Disa keshilla per nje pamje gjithmone te bukur

Disa këshilla për një pamje gjithmonë të bukur
Gjeni ngjyrat tuaja

Ekspertët e grimit thonë se raporti i cili arrihet me anë të grimit midis buzëve dhe syve, ka rolin kyç në pamjen e hijshme. „Ngjyrat duhet të jenë moderne, por jo tepër në trend“, pohon një eksperte. Kombinimi më i mirë është ai midis syve ‘smokey eyes’ me tone braun dhe buzëkuqit ngjyrë trëndafili.

Relaksohuni

Qëllimi i grimit të përsosur është që të dukeni sa më e natyrshme, ashtu sikur që duket aktorja e mirënjohur Eva Longoria Parker. „Nuk është e thënë që të jeni e përsosur nga koka deri te thembrat, në mënyrë që të tjerët t’ju marrin seriozisht”, thotë stilisti Petty Wood. „Lirisht evitoni përdorimin e takave tepër të larta, kurse flokët duhet t’i lini që të bien lirshëm“. 
 
Mos e kurseni parfumin

Femra që ka syza të markës së njohur, një çantë të madhe për laptop dhe stil gjithmonë të bukur të flokëve, kurrë nuk kursen në parfum. Bile edhe gjatë fundjavës, kur të veshë xhinsa dhe bluzë, pas saj do të mbetet një aromë e këndshme. Nga kjo njihet femra e suksesshme, e vetëdijshme dhe moderne.
 
Përdoreni llakun e flokëve

Ky produkt ndonjëherë nënvlerësohet, por pa arsye. Ai ju garanton një pamje të mrekullueshme të flokëve çdo ditë, thotë ekspertja e flokëve, Sara Potempa. „Nëse keni flokë të papastra, apo të dobëta, spërkatni ato me llak te rrënja dhe terni me tharëse flokësh për disa sekonda; kaçurrelat më së miri do t’i rregulloni nëse llakun e spërkatni direkt në brushë.
 
Lidhëset prej gome janë ‘in’

Nëse doni që flokët t’i lidhni në bisht, përdoreni ndonjë lidhëse interesante të plastikës, apo edhe të gomës. Në këtë mënyrë, ju do të keni një pamje rinore dhe të bukur.
 
Hekurosni flokët

Pa marrë parasysh se a shkoni në punë me veturë, apo me autobus, gjithmonë mund të ndodhë që t’ju zërë shiu dhe t’ua prishë flokët. Stilisti David Evagelista propozon që në ormanin tuaj në punë gjithmonë të mbani një hekur për hekurosjen e flokëve, i cili mund t’ju ndihmojë shumë në këpto raste.
 
Mësohuni ta veni pudrën

Kur ekspertët flasin për tenin e përsosur, ata mendojnë në vënien adekuate të pudrës. Sa për fillim, duhet ta dini që ekzistojnë pudra për lloje të ndryshme të lëkurës, prandaj ju duhet ta zgjidhni atë që është adekuat për lëkurën tuaj. Pasi që ta keni vënë pudrën, lëkura juaj nuk guxon të jetë as tepër e lagësht, e as tepër e thatë, po ashtu duhet pasur kujdes që shtresat e pudrës të mos jenë të dukshme.
 
Bëni manikyr profesional

Thonjtë jo të mirëmbajtur gjithmonë paraqesin një pasqyrë të keqe për femrën. Në mënyrë që gjithmonë të keni duar dhe thonjë të rregulluar, pa marrë parasysh punët të cilat i bëni, kërkoni nga eksperti që t’ua lyejë thonjtë me xhel. Në këtë mënyrë, pa shumë mund, gjatë tërë muajit do të keni thonj të përsosur.
 
Le t’ju zgjojë dielli

Në një botë të përsosur do të duhej të zgjoheshim pa orë me zile, të freskët dhe të ngopur me gjumë. Por, statistikat tregojnë se më shumë se 70% të njerëzve nuk flenë sa duhet. Për këtë shkak, ju preferojmë që të mos flini me perde të lëshuara, lejoni diellin që, me bukurinë dhe magjinë e rrezeve të tij, t’ju zgjojë çdo mëngjes. Por, me kusht që të keni rënë në gjumë me kohë. Më mirë do të ndiheni nëse zgjoheni me rreze të diellit, sesa me zilen irrituese të orës, a celularit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama