Diferencat shoqerore edhe ne gjume

Diferencat shoqërore edhe në gjumë

Por për të gjithë, amerikania "National Sleep Foundation" ka për t‘ju përcjellë një mesazh: Flemë shumë pak dhe
kjo mund të ketë një efekt negativ për shëndetin. Studimi është realizuar nga Universiteti i Çikagos, (669 të intervistuar të moshës 38 dhe 50 vjeç) dhe është publikuar në numrin e marsit të gazetës amerikane të epidemiologjisë.

Rezultati është se gjysma e të intervistuarve kalonin në gjumë vetëm 7 orë e gjysmë të ditës. Por gjumi i efektshëm nuk i kalon 6.1 orë, me një orë e gjysmë çdo mbrëmje, duke lexuar dhe parë televizor.

Gratë e bardha flenë 6.71 orë, të ndjekur nga burrat 6.09, ndërsa gratë me ngjyrë flenë 5.9 orë. Burrat zezakë janë ata që e kanë thyer rekordin me 5.1 orë gjumë të efektshëm.
Në fillim të 1900-ës flihej rreth 9 orë çdo natë dhe në ‘70-ën gjumi u pakësua duke shkuar në 7 orë. "Njerëzit nuk mendojnë se sa orë bëjnë gjumë efektiv", thotë Diane Lauderdale, pedagoge në Universitetin e Çikagos,
e cila është dhe autorja kryesore e këtij kërkimi.

Mjekët amerikanë kanë aplikuar një metodë të tillë: kanë vënë në pulsin e vullnetarëve një aparat që regjistron momentin e rënies në gjumë dhe të zgjimit.

"Rezultatet kanë qenë negative, njerëzit flenë pak gjumë dhe kjo korrespondon me aktivitetin e një shoqërie 24 në 24", sipas Laurdedalit.

Për sa i përket ndryshimit mes të pasurve Dhe të varfërve, studiuesja ka një shpjegim:
"Personat të cilët janë mirë ekonomikisht flenë më lehtë dhe më shumë se ata të cilët kanë probleme ekonomike.

Të varfrit e kanë mendjen te paratë, vështirësitë ekonomike dhe si rrjedhojëvjen stresi, i cili shkakton pagjumësinë.

Të pushuarit pak na bën që të bëhemi agresivë, nervozë dhe të kemi një përqendrim gjithmonë e më të ulët.

Sipas studimeve të fundit, gjumi i pakët është më keq se një dietë e fortë, një sëmundje diabeti ose tension i lartë.
Një artikull i publikuar në mars në "Financial Times" kritikonte tezat e njeriut modern, skllav të zgjimit. Aty shkruhej: "Kush ka thënë që flemë shumë pak?"Ndoshta këto janë zëra nga industritë farmaceutike për të shitur gjithmonë e më tepër ilaçe të shtrenjta kundër pagjumësisë? Nëse kjo është e
vërtetë, atëherë shpjegohet shumë qartë arsyeja se përse të pasurit flenë më tepër.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama