Didier Deshamp akuzohet per vjedhje

Didier Deshamp akuzohet për vjedhje

Kundërshtari i Shqipërisë në Europian është përfshirë në një tjetër skandal. Pas çështjes gjyqësore mes Benzemasë dhe Valbuenas, tashmë është trajneri Didier Deshamp që duhet të zgjidhë çështjet ligjore.Deshamps Klubi i Marsejës akuzon trajnerin e "gjelave" se për periudhën që ai ka qenë në krye të pankinës nuk ka kthyer një shumë prej 900 mijë eurosh. Gazeta "Journal du Dimanche" i referohet deklaratës së presidentit të Marsejës në prokurori.

Labrun ka thënë se Deshamp duhet të kthente një shumë prej rreth 900 mijë eurosh për prishje të njëanshme të kontratës, sipas një klauzole që parashikohej në të.

Kjo e përditshme franceze ka zbuluar gjithashtu se hetimi për trajnerin e Francës ka nisur në fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, Deshamp ka reaguar, duke thënë se nuk e kupton se për çfarë po flitet tashmë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama