DiGuardi nuk e shpeton dot Genten

DiGuardi nuk e shpeton dot Genten
\"\"Duket sikur vete Genta ja ka vene noten krijimit te saj me te fundit duke e titulluar “Zero Zero” .Jo nje here,por dy here ZERO! Kenge e degjueshme ne album eshte “Relax” e cila ironikisht nuk ka asnje efekt relaksi,sepse eshte kenge ritmike,ndersa hit i mundshem mund te jete kenga “S’dua te jem e tjeterkujt”.Problemi me Genten eshte se,ajo arriti suksesin si nje kengetare pop-folk nderkohe qe me kenget e fundit nuk po merret vesh se cfare po kerkon te bej.R’n’b, pop, r’n’b’-folk,folk-rrok, jane disa miksime te cuditshme qe ndoshta mund te funksionojne me se miri ne nje gjuhe tjeter,por ne shqip jane te cuditshme. Kam parasysh ketu kengen”Nje here ne vit” apo ”Picikato” .E nese albumi nuk do te mbahet mend per ndonje hit,do te mbahet mend patjeter per kengen me titullin me te keq ne historine e muzikes Shqipe – QENI QE LEH! UAU!

Kush i shkruan keto tekste? Kenga eshte aq qesharake saqe thote “qeni qe leh nuk te kafshon” dhe ne sfond degjohet nje ujk qe ja ben uuuuuuuuuuuu! Biles,po mendoja per aq shpesh sa e kane vendos “qenin” ne kenge duhej te quhet duet. !Me kenaqin keta mua! Ne lajme te tjera,Genta duket me HOT! se kurre! Nje tjeter e re interesante eshte publikimi online i faqes zyrtare te kengetares,e cila ka dizajnin me te mire nder faqet e artisteve shqiptare.Aty mund te gjeni informacione rreth kengetares,foto,video,kenget e albumit te fundit si dhe informacione rreth aktivitetit te Gentes. Eshte per te ardhur keq,qe nje artiste kaq e mire arrin te publikoj nje album kaq te dobet.E persa i perket hitit “Planet Me”, pavarsisht se kenga me pelqen, si Genta dhe Deoguardi e dine shume mire,qe do duhet kenge me e mire se ajo per te thyer tregun amerikan te muzikes.

Pergatitur nga Elbino : Revista Albaniac

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama