Diego Simeone, trajneri argjentinas i Atletiko Madrid, mund të braktisë këtë javë klubin që e ngjiti në majat më të larta të futbollit europian, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij.
Sipas të përditshmes spanjolle "AS", emri i Simeones është në majën e listës së dëshirave të Federatës Argjentinase dhe gjithçka mund të lehtësohet nga fakti se ai e ka parashikuar se një gjë e tillë mund të ndodhte.
Pas lamtumirës së "Tata" Martinos, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë, vendi mbetet bosh dhe Simeone është i lirë të firmosë menjëherë pasi ka vendosur një klauzolë në kontratën e tij me Atletikon ku në rast kërkese nga kombëtarja, ai mund të largohet.
Sipas "AS", Simeone ka ndërmend të përfitojë nga kjo mundësi që i jepet për të drejtuar Argjentinën, ndërsa klubi i Atletiko Madrid po mundohet që ta bindë të kryejë të dyja detyrat njëkohësisht.