Dhuratat ideale si dhe ku mund ti gjejme?

Dhuratat ideale si dhe ku mund ti gjejme?
Për femrat? Ndoshta një takim në qendrën estetike. E kush nuk do të donte një dhuratë për festa. Janë të shumtë ata që presim dhe po aq ata që shpenzojnë për të bërë dhurata. Mundësitë janë të shumta por e gjitha varet nga portofoli juaj. Kriza ekonomike dashje pa dashje e ka prekur edhe këtë pjesë duke i bërë njerëzit më ngurues para dhuratave. Një mundësi është edhe libri: është i thjeshtë, gjendet kollaj dhe për ata që janë të pasionuar i kënaq e i bën të lumtur. Për të tjerët, ata që kërkojnë pak më shumë  në fundvit janë: udhëtimet jashtë shtetit, perlat, dhe set Swarovski që pavarësisht shtrenjtësisë, ngelen një kujtim shumë i bukur për vajzën në krahun tuaj.

Por nuk bëjnë vetëm meshkujt dhurata. Janë edhe femrat që mendojnë për partnerët apo për miqtë e tyre më të cilët kanë kaluar momente të bukura dhe jo gjatë vitit. Niko Komani jep këshilla edhe për këtë pjesë: një takim në një qendër masazhi, ‘meshkujt e duan masazhin’. Sugjerime të tjera variojnë, që nga ora e dorës, tek butonat e këmishës pse jo dhe një… qen.

Për femra:

1. Një palë perla, janë gjithmonë në modë dhe kombinohen shumë thjeshtë dhe me çmime goxha ekonomike.

2. Një veshje me firmën e saj të preferuar, mos harroni kanë filluar uljet e vogla.

3. Parfumi i preferuar, është një dhuratë që ajo “do – s’do” do t’ju mbaj mend gjatë ditës. Ka nëpër shumë dyqane në Tiranë por oferta të mira bëhen dhe në www.Amazon.com ose www.eBuy.com dhe jua sjellin para festave.

4. Një set Swarovksi, është një zgjedhje pak sa e shtrenjtë por partnerja juaj do ngelet shumë e kënaqur. Në këtë kohë Swarovski nxjerr gjithmonë një koleksion festiv. Dyqani i Swarovskit ndodhet në Tiranë tek Qendra Metropol.

5. Një udhëtim jashtë shtetit. Këto kohë gjithë agjencitë e udhëtimeve kanë oferta interesante për çdo xhep. 3 ditë diku jashtë shtetit dhe e dashura juaj do të jetë femra më e lumtur,  më e lumtur sepse jashtë do bëjë dhe shopping me çmime me ulje deri 50% !

6. Një takim në një qendër estetike. Të gjithë e dimë që femrave i pëlqejnë të merren pak me veten por kësaj radhe ato nuk do lodhen absolutisht fare!

Për meshkuj:

1. Një palë butona për këmishat. Është një dhuratë praktike dhe me çmime normale.

2. Një set parfume, aftershave dhe shampo të firmës tij të preferuar, siç thashë dhe më lartë blerjet online janë me ekonomike.

3. Një orë. Është një dhuratë që meshkujt e pëlqejnë. E sigurt 100%  që do ta përdorë!

4. Një takim në një qendër për masazh. Më besoni që kjo dhuratë do t’ju shkojë dëm sepse meshkujt e “adhurojnë” masazhin.

5. Një mbajtëse çelësash USB. Një dhuratë e zgjuar në kohët e sotme.

6. Një qen. Jam i sigurt që do të jetë dhurata më interesante që do t’i kenë bërë. Pastaj mos harroni çfarë thonë: Qeni është shoku më besnik i burrit ;) (Ideale do të ishte të adoptonit një kafshë nga Animal Rights of Albania ARA)

Stresi i festave, si ta përballojmë

Stresi i Krishtlindjeve dhe Vitit të ri nënvleftësohet. Shumë nga ne vuajnë nga stresi në festat e fundvitit por nuk e kuptojnë. Lodhja, mbingarkesat, mungesa e ushtrimeve fizike, oraret e zgjatura në festat e zyrave dhe tmerri i të kaluarit 24 orë me prindërit e moshuar janë të gjitha shenja të stresit të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

Gjatë kësaj periudhe të vitit ndjenja e përgjegjësisë rritet shumë tek individi. Ajo krijon një hendek të thellë me realitetin e përditshëm. Një mbingarkesë e njerëzve që duhet të takosh, alkooli i tepërt, shpenzimet e rritura, fëmijët që janë më të “gjallë” se kurrë, të gjitha këto kontribuojnë në ngritjen e nivelit te stresit.

Fatkeqësisht një nga simptomat e stresit në këtë periudhë është humbja e durimit (e cila shoqërohet me ngritje zëri dhe argumente të kota). Sipas psikologëve – Kjo periudhë mund të jetë e dëshpëruar. Të gjitha ato që ke kaluar gjatë një viti mund të të kthehen në vëmendje, siç mund të jetë humbja e ndonjë të dashuri apo prishja e ndonjë lidhje dashurie. Gjatë festave gjithashtu mund të vuajmë nga një shkatërrim i imunitetit të trupit, duke e bërë mjaft të lehtë infektimin me grip apo sëmundje të tjera. Duke takuar shumë njerëz të tjerë mund të zënë më shumë infeksione. Ushqimi i tepërt, me pak ushtrime fizike, situate nervoze midis anëtarëve të familjes mund të ndikojnë seriozisht në përkeqësimin e shëndetit.

1. Bëhu i vetëdijshëm që do të stresohesh dhe mundohu të bisedosh me miqtë e tu që ta kalosh më qetë.

2. Mos i merr gjerat shumë seriozisht. Mundohu sa më thjesht. Mënyra praktike të qetësimit si p.sh. marrja frymë thellë do ndihmonte.

3. Vendosi vetes një kufi për të shpenzuar.

4. Mos bëj çdo gjë vetë, por mundohu që të gjesh kohë të çlodhesh.

5. Në qoftë se çdo gjë shkon ters, mundohu të buzëqeshësh me dhembët mbërthyer fortë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama