje kopshti, ju do të merrni një shishe shampanjë të përfshirë, një masazh për të dy dhe një kalërim gratis gjithashtu. Në rast të kundërt, vlera e dhomës do të fillojë nga 430 dollarë për një natë për një vilë afër detit gjatë sezonit të verës, ose nga 610 dollarë për një natë me ushqimin e përfshirë.

8. Lemuria Resort

Materialet natyrore, të tilla si graniti rozë dhe çatitë prej kashte, të cilat bëjnë pjesë në hartimin e Resortit Lemuria e Praslin, është bërë me qëllimin e mirë që të ndihmojë ruajtjen e mjedisit të kafshëve të egra, ndërsa ndriçimi i ulët u instalua për të shmangur frikën e breshkave që vijnë në breg natën për të hedhur vezët. Një pishinë me tre nivele të shpie poshtë në oqean, dhe të ftuarit mund të luajnë tenis, surf ose kajak falas. Çmimet fillojnë nga 1514 dollarë për një natë, duke përfshirë mëngjesin, me një minimum prej dhjetë ditësh qëndrim gjatë sezonit të lartë turistik.

9. Vendramin Palazzo

Vendramin Palazzo, një rezidencë e shekullit të 15, është pjesë e Hotelit Grand në Venecia, Itali. Të dy hotelet janë të vendosura në ishullin e tyre, direkt nga Piazza San Marco – në një nga anijet private me vizitorët para e mbrapa. Vizitorët e Palazzo Vendramin mund të mbrojnë veten e tyre nga lehtësirat e objekteve Cipriani, duke përfshirë pishinat e nxehta me ujë të kripur, llixhat dhe baret. Por shërbëtorët privat janë të gatshëm nga ora  7:00 deri në 11:00 - tetë apartamentet bujare dhe intimiteti i shtuar e bëjnë pronën të përkryer për muajin e mjaltit - ose për këdo që kërkon të ndjehet mbretërish mirë. Çmimet për një natë fillojnë nga 2578 dollarë, duke përfshirë mëngjesin.

10. Ritz

Qoftë në një film të Hollivudit apo jetë reale, nuk mund të ketë hotele urbane shumë romantike ose luksoze sesa Ritz në Paris. Nga mënyra e hyrjes së tij dhe dhomat e shkëlqyera tek atmosfera e intrigave dhe historisë legjendare që përshkhet në çdo cep të këtij hoteli, Ritz ofron një muaj mjalti të përsosur, si dhe është vendi i përsosur për të qëndruar në atë që është ndoshta një nga qytetet më romantike të botës . Pjesërisht kjo është për shkak se emri i hotelit është bërë sinonim i luksit, stilit dhe rehatisë, por edhe për shkak se stafi është thjesht i jashtëzakonshëm. Për një qëndrim vërtetë të paharrueshëm, të tillë si suita Ëindsor, çmimi shkon 5,200 euro për një natë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama