1-Do të ishte shumë efikase sikur në dollapin tonë të rrobave të kishim një mushama të shndritshme e cila do të na shërbejë për udhëtim. Veshja jonë do të jetë jo vetëm ekonomike por është dhe e papërshkrueshme nga uji. Çmimi i caktuar për të është 51 euro, ndërsa ofrohet në dy ngjyra për meshkujt dhe pesë ngjyra për femrat.
2- Një dhuratë e shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e verës do të ishte një objekt i vogël, por me mjaftë vlerë. I dizenjuar nga George Lee, është një mjet mjaftë elegant, i ndarë në tre pjesë dhe lejon të fiksosh ditën dhe muajin e hapjes së shishes së verës, në momentin kur ti e mbyll atë. 44 euro është çmimi për mjetin e vogël.
3- Për të gjithë “manjakët” e veshjeve, tashmë zgjidhja magjike është në dorën tuaj. Të gjithë personat të cilët nuk kanë gjetur një mundësi sesi të mbajnë një xhaketë në valixhe pa e rrudhosur, një opsion ofrohet tani.
Nëqoftëse deri më tani, e vetmja mundësi ishte të blejë një xhaketë me fibra të veçantë, tashmë me kosto më pak një xhaketë mund ta merni nga valixhja në mëyrë të përsosur. Truku i quajtur “ Zoti hekur”, është shumë i thjeshtë, një përzierje me material sintetik, i padeformueshëm i cili lejon të ruhet forma. Të gjithë mund ta kemi këtë, pasi kushton vetëm 25 euro.
4- Një llambë e stilit Pixar.
5 - Perveç gustove, dhurata duhet të zgjidhet dhe në bazë të fizikut të atij, ose asaj qe do marrë. Evitoni të beni një veshje dhuratë vetem sepse është e bukur, duhet te rri bukur edhe kur personi e vesh. Por një shall do të ishte perfekt për këdo.
6- Një palë vathë të cilët do të shkëlqenin, do të ishin të domosdoshme për çdo femër. Urojmë të mos jenë fallco, pasi një palë vathë plot diamantë, do të ishin perfekt.