DiberMuzeu i Kastrioteve vendi ku objektet humbasin pa u vene re

Diber,Muzeu i Kastrioteve, vendi ku objektet humbasin pa u vene re
“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë  të rrethit Dibër ndodhet  vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu.

Ekzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”,  si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur, gjatë gërmimeve  për plita,çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite.

Gjatë viteve ’90 edhe ky muze u plaçkit,dhe duket se kjo gjë nuk po përfundon ende. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia  Giorgo Marino Skënderbe, dhe fatmirësisht punimet ishin mbyllur një ditë më parë.

Banorët e kujtonin ardhjen e tij me nënqeshje, pasi ai kish besuar, se muzeu i rrënuar një ditë më parë, kishte patur një fasadë të bukur siç i’a kishin zënë sytë atë ditë.

Tashmë “Muzeu i Kastriotëve” është në rregull jashtë dhe thuajse asgjë brenda.

Krahas rrugës së shkatërruarr,e cila  pengon së tepërmi ardhjen e vizitorve, me keqardhje konstatohet edhe “humbja” e objekteve.

Pra disa vitesh në një vizitë me shkollën,i’a kisha vënë mirë syrin përkrenares dhe pozuam me të në kokë dhe me shpata në duar. Por, sot ajo nuk ishte më aty.

-Ku është përkrenarja?-pyeta një banor të zonës i cili më shoqëroi aty.

-Nuk është aty?-më pyet ai mua.

-Jo, nuk është më?-pyes sërish.

Më pas ai telefonon një banor të zonës që të bindet edhe me të degjuar se përkrenarja nuk ishte aty.Edhe pse ai i konfirmon atë që po na shihnin sytë, sërish përpëlitej duke lëvizur disa tavolina të cilat ishin transparente me sy të lirë që nuk kishin asgjë pas tyre.

Më pas i gjori njeri fillon të ankohet:”Komuna duhet të japë 50 mijë lekë (të vjetra), për personin që do ta mirmbajë dhe do të luaj rolin e cicëronit,por ato nuk më japin asnjë lek,se m’a lanë mua si detyrë”.

Kështu qënka i shkruar fati i monumenteve tona, fat i pështirë mes plaçkitjeve dhe grabitjeve.

Sot dibranët festojnë festën e “Shën Gjergjit”, në kujtim të ditëlindjes së Skënderbeut në datën 6 maj, duke shtruar darka në shtëpitë e tyre, ndërsa muzeu qëndron ndër vite me barkun bosh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama