Diferenca ideale burre-grua? Shkencetaret thone 15

Diferenca ideale burrë-grua? Shkencëtarët thonë 15
Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Rezultati? Pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe.

“Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë”,- shpjegon udhëheqësja e këtj studimi. Ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë studim, i cili për shumë njerëz lë vend për diskutim.

Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në 2001, duke studjuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzone të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15 vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.

Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar.

Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët.

Kështuqë, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kerkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.

 
Ajo më e madhe se ai...

Por ka dhe ndryshe, kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensonet e tyre ideale.

Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt... gra që i “marrosin” ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky llojmiksim gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak “mama”...

Nga Gazeta Shekulli   

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama