Disa keshilla per nje shtatzeni te lumtur

Disa këshilla për një shtatzëni të lumtur
Sidomos kur je në pritje të fëmijës së parë, pyetjet janë të shumta, ndaj disa shkencëtarë anglezë janë munduar të japin përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta, pa harruar se këshillat nga specialistët dhe leximi i sa më shumë informacioneve nuk janë kurrë të tepërta. Ja disa nga pyetjet më të shpeshta që gratë bëjnë gjatë shtatzënisëë ëfarë ilaëesh duhen evituar gjatë shtatzënisëë Në një shtatzëni fiziologjike, domethënë pa komplikacione, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i ilaëeve në rast temperature të lartë apo gripi, pra në sëmundje që mund të të prekin shpesh edhe kur nuk je shtatzënë.

 Në këto situata ka ilaëe që mund të përdoren me qetësi gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, ilaëe që duhen evituar tre mujorin e parë dhe të tjera që nuk duhen përdorur në muajt e fundit të shtatzënisë. është rreptësisht e ndaluar të pish qoftë edhe një paracetamol pa këshillën e mjekut që ndjek shtatzëninë tuaj. është e vërtetë se acidi folik duhet marrë para ngjizjesë Për sa u përket dozave të acidit folik, mjaftojnë 4 miligramë në ditë të paktën një muaj para ngjizjes, sepse në këtë rast zvogëlohen me 50 deri në 70 për qind disa lloj deformimesh te fetusi. A mundemi të praktikojmë ëdo lloj sporti gjatë këtyre 9 muajveë Në shtatzënitë fiziologjike, ku nuk ekziston fare rreziku i ndonjë lindjeje të parakohshme, mund të praktikohen pa frikë sporte të tilla si noti dhe duhen evituar sporte të lodhshme si ecja apo shëtitjet me kalë. Gjatë periudhës së shtatzënisë, a mund të udhëtosh e qetëë Nëse shtatzënia është e qetë, pa rrezik aborti apo lindje të parakohshme, pacienti mund të bëjë ëdo lloj udhëtimi me ëfarëdo lloj mjeti.

Në rastin e udhëtimit me avion, nga java e 32-të e më vonë duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mirë është që në këtë kohë të evitohen udhëtimet. ë A mund të evitohen gjatë shtatzënisë të vjellat dhe shqetësimet me gjuminë Për sa u përket të vjellave, janë një shenjë specifike e tre muajve të parë të shtatzënisë, të pashmangshme, edhe pse mund të përpiqesh të kufizosh gjërat që të sjellin shqetësime, parfumet, kremrat, buzëkuqet. Megjithatë, pothuajse të gjitha erërat rrisin ndjenjën e të vjellit gjatë shtatzënisë. Për sa u përket shqetësimeve me gjumin, për fat të keq nuk ka asnjë terapi të përshtatshme. A ka ushqime që duhen evituar gjatë shtatzënisëëë Të gjitha ushqimet e pabëra duhen evituar gjatë periudhës së shtatzënisë. Mishi, peshku, vezët mund të konsumohen qetësisht nëse janë të pjekur mirë, ndërsa frutat dhe perimet të lara mirë. Nuk ka ndonjë ushqim të veëantë që duhet evituar gjatë shtatzënisë. Por, ëfarë hanë zakonisht gratë gjatë nëntë muajve të shtatzënisëë Këtë pyetje kanë bërë Kate Northstone dhe bashkëpunëtorët e saj të Universitetit të Bristolit në Angli, dhe për ta kuptuar kanë vëzhguar në mënyrë të detajuar më shumë se 12 mijë gra shtatzëna dhe zakonet e tyre të ushqyerjes. Rezultatet e publikuara në ëEuropean Journal of Clinical Nutritionë tregojnë disa rregulla për një dietë të shëndetshme që i bën mirë si nënës, ashtu edhe fëmijës.

 Qëllimi i parë i studiuesve anglezë ka qenë ai për të individualizuar profile të veëanta ushqyerjeje dhe për të verifikuar nëse tendenca për të ngrënë ose jo në mënyrë të shëndetshme influencohet nga disa faktorë specifikë. Dhe përgjigjja është pa dyshim po: anglezët kanë pikturuar portretin e 5 tipave grash gjatë shtatzënisë dhe dietave ushqimore që preferojnë. Ata kuptuan se elementë si niveli i studimit apo gjendja sociale ndikojnë shumë në atë që gratë hanë gjatë nëntë muajve. Për shembull, tipi i parë është ëndërgjegjësimi shëndetësorë, me një ushqim që bazohet te frutat, perimet, drithërat, vezët, peshku dhe mishi i bardhë. Kush ushqehet në këtë mënyrë, zakonisht është një grua jo shumë e re, e arsimuar, që nuk pi duhan, nuk është në mbipeshë dhe vazhdon të shkojë në punë deri në fund të shtatzënisë së saj. Pastaj vijnë ato tradicionalet, që përfshijnë në dietën e tyre gjithë llojet e frutave dhe perimeve, por nuk heqin dorë nga mishi i kuq apo mishi i pulës. Këtu bëjnë pjesë gratë e reja në moshë, që kanë më shumë se një fëmijë, ose që e kalojnë pjesën më të madhe të shtatzënisë në dimër. Pastaj vjen dieta ëe përpunuarë, ku përfshihen gratë që pëlqejnë ushqimet komplekse, të pasura me yndyrë (zakonisht të reja me probleme ekonomike dhe një nivel të ulët studimesh). Më pas vjen dieta ëe gatshmeë, për të gjitha ato gra që zgjedhin ushqime të ëmbla dhe snack (zakonisht bëhet fjalë për gra në ankth, që preferojnë të ndihen plot energji).

 Në fund është gruaja vegjetariane, për të cilën ëuditërisht nuk janë përcaktuar tipare specifike. Dieta e shëndetshme ëStudime të shumta kanë treguar se cilësia e ushqimit gjatë shtatzënisë ka shumë rëndësi. Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, së bashku me një konsum të moderuar të alkoolit dhe një shtim të pranueshëm në peshë, ka efekt pozitiv si mbi nënën, ashtu edhe mbi fëmijën. Megjithatë, duhet thënë se rritja optimale e fetusit dhe shëndeti i tij gjatë lindjes dhe thuajse gjatë gjithë jetës varet shumë nga ushqyerja e nënës para ngjizjesë, shpjegojnë mjekët anglezë. Por cila është mënyra e drejtë e ushqyerjes gjatë shtatzënisëë Po të dëgjosh këshillat e mjekëve, mënyra më e mirë është ajo e para. ëështë rreptësisht e ndaluar tëu nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme. Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët, 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq. Ujë, dy litra në ditë, gatimi me avull dhe vaj ullirië, këshillon specialisti. A ka diëka që duhet evituarë ëMishrat dhe peshqit e pabërë, kikirikët dhe derivatet e tij, sidomos nëse ke në familje ndonjë njeri që vuan nga alergjitëë, përgjigjet specialisti. ëështë mirë të kufizohen në maksimum edhe sallamet, pijet e gazuara dhe me shumë sheqer, gjalpi dhe pana, dhe jo më shumë se 2 ose 3 gota me kafe në ditëë. Nëse ka diëka që është e vështirë tëi rezistosh gjatë nëntë muajve (dhe këtë e dinë shumë mirë gratë që zgjedhin dietën ëe gatshmeë, sipas parametrave të studimit anglez) janë ëmbëlsirat. Tëi përmbahemi dëshirës, apo joë ëDo ishte mirë të mos konsumonin ëmbëlsira më shumë se dy ose tri herë në javë, sidomos gjatë vakteve, duke zvogëluar në të njëjtën kohë burimet e tjera të karbohidrateve, si bukën dhe makaronat.

 Dhe nëse është e mundur, të zgjedhin biskota të thata pa yndyra dhe sheqernaë. Këshilla të veëanta Gratë shtatzëna duhet tëi bëjnë llogaritë me të vjellat në fillim të shtatzënisë dhe më pas me refluksin-gastroesofag, kur barku është i madh. Mund të bëhet diëka për të larguar shqetësimet. ëPër të vjellat është mirë të konsumosh ushqim shpesh dhe nga pak, të mos pish lëngje gjatë ngrënies dhe të preferosh ushqime me bazë karbohidratesh. është mirë të kufizohet kafeja, speci djegës, të skuqurat me shumë vaj dhe të mos shtrihesh asnjëherë para se të kenë kaluar dy orë nga ngrëniaë. Jo shumë ekografi Një rekomandim për të gjitha gratë shtatzëna vjen nga një studim i publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencës, PNAS. Ekografitë e shumta dhe pa rekomandimin e mjekut gjatë muajve të shtatzënisë mund të dëmtojnë rëndë fetusin. Megjithatë, të gjithë duhet ta pranojmë se sot për të kontrolluar shëndetin e fetusit gjatë muajve të shtatzënisë, ekografia ngelet pa dyshim një nga mjetet më të mira dhe më të sofistikuara, por vetëm nëse ajo përdoret në mënyrë jo të tepruar. Te minjtë, në të cilët u zhvillua eksperimenti, grupi i shkencëtarëve amerikanë vrojtoi se ekspozimi i tejzgjatur ndaj ultratingujve mund të arrijë deri aty sa të dëmtojë një nga mekanizmat thelbësorë të sistemit nervor. Pikërisht këta ultratinguj duket se janë shkaku i bllokimit të qelizave nervore të sapoformuara, duke i bërë ato që të mos jenë në gjendje për të zënë pozicionin përfundimtar për tëu zhvilluar. Eksperimenti, që u zhvillua në një studio neurobiologësh të Universitetit të Yales, është munduar të shpjegojë rritjen e patologjive psikiatrike infantile. ëKa një numër të madh ërregullimesh neuropsikiatrike njerëzore që duket se janë rezultat i gabimit të pozicionimit të qelizave me pasoja të anomalisë së migracionit neuronalë, tregojnë shkencëtarët.

 Disa sëmundje neuropsikiatrike të fëmijërisë, si sëmundjet mendore ose disa forma të fobisë dhe ankthit, shkaktohen pikërisht nga mungesa e migracionit të qelizave për të gjetur pozicionin përfundimtar. Studimi amerikan është zhvilluar mbi 355 minj, që pasi ekspozoheshin ndaj ultratingujve në sesione gjithmonë e më të shpeshta me gjatësi deri në 30 minuta, në dy ose tre ditë pas lindjes kanë treguar në brendësi të sistemit të tyre nervor ënjë numër të vogël, por domethënësë të disa neuroneve që nuk arrinin të zinin pozicionin e tyre përfundimtar. Minjtë u bombarduan në mënyrë masive nga ultratinguj pikërisht në fazën në të cilën ndodh zhvendosja e qelizave nervore drejt pozicioneve përfundimtare dhe nëse te minjtë kjo ndodh për dy-tre ditë, te njerëzit ky proces zgjat pothuajse gjashtë muaj. Por pavarësisht diferencave të mëdha që vërehen mes sistemit nervor të njeriut dhe atyre të kafshëve, studiuesit kanë arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm: ëUltratingujt mund të kenë në zhvillimin e fetusit të njeriut një impakt të ngjashëm ose më të madh se te minjtë, ëka do të thotë se ato mund të jenë shkaktarët kryesorë për dëmtimin e fetusitë. Arsye që, e thënë nga neuroshkencëtarët, janë të lidhura më shumë me dimensionet e neuroneve njerëzore se sa me kompleksitetin e rrugës të bërë nga neuronet gjatë migrimit. Të dy këta faktorë do tëi bënin neuronet më të ekspozuara ndaj rrezikut të devijimit. ëRezultati nuk duhet të interpretohet si një alarm ndaj ekografisë, sepse ajo është e domosdoshme gjatë muajve të shtatzënisë, për të parë ecurinë e saj. Sot nuk ekzistojnë mënyra të tjera, ndaj ekografia ngelet mjeti kryesor për të parë zhvillimin e një fetusië, shpjegon neurofiziologu Pierxhorxho Strata, i Universitetit të Torinos. ëNë fakt bëhet fjalë për një princip që duhet respektuar, duke ditur që kjo është një teknikë e nevojshme, por me të cilën nuk duhet të abuzosh. Duhet bërë vetëm atëherë kur është e nevojshme dhe patjetër me rekomandimin e mjekëve. Madje është në modë që në muaj e parë të shtatzënisë të bëhen shumë eko, për të parë se si zhvillohet fëmija.

Kjo është një mënyrë tërësisht e gabuar. Gjatë 9 muajve mendoj se dy-tre eko do të ishin të mjaftueshmeë, shpjegon mjekja amerikane, Jeny Koerth. Megjithatë, studimi vazhdon për tëu thelluar akoma më tej dhe për të arritur të provojë përgjegjësinë e këtyre ultratingujve në këto lloj patologjish infantile. ëështë e rëndësishme të ekzaminosh efektet e mundshme mbi zhvillimin e trurit te të lindurit e kafshëve, në të cilët gjatësia e zhvillimit embrional, përmasat dhe kompleksiteti i migracionit të qelizave janë shumë të ngjashme me ato njerëzoreë, përfundojnë shkencëtarët. ë ë ë Somario ë Ilaëet Në një shtatzëni fiziologjike, domethënë pa komplikacione, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i ilaëeve në rast temperature të lartë apo gripi, pra në sëmundje që mund të të prekin shpesh edhe kur nuk je shtatzënë. Në këto situata ka ilaëe që mund të përdoren me qetësi gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, ilaëe që duhen evituar tre mujorin e parë dhe të tjera që nuk duhen përdorur në muajt e fundit të shtatzënisëë Tipat Shkencëtarët anglezët kanë pikturuar portretin e 5 tipave grash gjatë shtatzënisë dhe dietave ushqimore që preferojnë. Ata kuptuan se elementë si niveli i studimit apo gjendja sociale ndikojnë shumë në atë që gratë hanë gjatë nëntë muajveë Eko-t Ekografitë e shumta dhe pa rekomandimin e mjekut gjatë muajve të shtatzënisë mund të dëmtojnë rëndë fetusin.

 Megjithatë, të gjithë duhet ta pranojmë se sot për të kontrolluar shëndetin e fetusit gjatë muajve të shtatzënisë, ekografia ngelet pa dyshim një nga mjetet më të mira dhe më të sofistikuara, por vetëm nëse ajo përdoret në mënyrë jo të tepruarë Kufizimet Për të vjellat është mirë të konsumosh ushqim shpesh dhe nga pak, të mos pish lëngje gjatë ngrënies dhe të preferosh ushqime me bazë karbohidratesh. është mirë të kufizohet kafeja, speci djegës, të skuqurat me shumë vaj dhe të mos shtrihesh asnjëherë para se të kenë kaluar dy orë nga ngrëniaë Ushqimet është rreptësisht e ndaluar tëu nënshtrohesh dietave për të rënë në peshë gjatë këtyre muajve, pastaj vlejnë edhe disa rregulla të përgjithshme. Duhen konsumuar patjetër perime dhe 3-4 lloje frutash sipas sezonit. Patjetër tre porcione qumësht të freskët e kos, ndërsa gjatë javës 2 herë peshk, 2-3 herë djathë të freskët, 1-2 herë vezë, të paktën një herë bishtajat dhe mish të bardhë dhe të kuq


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama