Ngrohja e ajrit pranë ujërave të deteve përcakton proceset e ngritjes në atmosferë, të cilat bëhen më pak të qëndrueshme. “Kemi analizuar lëvizjet që krijohen dhe kemi arritur në përfundimin se krijohen kushte të reja që ndryshojnë tërësisht qarkullimin tipik të kësaj zone”, thonë studiuesit. Një prej tyre është Oshilacioni Arktik, diferenca e presionit të Arktikut dhe zonave me gjerësi gjeografike mesatare (ishujt Azore dhe Islanda). Nëse kjo diferencë shkaktohet nga presioni i lartë në Azore dhe i ulët në Islandë formohen erëra të forta perëndimore që sjellin në Europë ajrin atlantik të nxehtë e të lagësht gjatë dimrit. Nëse raportet përmbysen nuk kemi formim të erërave dhe ajri i ftohtë arktik mund të zbresë drejt Europës, si në dy dimrat e fundit.
Po çfarë duhet të presim në të ardhmen?
Sipas ekspertëve, dimra gjithnjë e më të acartë na presin. Në fillim të këtij dimri u duk sikur ky model nuk funksiononte (nëntori dhe dhjetori ishin muaj të ngrohtë për stinën e dimrit), por kjo ndodhi për shkak të disa faktorëve të tjerë kushtëzues, të cilët bllokonin ajrin e ftohtë arktik. Por nga mesi i janarit gjërat ndryshuan tërësisht dhe i ftohti polar erdhi bashkë me reshjet e mëdha të dëborës. Në këto kushte, ekspertët thonë duhet të presim që situata të tilla të përsëriten shpesh në dimrat e ardhshëm.