Kjo dietë do t’ju duket më e vështira gjatë 2-3 ditëve të para. Më pas, organizmi mësohet me marrjen më të vogël të ushqimit, por përshtatet edhe me llojet e gjësendeve ushqimore të kësaj diete. Pas krizës fillestare, gjithçka është shumë më e lehtë. Me një shkrirje të shpejtë të kileve rritet edhe vetëbesimi dhe dëshira që të vazhdohet me këtë dietë.
Specifikimi i kësaj diete qëndron te fakti se ajo ka dy cikle. Kjo d.m.th se, pas një periudhe të caktuar, vjen deri te përsëritja e menysë ditore. Kështu p.sh, gjësendet ushqimore që i konsumoni ditën e parë të kësaj diete, mund t’i hani edhe ditën e 13-të të saj. Më të vështirat janë ato ditë kur nuk hahet kafjalli, respektivisht kur ai përbëhet vetëm nga kafja, apo çaji.
Dita e parë
(dhe e trembëdhjetë)
Kafjalli: kafe e zezë;
Dreka: 2 vezë të ziera mirë, sallatë me lakër të zier, me vaj bimor, një gotë lëng domateje, pa kripë;
Darka: peshk të pjekur në skarë, apo të zier.
Dita e dytë
(dhe e njëmbëdhjetë)
Kafjalli: kafe të zezë, një copë buke të zezë;
Dreka: peshk të pjekur në skarë, apo të zier, sallatë me perime apo me lakër, të përzier me vaj bimor;
Darka: 200 g mish të zier lope, një gotë jogurt.
Dita e tretë (dhe e tetë)
Kafjalli: kafe të zezë, bukë të zezë të thekur;
Dreka: një kungull i pjekur, një mollë;
Darka: 2 vezë të ziera mirë, 200 g mish të zier lope, sallatë nga lakra e freskët, me vaj bimor.
Dita e katërt (dhe e nëntë)
Kafjalli: kafe të zezë;
Dreka: 1 vezë jo fort të zier, 3 karota të mëdha, të ziera, me vaj bimor, 15 gramë djathë të fortë;
Darka: 1 pemë sipas dëshirës.
Dita e pestë (dhe e dhjetë)
Kafjalli: Karotë e freskët me lëng limoni;
Dreka: një peshk të pjekur, apo të zier, një gotë lëng domatesh, pa kripë;
Darka: pemë.
Dita e gjashtë (dhe e 14-të)
Kafjalli: kafe të zezë;
Dreka: gjysmë pule të zier, sallatë me lakër të zier, apo karota me vaj bimor;
Darka: 2 vezë të ziera, sallatë perimesh.
Dita e shtatë (dhe e 12-të)
Kafjalli: çaj pa sheqer;
Dreka: 200 gram mish lope, të zier, një pemë;
Darka: Zgjidheni ndonjë darkë nga ditët e tjera, me përjashtim të ditës së tretë.
Gjatë mbajtjes së kësaj diete duhet që të lëvizni sa më shumë. E obligueshme është një shëtitje e lehtë të paktën 30 minuta në ditë.
Vetes do t’i ndihmoni nëse çdo ditë, kur t’ju kapë uria, të pini pak ujë mineral, ku keni shtuar lëng limoni. Gjatë ditës, sasia e këtij uji nuk duhet të kalojë një litër. Mjafton lëngu i një limoni.