Sipas ekspertëve efektet e insulinës janë të përfshira në shumë procese metabolike përfshirë këtu edhe ndihmesën për të mbajtur të shëndetshëm sistemin nervor. Drejtuesja e këtij kërkimi është shprehur se po punohet edhe më tepër që të zbulohen edhe më shumë për këtë lidhje mës diabetit dhe Alzheimer si dhe efektet që kjo lidhje sjell.
“Ne e dime që ka një lidhje mes këtyre dy sëmundjeve por kemi ende për të zbuluar dhe ka pak mister në këtë drejtim”- është shprehur Marie Jonson, drejtuesja e kërkimeve për Alzheimer në Britaninë e Madhe.