Dielli nje mik me shume per njeriun

Dielli, nje mik me shume per njeriun
Dielli te ben mire, ose jo aq keq sa mendonim: prej pak kohesh jane bere disa studime te cilat tregojne te mirat e nje ekspozimi korrekt ndaj rrezeve ultravjollce. Per ta vertetuar kete, gjate diteve te kaluara, studiuesi Oliver Gillie i departamentit “Health Research Forum” te Londres, ka folur per “vjedhjen e diellit”, duke iu referuar disa analizave te bera nga vete ai: rezultati i studimit i publikuar edhe ne “Molecular Nutrition and Food Research”, eshte pikerisht nje rritje e frekuences se semundjeve si diabeti, tumoret, kardiopatite dhe skleroza. Ne fakt, duket se dielli ndihmon ne parandalimin e semundjeve te lartpermendura (ne ndonje rast hidhen hipoteza, se ai kontribuon edhe ne sherimin e tyre), sepse nje nga efektet e tij kryesore eshte stimulimi i sintezes se vitamines D ne lekure. Vitamina D, e cila 90 per qind prodhohet nga dielli dhe vetem 1 per qind e marrim nga ushqimet, eshte shume e rendesishme per organizmin e njeriut.

Meqe mund te merret lehtesisht nga drita e diellit, ndryshe nga te tjerat qe merren permes ushqimeve, eshte cilesuar si vitamine ekonomike. “Vitamina D nxit prodhimin e substancave antibakteriale: jo me kot, para marrjes se antibiotikeve, pacientet qe kane probleme si infeksione kronike apo tuberkulozi keshillohen nga mjeket qe te bejne banja dielli. Gjithashtu vitamina D eshte edhe nje antitumoral: ndalon per shembull nje enzime, ‘aromatas’, e cila perdoret ne barnat kunder kancerit. Perveç kesaj, ka edhe nje veprim qe mund te jete i dobishem kur sistemi imunitar eshte teper aktiv, si ne rastin e semundjeve autoimune ose patologjive me nje perberes te larte imunitar dhe inflamator, te tilla si ‘psoriasis’”, thote nje profesor doktor.

Jo vetem vitamina D

Vitamina D ka shume efekte te tjera pozitive mbi shendetin dhe kockat. Ekspozimi ne diell nuk do te thote vetem prodhimi i kesaj vitamine te çmuar: rrezet ultravjollce rregullojne metabolizmin ne lekure (nje bekim per personat qe vuajne nga ‘psoriasis’, ose nga dermatiti) dhe kane nje veprim dezinfektues siperfaqesor qe zvogelon rrezikun e infeksioneve te lekures. “Dielli eshte si nje shampanje e embel: te stimulon, te rigjalleron, por nese e tepron, te helmon”, shkruante ne vitet ‘20 ser Henry Gauvain, nje doktor anglez. Megjithate, kujdesi mbetet serish i rendesishem: ekspozimi ne diell gjate oreve te drekes nuk eshte i rekomanduar, por nese ju nuk i rezistoni dot deshires per te mos qene ne plazh, atehere duhet te mbroheni me kremra solare, te pershtatshme sipas tipit te lekures. Nderkaq, per te garantuar disa avantazhe te rrezeve te diellit, nuk eshte e nevojshme qe ju te nxiheni: do te mjaftonte te kalonit me shume kohe ne ajer te paster per te marre substancat qe ndikojne ne mireqenien tone.

“Do te mjaftonin nje ose dy ore çdo dite ne natyre, ne levizje”, thote nje kronobiolog dhe docent mjekesie ne Universitetin Ferrara. “Drita rregullon humorin, duke modeluar sintezen e serotonines: por te krahasohet me Kalifornine, ekziston nje ‘humnere’ e madhe mes shkalles se depresionit dhe vetevrasjeve ne Europen Veriore. Veç te tjerash, ekspozimi ndaj nje drite te forte, zvogelon sintezen e melatonines, e cila nxitet me pas nga erresira: rezultati eshte nje cikel i mire gjume-zgjim, me shume efekte pozitive mbi shendetin”. Metabolizmi funksionon me mire, nderkohe qe ulet rreziku i semundjeve: nje prodhim i rregullt i melatonines, per shembull, duket se lidhet me probabilitetin e vogel te shfaqjes se tumorit te gjirit dhe zorres se trashe.

Per me teper, dielli ne masen e duhur shmang “sindromen e keqndriçimit”, qe prek personat te cilet kalojne pjesen me te madhe te dites mbyllur ne shtepi. Simptomat? Lodhje, pergjumje, izolim, jete sedentare, kile te teperta. Personat qe qendrojne gjithe diten mbyllur ne shtepi, jane me te rrezikuar nga miopatia e larte, sepse retina nuk stimulohet ashtu siç duhet per te prodhuar dopaminen, transmetues qe parandalon zgjatjen e tepruar te kokerdhokut te syrit, ne baze te defektit. Vitamina D konsiderohet si “vitamina e çudirave”. Pas nje studimi te gjate 40-vjeçar, u zbulua se nje doze e perditshme mund te pergjysmoje rrezikun e kancerit te gjirit dhe te zorres se trashe. Studimi ka treguar se ajo luan nje rol shume te rendesishem ne parandalimin nga semundjet e zemres, kancerin, diabetin, tensionin e larte, skizofrenine dhe sklerozen. Po ashtu ndihmon edhe ne forcimin e kockave.

Mungesa e ndjeshme e kesaj vitamine ne Hemisferen e Veriut ben qe banoret e ketyre vendeve te vdesin para kohe per shkak te semundjeve te ndryshme. Nje studim tjeter ka nxjerre ne pah te mirat social-ekonomike te ekspozimit ne diell, te cilat jane me te medha se rreziqet e tij (ne Shtetet e Bashkuara mund te shmangej çdo vit vdekja e 50 mije personave nga tumori, nese te gjithe do te kishin mjaftueshem vitamine D ne organizmin e tyre. Nga kanceri i lekures vdesin çdo vit me shume se 10 mije persona). Pra duket se ka ardhur ora te rivleresohen ne maksimum banjat e diellit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama