Haviari ka qenë gjithmonë një simbol i luksit. Vetë ngrënësit e rregullt të haviarit, carët rusë dhe shahët iranianë i trajtonin vizitorët e tyre të fisëm me doza vezësh beluge. Mbi 90 për qind të haviarit në botë që buron nga Deti Kaspik, Azerbajxhani (një vend kaspik me popullsi 8 milionëshe) është i pasur me haviar dhe bujar me këtë pasuri të tijën. Edhe në periudhën sovjetike, zyrtarët azerë sillnin kanaçe haviare me vete kur bënin marrëveshje me vende të tjera të Perandorisë.
Dhënia e dhuratave është pjesë e kulturës azere, por tradita sugjeron se bujaria duhet të paguhet mbrapsht një ditë. Kjo është logjika të cilës zyrtarët azerë i referohen privatisht si "diplomacia e haviarit". Ajo filloi në 2001 kur Azerbajxhani iu bashkua Këshillit të Europës - klubi i vendeve demokratike të kontinentit. Procesi rriti marshin pasi Ilham Alijev, i cili kishte shërbyer asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), u bë President i Azerbajxhanit në vitin 2003. Kur naftësjellësi i Baku-Tbilisi-Ceihan përfundoi në vitin 2005 dhe sëndukët shtetërorë të Azerbajxhanit u përmbytën nga të ardhurat e naftës, "diplomacia e haviarit" kërceu në marshin më të lartë.
Diplomacia e haviarit ishte duke fituar dhe duke marrë vulën e legjitimitetit të blatuar nga anëtarësia në Këshillin e Europës.
Krijuar në vitin 1949, Këshilli i Europës nuk është klubi me më influencë në Europë. Në fakt, të përballur me arkitekturën trullosëse institucionale të Bashkimit Europian, shumë prej qytetarëve të Europës e kanë harruar atë prej kohësh. Por në mënyrën e tij të qetë dhe pa pretendime të mëdha, Këshilli i Europës nënkupton demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Për më shumë se gjysmë shekulli, ai ka simbolizuar vlerat që lidhin Europën bashkë. Të jesh anëtar i tij është të jesh pjesë e familjes europiane.
Diplomacia ka të bëjë gjithmonë me fitimin e miqësisë, ndërtimin e aleancave, mbylljen e ujdive. Por, në rastin e Azerbajxhanit dhe Këshillit të Europës, shpesh herë kjo punë ka shkuar shumë larg. Siç i kanë thënë ESI-t burimet azere në Strazburg, Azerbajxhani ka një politikë sistematike për të siguruar influencë në Baku: “Një kilogram haviar kushton 1300-1400 euro. Secili nga miqtë tanë në PACE merr çdo sesion, katër herë në vit, të paktën 0.4 deri në 0.6 kilogram. Miqtë tanë në PACE që marrin këtë janë 10-12 veta. Janë edhe 3-4 persona në sekretariat”.
Për disa miq, haviari është thjesht fillimi: “Vetëm haviari jepetçdo sesion. Por gjatë vizitave në Baku, jepen edhe shumë gjëra të tjera. Shumë delegatë ftohen rregullisht në Azerbajxhan dhe paguhen bujarisht. Në një vit normal, të paktën 30 deri në 40 persona ftohen në vend, disa syresh vazhdimisht. Njerëzit ftohet në konferenca, organizime, nganjëherë edhe për pushime vere. Këto janë pushime të vërteta dhe ka shumë dhurata të shtrenjta. Dhuratat janë kryesisht qilima të shtrenjtë mëndafshi, sende ari dhe argjendi, pije, haviar dhe para. Në baku, një dhuratë e zakonshme është 2 kilogramë haviar”.
Përgjatë projektit, folëm me një numër të madh zyrtarësh ndërkombëtarë, zarbajxhanas, anëtarë të PACE dhe persona të përfshirë në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Azerbajxhan. Studiuam trnskriptet e debateve të Këshillit të Europës në Azerbajxhan dhe analizuam raportet e vëzhgimeve nga monitoruesit ndërkombëtarë.
Jashtë Këshillit të Europës, gjendja e demokracisë së Azerbajxhanit nuk kontestohet me seriozitet. Edhe admiruesit më të mëdhenj të vendit pranojnë se në rastin më të mirë, është një regjim gjysmë-autoritar.
Azerbajxhani nuk ka zhvilluar as edhe një raund zgjedhjesh konkurruese që nga koha e Hajdar Alijev, babai i presidentit aktual, Ilham Alijev. Hajdari erdhi në pushtet në vitin 1993 pas një grushti shteti kundër presidentit të parë të zgjedhur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve, e ka blinduar kuvertën aq fort në favor të qeverisë në pushtet, sa asnjë konkurrencë politike nuk është e mundur, e drejtë apo diçka tjetër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, as edhe një kandidat i vetëm opozitar, nuk arriti të fitonte një karrige.
Si mundet atëherë, kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të PACE të deklarojë se zgjedhjet kanë arritur standardet ndërkombëtare dhe ato të Këshillit të Europës.Pse, kur situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar qartazi që nga 2003-i, debati në PACE mbi Azerbajxhanin ështëbërë më i relaksuar, madje dytësor.
Ky raport sugjeron disa përgjigje. Përshkurn sesi një regjim autoritar në Baku ka arritur t’u shmanget zotimeve të tij, t’u mbyllë gojën kritikëve dhe t’i shndërrojë monitorimet ndërkombëtare të zgjedhjeve nëteatër politik.Është një rrëfenjë sesi organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Europëështësedatuar. Përposh dështimit institucional, kjo është një histori mbi individët dhe ndryshimin që ata mund të sjellin, për mirë apo keq, brenda institucioneve si Këshilli i Europës.
Aktorët e kësaj historie – kritikët dhe apologjetët –janë zviceranë, belgë, britanikë, gjermanë, spanjollë dhe turq; ata janë liberalë, social demokratë, konservatorë, nacionalistë dhe ish komunistë.Në Azerbajxhan, shumë prej tyre kanë tradhëtuar vlerat dhe traditat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.Rezultati mund të jetë kriza më serioze e legjitimitetit në historinë e Këshillit të Europës.
Jo çdokush që mbrojti Azerbajxhanin në PACE e bëri këtë për përfitime materiale. Kishte faktorë të tjerë në lojë, duke përfhirë rrethanat gjeopolitike. Por, ka shumë të dhëna se korrupsioni ka luajtur një rol në mënjanimin e PACE nga përgjegjësitë e saj. Raportimi sesi politika e haviarit është zbatuar, sipas rrëfimeve të azerëve të ndryshëm, është konfirmuar përmes intervistave të shumta me anëtarë të PACE dhe burime të tjera. Si e tillë, ajo shpjegon sjelljen e Këshillit të Europës, e cila përndryshe do të ishte e pakuptueshme.
Kur ky vend u pranua në Këshillin e Europës, pavarësisht dështimeve të dokumentuara demokratike, ideja ishte që anëtarësimi do ta transformonte gradualisht Azerbajxhanin. Mjerisht, e kundërta ndodhi.Rezultati është një tragjedi për qytetarët e Azerbajxhanit, vazhdimisht për ata aktivistë trima pro demokracisë, që dergjen burgjeve si të burgosur politikë. Por është po ashtu një tragjedi për Europën, vlerat e së cilësa janë nëpërkëmbur.
Parlamentarët e PACE që shijojnë përfitimet e diplomacisë së haviarit ulen po ashtu në karriget e parlamenteve kombëtare nëpër Europë. Dhe është pa dyshim, një tragjedi për vetë Këshillin e Europës, i cili duhet urgjentisht tërigjejëvlerat që themeluesit e tij i besuan, dhe përmes të cilave të justifikojë vazhdimësinë e ekzistëncës së tij.
Më mirë brenda se jashtë?
Ekzistojnë capak rregulla bazike për këtë klub demokracish. I pari prej tyre është se të gjitha demokracitë janë joperfekte dhe si të tilla përfitojnë nga qëmtimi i jashtëm. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Europës priten tëjapin gjykimet e tyre detyruese pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Sot, 800 milionë qytetarë nga 47 shtete mund të apelojnë në këtë gjykatë për të kërkuar mbrojtjembi të drejtat e tyre themelore. Anëtarët e Këshillit të Europës, po ashtu u japin llogari të barabartëve me ta. Duke u u anëtrësuar, ata pranojnë legjitimitetin e ndërhyrjeve nga jashtë dhe kriticizmit.
Ideja e dytë është se vetëm demokracitë mund të jenë anëtarë të këshillit të Europës. Për shembull, Portuagalia dhe Spanja arritën të anëtarësohen vetëm pas rënies së regjimeve autoritare në këto vende. Edhe pse Greqi ishte anëtare që nga viti 1949, grushti i shtetit i vitit 1967 bëri që ky vend tëç’anëtarësohej për t’u rianëtarësuar vetëm në vitin 1974, pas rënies së kolonelëve. Një histori e ngjashme, ndonëse jo identike, ndodhi me Turqinë në fillim të viteve ’80, pas puçit ushtarak.
Duke e bërë demokracinë një kusht për anëtarësim, Këshilli ka përqafuar idenë e se është e mundur të bëhet dallim ndërmjet një demokracia joperfekte në njërën anë, dhe një regjimi autokratik në tjetrën. Për ta lehtësuar këtë dallim, Këshilli ka përcaktuar një sërëmodulesh të qarta vlerësimi, të cilat çdo anëtar duhet t’i përmbushë me sukses. Mbajtja e zgjedhjeve “të lira dhe të ndershme”është një prej tyre; garantimi i lirisë së mendimit dhe të shprehjes është një tjetër.
Për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, një vend duhet të jetë njëherësh Europian dhe demokratik. Në vitin 1994, PACE deklaroi se duke marrë parasysh lidhjet e tyre kulturore me Europën, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia mund të aplikonin për anëtarësim nëse dëshmonin qartazi vullnetin e tyre për t’u konsideruar si pjesë e Europës. Azerbajxhanit iu dha statusi i të ftuarit të veçantë në 1996-ën. Dy javë më vonë, ai dorëzoi një aplikim për anëtarësim të plotë.
Por a ishte Azerbajxhani demokratik? Për katër vjet, PACE nuk vendosi dot. Në qershor 2000, parlamentarët kishin para tyre dy dokumente që flisinin të dyja pozitivisht për aplkimin në fjalë, me kusht që vendi të përmbushte kushtet e kërkuara, me theks të veçantë tek të burgosurit politikë. Në janar të 2011-s, Tadeusz Iëinski i dyti në komandën e një misionitë monitorimit të zgjedhjevetëPACE, raportoi mbi zgjedhjet azere ndaj kolegëve të asamblesë në Stazburg. Ai u ankua për “fërkime serioze dhe vështirësi thuajse të pakapërcyeshme në bashkëveprimin e tij me ODIHR”. Raporti i tij përmbyllej duke kritikuar opozitën (tashmë ekstra-parlamentare):
“Komiteti beson forcërisht se opozita mban një pjesë të përgjegjësisë nëmungesën e debatit të gjallë publik në Azerbajxhan; opozita duhet të fokusohet nëprobleme reale sesa me çikërrima egocentrike politike. Bazuar mbi këto gjetje, komiteti ad hoc , ndërsa deklaron se i gjithë procesi zgjedhor tregoi progres në arritjen e standardeve dhe zotimeve të Asamblesë dhe OSBE-së, është megjithatë, i bindur se progres më bindësështë i nevojshëm për tëarritur një konsensus të përgjitshëm elektoral dhe demokratik në Azerbajxhan”.
Theksi ishte i habitshëm: problemi nuk ishte te mashtrimi zgjedhor, por te mungesa e konsensusit politik.Zyrtrë të tjerë të Këshillit lëvduan zgjedhjet në Azerbajxhan dhe punën e kolegëve të tyre, duke u deklaruar krenarë për rezultatin që përfaqësonte shumicën. Debati i zgjedhjeve të vitit 2010 tregon sa shumë ka PACE në vetëm pak vje, kur puna vjen te Azerbajxhani. Në 2005, raportuesit e PACE deklaruan se këshilli nuk mund të injoronte dhunën zgjedhore. Në 2010-ën, dy raportuesit, që kishin qenë në Baku, heshtën. Ca muaj më vonë, gjatë një mbledhjeje komiteti monitorues, pedro Agramunt shpjegoi se ai “nuk kishte vërejtur ndonjë problem formal”. Ai kritikoi ODIHR-in dhe i tha komitetit se “zgjedhjet ishin në pajtim me standardet e Këshillit të Europës”.
Në Azerbajxhan, një grup prej 19 organizatash të shoqërisë civile i dërguan një peticion PACE-s dhe OSBE-së. Autorët kërkuan të merrnin një shpjegim për metodologjinëe zbatuar nga vëzhguesit e PACE dhe OSBE. Ata kurrë nuk morën një përgjigje.
Në janar 2011, ODIHR publikoi një analizë të detajuar dhe shumë kritike për zgjedhjet parlamentare në Azerbajxhan. Por, në atë kohë, rezultatet e zgjedhjeve ishin bërë lajm i vjetër.
Pak muaj më vonë, Audrey Glover foli në një konferencë në Mastriht mbi mënyrat e sofistikuara mes të cilave qeveria manipulonte zgjedhjet: “Përmes kanosjes dhe refuzimit të kandidatëve të mundshëm me arsye joserioze bë mënyrë që ata të mos regjistrohen, opozita mundet realisht të eleminohet para se të fillojnë zgjedhjet...”. Glover përfundoi me një mesazh dorëheqës: “A ka ndonjë farë vlere në monitorimin e vazhdueshëm të këtyre vendeve?”
*Pjesë nga raporti i " European Stability Initiative" për Azerbajxhanin