Një diamant i bardhë prej 118 karat me madhësi gati sa një kokërr vezë është shitur për 27,3 milionë dollarë (20,12 milionë euro) në një ankand të organizuar nga shtëpia e famshme e ankandeve ‘Sotheby’ në Hong Kong. Shifra marramendëse mposht në këtë mënyrë atë me të cilën u shit një tjetër diamant i bardhë në një ankand të ‘Christie’ të mbajtur në muajin maj në Gjenevë, i cili u vlerësua 26,7 milionë dollarë (19,67 milionë euro)
Një tjetër moment i rëndësishëm i ankandit të mbajtur në Hong Kong ishte shitja e një diamanti blu prej 7, 6 karat, i cili arriti vlerën e 16,1 milionë dollarë (11,8 milionë euro).
Të dy gurët e çmuar, gjithsesi arritën të shiten më pak se sa vlera me të cilën ishin çmuar.