Dhjetera vite burg per banden shqiptare te Bronksit

Dhjetera vite burg per banden shqiptare te Bronksit

Anëtarët e një bande droge të përbërë nga shqiptarë të quajtur “Ëolfpack” u dënuan në gjykatën Federale të Manhatanit për shpërndarje droge dhe tregti armësh, bën të ditur një njoftim i Byrosë Federale të Hetimit (FBI)

Preet Bharara, prokurore e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut njoftoi se Frankie Frokaj, udhëheqësi i bandës shqiptare të shpërndarjes së drogës “Ëolfpack,” u dënua me 135 muaj burg për rolin e tij në organizatë. Frokaj pati pranuar fajësinë në prill 2013 për një akuzë për shpërndarjen e 1 mijë kilogramëve apo më shumë mariuanë. Të 13 anëtarët e bandës sakaq kanë pranuar fajësinë dhe dhjetë prej tyre janë dënuar me masa që fillojnë nga liria me kusht deri në 168 muaj burg.

Bharara tha, “sot Frankie Frokaj u bë anëtari tjetër i organizatës që dënohet për rolin e tij në ekipin e shpërndarjes së drogës me bazë në Bronks, anëtarët e së cilës u kapën gjithashtu me armë pa leje apo shitën armë të rrezikshme. Të 13 të akuzuarit janë dënuar, shumë janë dënuar me burgime të gjata dhe rrugët e lagjes Bronks janë sot më të sigurta.”

Sipas Akuzës dhe dokumenteve të tjera të gjykatës federale si dhe deklaratave të shumë seancave në këtë rast:

Ëolfpack qe një organizatë kriminale e përbërë kryesisht nga individë me rrënjë shqiptare që operoi së paku nga viti 2008 deri në gusht 2012 në Bronks, Nju Jork. Grupimi planifikoi dhe kreu aktivitete të ndryshme kriminale sipas rastit, përfshirë shpërndarjen e drogës dhe posedimin e armëve. Grupi kishte linja telefonike të dedikuara ku klientët porosisnin kokainë dhe mariuanë dhe koordinonte përdorimin e makinave që përdoreshin për dorëzimin e kokainës dhe mariuanës te klientët. Së paku 1 mijë kilogramë mariuanë dhe 500 gramë kokainë janë shpërndarë në këtë mënyrë.

Grupi shpërndau edhe ilaçe nga lista e atyre për të cilat nevojitet rekomandim nga mjeku.

Anëtarët e bandës si Christopher Nrecaj, David Nrecaj, Joseph Camaj, dhe Frokaj, mbanin armë përveç krimeve të tyre të drogës dhe u angazhuan në shitjen e armëve të zjarrit. Deri tani, qeveria ka kapur tetë armë nga anëtarët e bandës.

Gjatë arrestimeve qenë gjetur edhe një xhaketë antiplumb dhe sasi të ndryshme droge e pajisjesh si peshore dixhitale.

Përveç dënimit me burg, Frokaj, 29 vjeç nga Broksi u dënua me 5 vjet mbikëqyrje dhe me 3 milionë dollarë konfiskime.

Christopher Nrecaj u dënua me 168 muaj burg.

Corry Lombardi u dënua me 70 muaj burg.

Driton Haxhijaj u dënua me 60 muaj burg.

Joseph Camaj u dënua me 70 muaj burg.

Deda Frokaj u dënua me 63 muaj burg.

George Cekaj u dënua me 151 muaj burg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama