Dibala Dua Mesin te Juvja Ronaldo nuk i shenon 60 gola ne Itali

Dibala: Dua Mesin te Juvja, Ronaldo nuk i shënon 60 gola në Itali

Pas gati një muaj qën drimi jashtë fushave, Paulo Dibala është gati që të rikthehet në fushën e lojës. Sulmuesi argjentinas, i cili la përgjysmë derbin me Torinon, më 20 mars, pritet të luajë titullar kundër Palermos së "tij", nesër në "Juventus Stadium". dibala markizioNumri 21 i kampionëve të Italisë është i lumtur që dëmtimi është lënë pas.

Paulo Dibala, jeni gati që ta ndihmoni Juven në fitimin e titullit, duke nisur nga sfida me Palermon "tuaj"?

Po, në këto dy ditë të fundit i kam kryer pa probleme stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës. Ndihem në 100 për qind. Me 6 pikë avantazh, duket e pamundur që ta humbni këtë kampionat... Kështu mendoj dhe unë, përndryshe do të ishte shumë e rëndë. Pa dyshim që ky do të jetë një titull madhështor, sepse kur të gjithë na jepnin për të vdekur, ne ditëm të kthehemi nga ajo botë dhe të rimerrnim me forcë atë që na takonte. Prandaj ky titull është i yni.

Duke parë çerekfinalet e Champions-it, pengjet shtohen apo jo?

Kur pashë Barcelonën që të eliminohej m'u morën mendtë. Me pak më shumë fat kundër Bajernit, këtë vit Champions-i mund të kishte qenë i yni. Gjithsesi, duke parë se janë gjermanët ata që na eliminuan, shpresoj që në fund të festojë Bajerni.

Çfarë përfaqëson Mesi për ju?

Ai është idhulli im. Leo bën gjëra që askush tjetër nuk mund t'i bëjë.

Nëse do të zgjidhnit një kampion që do të donit të merrnit te Juventusi, cili do të ishte?

Duke parë që Ronaldinjo nuk luan më, do të doja Mesin. Madje, do ta ftoj të na bashkohet. Alegri thotë që në sytë tuaj dallohet një instinkt prej "killeri".

Ju çfarë shihni në pasqyrë?

Shoh ende një djalë të vogël, por që kur zbret në fushë transformohet, si një robot. Edhe në stërvitje jam i përqendruar. Kërkoj gjithmonë të përmirësohem, të rritem, të mësoj.

Në muajt tuaj të parë te Juventusi, çfarë keni mësuar?

Të kalosh nga ideologjia për të luftuar, për mbijetesën, te detyrimi për të fituar, nuk është e lehtë. Këtu nuk mund të mendosh as ta barazosh një ndeshje... Por, fatmirësisht, mësoj shpejt.

Meqë mësoni shpejt... Erdhe në Torino për të zëvendësuar Tevezin, i cili në sezonin e tij të parë shënoi 21 gola me Juventusin. Besoni se mund t'ia dilni në 7 ndeshje që ju kanë mbetur për të luajtur?

Më mungojnë vetëm tre. Prandaj do të bëj të pamundurën që ta kaloj për një kënaqë- si personale, por mbi të gjithë për të ndihmuar skuadrën.

Cili ju surprizoi më shumë kur mbërritët te Juventusi?

Bufon është i magjishëm në stërvitje. Nuk ka asnjë portier në botë të fortë sa ai, por mbi të gjitha është një tutor i ne të rinjve, të cilëve na qëndron në kokë, punon me ne dhe na këshillon.

Nëse Pogba largohet do ta merrni ju numrin 10?

Unë shpresoj që Pol të qëndrojë me mua te Juventusi për shumë vite. Besoj se edhe 21 i Zidanit dhe i Pirlos vlen po aq sa 10-ta.

Pogba thotë gjithashtu se Kristiano Ronaldo në Itali nuk do të shënonte kurrë 60 gola në një kampionat. Jeni dakord?

Po. Ndoshta, futbolli italian nuk është më i bukuri për t'u parë, por është më i vështiri për t'u luajtur, sepse taktikisht është perfekt.

Përveç futbollit, thonë se jeni një kampion edhe në bilardo. Është e vërtetë?

Më pëlqen të luaj. Ndoshta, nëse Alegri kërkon të më sfidojë, e ftoj në shtëpinë time. Kështu mund të hakmerrem që më përdori si ata që mbledhin topat në sfidën e basketbollit me Pogbanë.

Goli më i bukur me Juventusin?

Ai kundër Sasuolos, ndërsa ai më i rëndësishmi, ai në Superkupë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama