Diabetiket po rriten frikshem

Diabetiket po rriten frikshem
“Numri i diabetikeve te trajtuar po rritet me ritme shume te larta dhe te dhenat tona tregojne se 10% e te gjithe buxhetit per barnat, shkon per kategorine e diabetikeve”. Kjo eshte theksuar ne Diten Boterore te Diabetit nga Autoriteti Shendetesor Rajonal.

Duke qenë se diabeti është sëmundja e dytë sa i përket shpeshtësisë, pas atyre të zemrës dhe hipertensionit, ASHR, i ka pajisur, të gjitha qendrat shëndetësore me aparaturat e nevojshme, për t’u realizuar saktësisht diagnostikimi i pacientëve me diabet. Ndërsa në konferencën për shtyp organizuar nga shoqata e diabetit në Shqipëri, drejtoresha e përgjithshme e ISKSH-se, Elvana Hana, ka bërë të ditur se “ritmet e rritjes se pacienteve të trajtuar për sëmundjen e diabetit janë nga 5 deri ne 20% vit pas viti”.

Në vitin 2004 në vend kishte rreth 32 mijë pacientë që trajtoheshin me barna antidibabetikë ndërsa në vitin 2011 ky numër ishte 57 mijë. Ndërsa për vitin 2012 kjo shifër është kaluar vetëm Brenda 9-mujorit. Sa i takon rritjes së rasteve të reja në vitin 2011 është 1.3 % në vit ndërsa në 9-mujorin e 2012 shtimi i rasteve të reja është me 1.5%.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama