Në foton që shihni është Enver Basha, personi i cili ka ndihmuar policin që arrestoi Kostandin Xhuvanin natën që kreu krimin e katërfishtë në kryeqytet. Vetë Basha kishte dhëne sot një intervistë te “Panorama” ku rrëfente dhunën ndaj tij. Ai është rrahur nga dy persona në “Qytetin Studenti”, ndërsa për këtë ngjarje policia ka arrestuar si të dyshuar Flamur Bulicën dhe Ardit Sulën. Përvec dhunës, Basha tregon se e kanë hequr nga puna dhe po e kërcënojnë vazhdimisht. Foton e tij e ka shpërndarë në Facebook edhe ish-kryeministri Berisha.
“Kjo eshte nje foto tjeter e Enver Bashes, qe e masakruan dje kriminele me lidhje te ngushta me Policine per t'i mbyllur gojen si deshmitar i 4 vrasjeve te Kostandinit te Partise. Sot mesohet se Ardian Çipo (Xhixha) po ben cdo perpjekje, me urdher nga lart, per te mbyllur ceshtjen”,- shkruan Berisha.
Teksa ka rrëfyer arrestimin e Kostandin Xhuvanit, Basha thotë se polici po dridhej nga frika. Ai ka qenë personi që është filmuar duke ecur me motor në momentin kur polici kishte ndaluar djalin e ish-deputetes soclialiste, Luiza Xhuvani.