Defekti në transformatorin 560KVA ka ndodhur pak më parë. Pas kësaj në terr është zhytur krejt zona e Dumresë, duke përjashtuar qytezën e Belshit e cila merr energji nga një tjetër linjë.
Mësohet se transformatori është i vitit 1971, në gjendje të amortizuar dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i defektit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ndërhyrjes por ende nuk është dhënë një përgjigje se kur do të rikthehet energjia.
Bardha Nergjoni : Shekulli Online