Dhunohen drejtuesit e Shkendijes ne ndeshjen ndaj Vardarit

Dhunohen drejtuesit e Shkëndijes në ndeshjen ndaj Vardarit

Në këto momente po luhet ndeshja mes Vardarit të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, takim i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit maqedonas të futbollit.vardarGjatë pjesës së janë dhunuar drejtuesit e klubit të Shkëndijes nga një grup tifozësh të Vardarit dhe janë detyruar të lënë stadiumin "Filipi II" të shoqëruar nga forcat policore.

Transferta nuk u është lejuar tifogrupit "Ballistët" për arsye sigurie. Kujtojmë që Vardari ndodhet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 64 pikë, i ndjekur nga Shkëndija me 62 dhe kjo ndeshje ështe vendimtare sa i përket titullit kampion.

Aktualisht takimi eshte ne shifrat 1-1.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama