Diferenca ideale burre-grua

Diferenca ideale burre-grua
Dallimet në mes mashkullit dhe femrës në martesë duhet të jetë 15 vjet. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Rezultati? Pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. “Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe me siguri në vetvete.

Të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë”,- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Përveç studimit të publikuar së fundi, ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë tezë, e cila për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës në vitin 2001. Studiuesit e Universitetit të Finlandës duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës arritën në konkluzione të njëjta.

Fëmijët

Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë, çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri.

Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama