TIRANË, 14 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar te merkuren ne mbremje një cermoni të vecantë me rastin e 15 vjetotit të krijimit të saj në Shqipëri.
Në këtë cermoni merrnin pjesë përfaqesues të biznesit, përfaqsues të politikes, zv/kryeministri Niko Peleshi, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko etj.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në 15-vjetorin e saj në Shqipëri ka sjellë një shembull personal përsa i përket TVSH dhe kuponit tatimor. Crawford tha se sot mori një kupon tatimor për printimin e fjalimit të tij.
Ministri i Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, vlerësoi rolin e Dhomes Amerikane te Tregtisë në Shqipëri.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Denald Lu, u shpreh se "Ju përgëzoj nga zemra për ditëlindjen dhe nga ana ime nuk do të flas nga ana politike, por do të them cdo të thotë të jesh 15-vjecar dhe unë e di që adoleshentët përballen me sfida të ndryeshme që ju presin përpara"/i.v/ /a.ke/