Dimri 2014-2015 do te jete me i ftohti i shekullit te fundit

Dimri 2014-2015 do te jete me i ftohti i shekullit te fundit

Janari dhe shkurti i vitit 2015 do të jenë muajt më të ftohtë të dimrit, por edhe të 100 viteve të fundit. Parashikimet dhe tendencat, që kanë shkaktuar panik në ueb, janë bazuar në modelin CFS, i cili merr në konsideratë anomalitë e temperaturave. Ja se çfarë thonë ekspertët…

A do të jetë dimri 2014-2015 më i ftohti i të gjitha viteve të shekullit të fundit? Në internet, përhapja e lajmeve alarmante mbi temperaturat të cilat do të ulen në muajt e ardhshëm, duket se nuk lënë vend për të shpresuar: shiu dhe temperaturat e akullta do të karakterizojnë dimrin e ardhshëm. Por a duhet të shqetësohemi vërtet? Të dhënat meteorologjike kishin parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë dhe të gjithë e dimë se si shkoi: shirat e shumtë dhe luhatjet e temperaturave, kanë tejkaluar çuditërisht parashikimet, ndërsa ato kanë dëmtuar shumë dhe veçanërisht sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Ndaj nga një anë është mirë që të merren në konsideratë vetëm parashikimet e kryera nga ekspertët e motit për fillimin e shtatorit. Ndërkaq, parashikimet dhe tendencat që kanë shkaktuar panik në ueb janë të bazuara në modelin e CFS, i cili merr në konsideratë anomalitë e temperaturave që pritet të ndodhin në muajt e ardhshëm të dimrit. Përgjithësisht besueshmëria e parashikimeve meteorologjike nuk shkon përtej dy javëve, ato nuk mund të llogariten dhe sigurisht as të parandalohen. Pra, ne nuk mund të marrim në konsideratë “shtrembërimet” e mundshme, por duhet të presim muajt e ardhshëm për të pasur parashikime sa më të sakta mbi ecurinë e dimrit. Gjithsesi, për ta marrë si të mirëqenë, sjellim parashikimet e bëra për muajt janar-shkurt 2014. Vlerësimet e bëra nga qendra e llogaritjeve CFS thonë se këta dy muaj do të jenë më të ftohtit e këtij dimri, sidomos janari. Pikërisht në këtë muaj do të jetë edhe piku më i ftohtë i dimrit, madje edhe i 100 viteve të fundit. Ekspertët e huaj të parashikimeve meteorologjike kanë dhënë informacione të ndryshme sidomos në rrjetet sociale. Njëri prej tyre, italiani Alessandro Azzoni, ka thënë se: “Të bësh parashikime në lidhje me klimën e dimrit të ardhshëm është praktikisht e pamundur. Përkundrazi, në një farë mënyre ato nuk janë plotësisht shkencore. Por ama shkenca meteorologjike ka në dispozicion prej vitesh softuerë shumë të sofistikuar, të aftë për të analizuar miliarda informacione dhe parametra të motit dhe jo vetëm. Falë kësaj, parashikimet stinore të shumë modeleve kanë filluar të flasin për një stinë më të ftohtë se zakonisht, me temperatura rreth 2 gradë më të ulëta se mesatarja”.

E pra këto janë të dhënat e fundit në fushën meteorologjike për të gjithë ata të cilët janë të interesuar në këtë drejtim. Si duket, këtë dimër pothuajse të gjithë do t’u drejtohen pajisjeve ngrohëse. Por meqenëse jemi në këtë temë, ne po ju sugjerojmë edhe disa këshilla paraprake se si të mbroheni nga i ftohti:

Pastrojini mirë duart tuaja dhe të fëmijëve

Ndoshta ju duket pak e çuditshme, por do t’ju befasonte fakti se sa shumë njerëzve ju mungon shprehia e pastrimit të duarve, madje as pas përdorimit të tualetit. Gripi sezonal më së shumti përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Kështu që pas një teshtitje në duar, nëse ato nuk lahen menjëherë, mundësitë për të infektuar me grip perona të tjerë, janë shumë të mëdha.

Përdoreni shaminë ose letrat e duarve

Mos harroni se bakteret ngjiten në duart tuaja, prandaj teshtitja apo kollitja në duar mund shkaktojë ngjitje të baktereve te personat e tjerë. Bëjeni shprehi që të kolliteni apo teshtini në shami.

Jogurti

Ekziston një hulumtim që thotë se një gotë jogurt mund ta reduktojë mundësinë e ftohjes deri në 25 për qind. Ky efekt magjik i dedikohet përmbajtjes së kosit i cili nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret e dëmshme.

Vitamina C

Kjo vitaminë mendohet të jetë mënyra e duhur për ta luftuar ftohjen dhe gripin. Për fat të keq, ekspertët nuk ia kanë dalë që ta shpjegojnë efektin e tij të dobishëm. Një hulumtim ka vërtetuar se vitamina C, kur merret pas fillimit të ftohjes, nuk shkurton periudhën e kohëzgjatjes së gripit apo nuk zbut simptomat e tij. Por kur kjo vitaminë merret çdo ditë, ajo zvogëlon kohëzgjatjen e gripit, në 8 për qind te të rriturit dhe 14% te fëmijët.

Konsumoni shumë lëngje

Në mënyrë që trupi juaj të funksionojë rregullisht dhe të çlirojë helmet, ai ka nevojë për shumë lëngje. Edhe pse gripin nuk mund ta “pastroni rrënjësisht” nga organizmi juaj, konsumi i lëngjeve në trup përfundimisht ju ndihmon që ta mundni atë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama