Dibala Vitin tjeter duam Ligen e Kampioneve

Dibala: Vitin tjetër duam Ligën e Kampioneve

Paulo Dibala nuk kënaqet me pak, përkundrazi, ka objektiva konkretë edhe për sezonin e ardhshëm. Pas fitores së Superkupës së Italisë dhe ndërkohë të kampionatit, sulmuesi argjentinas kërkon ta mbyllë në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar edhe Kupën e Italisë, kundër Milanit.pogba dibala"E kemi nisur këtë sezon duke fituar Superkupën ndaj Lacios, të luajtur në Shangai, një emocion i veçantë për mua, ndonëse atë nuk do ta krahasoja kurrë me suksesin në kampionat. Por këtë vit të parë te Juventusi dua ta mbyll ashtu siç e nisëm, duke festuar. Do të ishte e drejtë dhe ndoshta e detyrueshme që ta mbyllnim rrethin duke fituar edhe Kupën e Italisë. Vetëm kështu ky sezon i parë si juventin do të kurorëzohej në mënyrën e duhur.

Milani në vështirë? Nuk më interesojnë kundërshtarët. Unë mendoj për skuadrën time. Ne punojmë për të qenë superiorë kundrejt çdo rivali në fushën e lojës, sepse vetëm kështu mund të fitohet. Nuk po them që e nënvlerësoj Milanin, thjesht e respektoj. Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë, ndonëse unë jam i sigurt se ne jemi shumë më të fortë se ata, - shpjegon Paulo Dibala, i cili në lidhje me interesimin e Realit të Madridit në orët e fundit, ai e pret shkurt.

- Nuk jam në dijeni të një ofertë apo të një interesimi. Por fundja as nuk më intereson. Unë jam i lumtur te Juventusi, totalisht i përqendruar te kupa dhe nuk kam ndër mend të largohem nga Torino. Kam ardhur këtu për të bërë një rrugë timen, për të hapur një cikël fitues personal dhe me shokët e mi. Ky ishte një vit i vështirë, por shumë emocionues, me Champions-in, që do të mbetet pengu i të gjithëve ne, duke parë sesi shkoi ky sezon në Europë.

Por gjithsesi, unë jam gati që t'u premtoj tifozëve të Juventusit, se sezonin e ardhshëm do të jemi jo vetëm më të përgatitur, por edhe më të fortë dhe konkret për ta sjellë në Torino trofeun kontinental".

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama