Diabeti mund te shkaktoje kancerin e gjirit

Diabeti mund te shkaktoje kancerin e gjirit
Gratë që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe veçanërisht ato që janë në periudhë post-menopauze kanë 27 për qind më shumë mundësi që të preken nga kanceri i gjirit. Përfundimi ka ardhur pas një studimi të botuar në revistën shkencore ‘British Journal of Cancerche’, që ka monitoruar korrelacionin e mundshëm mes diabetit dhe kancerit të gjirit.

Ekipi i studiuesve shfrytëzoi një korpus të gjerë të dhënash tek mbi 56 mijë gra të prekura nga kanceri i gjirit si dhe mori në shqyrtim 40 studime lidhur me dy sëmundjet, diabeti dhe kanceri i gjirit, të cilat të dyja lidhen më së shumti me mbipeshën dhe obezitetin. Nga analizimi të dhënave doli përfundimi se tek gratë në periudhën e post-menopauzës, rreziku për t’u prekur nga një kanceri i gjirit ishte disa herë më i madh nëse ajo është e prekur gjithashtu nga diabeti i tipit 2.

“Ende nuk janë të qarta mekanizmat në bazë të të cilave diabeti i tipit 2 bëhet shkaktar për kancerin e gjirit, – tha Peter Boyle, udhëheqësi i studimit të realizuar nga ‘International Prevention Research Institute’. – Një nga shkaqet mendohet se është mbipesha, e cila bëhet shkak për diabetin e tipit 2 dhe duke u nisur nga ndikimi që ajo ka mbi aktivitetin normal të hormoneve, mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për proceset që çojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtohet edhe fakti se disa faktorë të lidhur me diabetin mund të jenë të përfshirë në procesin që shkakton kancerin e gjirit”, – pohoi Boyle.

Problemi kryesor i shkencëtarëve qëndron në faktin se nuk është gjetur një raport i saktë shkak-pasojë mes diabetit dhe kancerit të gjirit, por fakt real është se mbipesha dhe obeziteti janë katalizatorë të zhvillimit të të dyja sëmundjeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama