Studiuesit morën në shqyrtim 50 vende të botës, duke krijuar një model matematikor për të provuar nëse konsumimi i çajit kishte ndonjë impakt mbi shëndetin dhe sëmundjet tek njerëzit. Ajo që doli qartësisht nga studimi ishte lidhja që ekzistonte mes diabetit dhe çajit.
Vendet në të cilat konsumohet më tepër çaj (çaji klasik ose ndryshe çaji i zi) rezultuan të ishin Britania e Madhe, Irlanda dhe Turqia, ndërsa vendet ku konsumohet më pak, Koreja e Jugut, Brazili dhe Kina.
Sipas dr. Ariel Béresniak dhe kolegëve të tij, rezultatet e analizave treguan një lidhje koherente mes pirjes së çajit të zi dhe diabetit të tipit 2.
“Sigurisht që një pohim i tillë nuk mund të bëhet duke u nisur vetëm nga ky studim, por rezultatet janë koherente edhe me studime të mëparshme që kanë sugjeruar një korrelacion të tillë”, – shprehen autorët e studimit. Ajo që mbetet evidente është se çaji i zi të mbron nga rreziku i diabetit, përfundojnë studiuesit.