Dinamo mbledhje per krizen

Dinamo, mbledhje për krizën

Mbas dy humbjeve, administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, u ka kërkuar futbollistëve që sot të jenë të gjithë prezentë në stërvitje, pasi drejtuesit e klubit së bashku edhe me trajnerin Igli Allmuça do të zhvillojnë një mbledhje. DinamoSkuadra tashmë gjendet në pozita jo të mira në renditje, çka e komprometon sezonin dhe punën e deritanishme. Edhe pse në disa periudha blutë kanë bërë disa ndeshje të mira dhe kanë korrur disa fitore radhazi, në përgjithësi sezoni nuk ka qenë ai që pritej. Mungesa e një sulmuesi race ka qenë pika më e dobët e Dinamos. Mbledhja do vendosë pikat mbi "i" për pjesën e mbetur të kampionatit ku blutë do të kërkojnë të sigurojnë mbijetesën sa më parë.

Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama