Di Marzio Napoli ka bere gati kontraten e re te Hysajt

Di Marzio: Napoli ka bërë gati kontratën e re të Hysajt

Gazetari i njohur italian për merkaton e lojtarëve, Xhanluka Di Marzio, ka bërë të ditur se Napoli është gati të rinovojë dhe përmirësojë kontratën e Elseid Hysajt. Paraqitja e futbollistit në Europian ka bindur drejtuesit e klubit që të mbyllin sa më shpejt çdo diskutim, para se lojtari të tundohet nga një ofertë e pa rezistueshme.

13442278_10154105163212110_8423043055636046819_n

Sipas Di Marzios, gjithçka do vuloset menjëherë pas përfundimit të aventurës së Hysajt me Shqipërinë në Europian, për të zgjatur marrëveshjen mes palëve deri në vitin 2021.

Ndonëse parametrat financiarë nuk janë bërë ende publik, mendohet se nga kontrata e re, Hysaj do të përfitojë rreth 1,5 milionë euro në sezon, duke trefishuar atë që kishte përfituar në vitin e tij të parë me Napolin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama