Shifrat katastrofike jane bere publike vetem shtate vjet me pare, edhe pse duket sikur ka nje jete qe i degjojme. Ne kete periudhe u publikua raporti i pare i rendesishem, sipas te cilit rreth 300 mije njerez kane humbur jeten nga mbipesha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. U fol per nje epidemi globale: Per ‘globezitetin’, si per te vene ne dukje “shendoshjen progresive te kombeve”. Nje perspektive qe e mori ne konsiderate edhe Organizata Boterore e Shendetesise. “Nese do te marrim ne konsiderate cdo lloj epidemie, qofte grip apo dicka tjeter, asnje nuk eshte me e rende sesa epidemia e obezitetit, ne termin e impaktit shendetesor per vendin dhe shoqerine tone”, ka deklaruar ne vitin 2003 Julie Gerberding, drejtoreshe e “Qendres per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve”, ne SHBA. Parashikimet (te dala ne kongresin e fundit mbi obezitetin, i zhvilluar ne Sidnej, Australi), thone qe brenda pak vitesh, perhapja e ketij fenomeni mund te kompromentoje jetegjatesine e njeriut. Ne nje raport te koheve te fundit eshte bere publike shifra e 1 miliard obezeve ne te gjithe boten, qe si per paradoks e ka kapercyer me kohe numrin prej 800 milione te paushqyerve qe llogariten ne bote.
Nuk eshte hera e pare, si ne rastin e dy raporteve te “Lancet” dhe “New England”, qe te dhenat epidemiologjike flasin per pasoja te ndryshme qe vijne nga obeziteti. Madje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka jo pak opinioniste qe kane dale kunder perfundimeve te ketyre te dhenave, duke e argumentuar se raportet qe flasin per pasojat negative qe vijne nga obeziteti jane te frymezuara nga industria farmaceutike, per te reklamuar produktet qe ndihmojne per dobesim. Por nese hidhet nje veshtrim me i vemendshem, edhe levizjet e konsumatoreve qe mundohen te “shfryjne” mitin e mbipeshes duket se jane te sponsorizuara nga restorante dhe idustrite e prodhimit te produkteve ushqimore. Dhe ne kete lemsh interesash nuk eshte e lehte te gjendet e verteta. Tendenca per te terhequr shifrat sa nga nje ane ne tjetren, eshte e pashmangshme. Ashtu sic eshte po kaq e veshtire qe te dhenat epidemiologjike te hedhin drite mbi rreziqe te tjera qe i kanosen njeriut, sic mund te jete duhani per shembull.
Por si perfundim, disa kile me shume bejne mire apo keq? “Me shume bejne keq”, eshte pergjigja e eksperteve. Madje po te shikohen mire studimet e viteve te fundit, edhe perfundimet e eksperteve nuk jane me kontradiktore sa me pare. “Personat me peshe normale jane me pak te ekspozuar ndaj rrezikut te semundjeve apo vdekjes se parakohshme”, ka pohuar Maria Grazia Franzosi, epidemiologe e institutit Mario Negri. Rreziku vjen e rritet rreth 40 per qind me shume tek personat nenpeshe. Ndersa per njerezit obeze ky rrezik zmadhohet dy ose tre here me teper. Dhe per kete nuk ka me pike dyshimi. Tre raporte te ndryshme kane dale me te njejtin perfundim. Dyshimet tanime mbeten vetem tek personat me nje mbipeshe te lehte ose te arsyeshme. Edhe pse ne kete rast realiteti eshte i ndryshem nga ai qe duket. Kete mendim mbron edhe nje prej studiuesve qe mundohet te zvogeloje pasojat e kileve te teperta. Pjese e fajit duket se eshte edhe njesia matese e shendetit. Ne te gjitha te dhenat e mbledhura, si meter referues ose si etalon perdoret masa trupore (Imc), e llogaritur nga raporti i peshes me gjatesine. Por me nje Imc me te larte se norma jane edhe personat trupmedhenj dhe te shendoshe, te cilet ne fakt, peshojne teper por dhjamin e kane zevendesuar me muskuj. Per kete arsye, sot preferohet qe ne vend te indeksit Imc, per masat qe paralajmerojne rreziqet, sidomos ato kardiovaskulare, te perdoren si meter masat e dhjamit ne pjesen e barkut, qe jane edhe tregues i rrezikut te semundjeve te zemres dhe diabetit.
“Mesazhi yne nuk do te thote qe shendeti i tepert nuk eshte i demshem. Ajo cka ne veme ne dyhsim, eshte fakti se masa trupore (Imc) mund te jape te dhena te gabuara per ata persona te dobet, por qe kane muskuj (gje qe eshte e mire per shendetin), dhe per ata njerez qe kane akumuluar dhjamin e vertete dhe te rrezikshem”, ngul kembe Francisco Lopez-Jimenez, nje prej autoreve te studimit te botuar ne revisten “Lancet”. Nga ana tjeter ekziston edhe nje faktor qe shpjegon diversitetin e perfundimeve. “Ka mundesi qe persona mbipeshe, te semure nderkohe nga semundje kardiovaskulare, si ata te perfshire ne studimin e “Lancet”, te jene kuruar ne menyre me agresive, per patologjine te ciles i perkasin. Prandaj dhe numri i vdekjeve te tyre eshte me i vogel”, shpjegon Paolo Vineis, epidemiolog ne Universitetin e Torinos dhe ne Imperial College ne Londer. “Gjithsesi studimi i “Lancet” i referohet vdekshmerise tek pacientet e prekur qe me pare nga semundjet koronare. Te dhena keto qe sigurisht jane te ndryshme, po t’i referohen njerezve te shendetshem”.
Megjithate te dhenat dhe publikimet epidemiologjike kane ndikimin e tyre. “Nuk mund ta lejojme kalimin e mesazheve qe thone se mbipesha ben mire”, thote studiuesja Franzosi. Por ne te njejten kohe edhe pse ka nje kosto te larte ne termat e shendetit publik, rreziku individual i lidhur me obezitetin nuk eshte i madh. “Kush pi duhan eshte dy deri ne tre here me shume i ekspozuar ndaj semundjeve vdekjeprurese; per ata qe jane mbipeshe, rreziku rritet 20-30 per qind dhe eshte analog me ate te duhanpiresve, vetem ne rastet e obezitetit te theksuar, cka perben raste te rralla”, thote Carlo La Vecchia, epidemiolog ne Fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Milanos. Gjithsesi rreziku zvogelohet serish, po te kihet parasysh numri i vogel i njerezve qe futen ne kete kategori.
Pavaresisht kesaj, ne nje studim te publikuar ne “European journal clinical nutrition” thuhet qe numri i njerezve obeze nuk eshte ne rritje qofte tek te rriturit, qofte tek femijet. Ndersa vetem 10 per qind e te rinjve duken te predispozuar te preken nga ky fenomen. Cka do te thote se tonet drastike per “epidemine e obezistetit” duken ende larg.
Nga : Revista Klan