Disa keshilla per te shmangur alergjite

Disa keshilla per te shmangur alergjite
Disa semundje kane sezone te caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve me se shumti perhapet gjate stines se pranveres dhe veres. Faktoret e ketyre stineve, si nxehtesia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta perkeqesojne kete semundje, perveç faktoreve te tjere te shumte. Cilat jane simptomat e kesaj semundje? Cilat jane shkaqet e perhapjes se saj? Si mund ta evitojme? Çfare keshillash jepen per ata qe vuajne nga kjo semundje?

Simptomat

Alergjia mund te shfaqet te çdo person ne çdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diarre, te vjella. Nje nga simptomat e para te alergjise se syve eshte kruarja qe ndihet ne sy, skuqje dhe fryrje te qepallave se syrit dhe shtim i sekrecioneve (loteve). Kur ne mjedis ndodhen shkaktare te kesaj semundjeje, mund te ndodhe ajo qe quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione ne qepallat e syrit, zgjerim te fryrjes dhe krijimin e zonave te infeksionit kronik. Te tjera simptoma kronike jane skuqja e syve e shoqeruar me dhimbje dhe ndjenje thatesie ne sy. Simptomat ne hunde: teshtima te perseritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma ne sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi ne drite. Simptoma te lekures: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shume te pranishme pothuaj ne te gjitha semundjet: irritimi i shpejte dhe lodhja.

Shkaktaret

Shkaktaret e kesaj semundjeje jane disa lende qe gjenden ne mjedis, te cilat shkaktojne reaksion me syrin, sidomos me konjunktiven(qepallat) qe permban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qe sjellin sekretimin e lendeve qe shkaktojne reaksionet infektive dhe alergjike shtese, si histamina, ose qe shkaktojne alergji te vonuar dhe kronike. Alergjia ndahet ne:

Ka raste kur alergjia shkaktohet ne sy nga perdorimi i lenteve te kontaktit, i pikave qe hidhen ne sy dhe i lendeve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemet, barerat, pluhuri, kafshet shtepiake, parfumet dhe ajri i ndotur.

Diagnostikimi

Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat qe shfaqen me shume gjate pranveres ose veres. Me pas behet nje test i rendesishem per nje diagnoze alergjike dhe per te dalluar substancen qe sistemi imunitar njeh si te rrezikshem. Per raste te dyshimta behet nje test qe bazohet ne marrje gjaku dhe kontrollimi te antikorpeve te prodhuara per nje ose me shume substanca. eshte dhe nje test tjeter qe quhet Provokim Bronkial me Alergjene, d.m.th shihet reagimi i mukozes bronkiale duke dhene sasi shume te vogla alergjenesh.

Nxehtesia dhe rrezet e diellit shtojne alergjine e syve

Stina e vers sjell ngrohtesine dhe rrezet e diellit dy faktore qe ndikojne ne shtimin e alergjise. Por jo pak shqetesuese eshte fakti se: A kane lidhje me semundjen lentet e kontaktit mjekesore dhe ato me ngjyra qe perdoren per zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat qe hidhen ne lente jane nje nga shkaktaret e alergjise se syrit. Per te shmangur alergjine e tepert, perdoren pika pa lende konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet qe te mos ndoten, duke u pastruar sipas udhezimeve te perdorimit te tyre. Rol luajne edhe faktoret e stines se veres ne perhapjen e kesaj semundjeje. Tashme dihet qe alergjia shtohet me rritjen e temperatures se nxehtesise, me forcimin e rrezeve te diellit dhe me shtimin e pluhurave ne ambient, çka shton thatesine e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

Disa keshilla te rendesishme per te mjekuar enjtjen e syve:

- Fjetja e nje gjumi te thelle qetesues per permiresimin e shendetit ne pergjithesi dhe te shendetit te syve ne veçanti.
- Pakesimi i konsumimit te kripes, sepse kripa thith ujin qe depozitojne indet, sidomos indet e qepallave.
- Prija çdo mengjes heret e nje gote uje te ftohte per te nxitur sekrecionet e veshkave dhe te zorreve.
- Kompresa me çaj te ftohte ne mengjes dhe para gjumit per çlodhjen e syve.
- Masazhim i posaçem per syte dy here ne jave.
- Perdorimi i nje maske per syte nje here ne jave.

Si ta mbrojme veten nga ekspozimi ndaj semundjes?

Mbrojtja nga alergjia behet duke shmangur shkaktaret e saj qe i permendem me siper dhe me anet te kurimit te nevojshem, qe eshte:
Marrja e ilaçeve qe ngushtojne enet e gjakut per te pastruar syrin, si prefini dhe okulosani.
Marrja e anti-histamines per te zbutur kruarjet dhe per te pakesuar lotimin e syve, si alomide.
Marrja e nje ilaçi kunder sekretimit te histamin-kromalin-sodiumit per te ndaluar krijimin e alergjise, si optikromi dhe lekrolini.
Hedhja e disa pikave kortizon ne raste te veshtira, kur nuk bejne dobi ilaçet e meparshme.

Per te shmangur alergjine e syve, duhet te ndjekesh hapat e meposhtem:

1- Pastrimi ditor i kapakeve te syve ndihmon ne rrallimin e mundesive per t'u prekur nga kjo semundje.
2- Larja e duarve fillimisht dhe me pas e kapakeve me sapun acidik.
3- Mosferkimi i syve kur te kruhen.
4- Perdorimi i garzave ose i pambukut mjekesor per te pastruar qepallat e syve. Mund te perdoren edhe pomada te ndryshme sipas keshilles se mjekut, te cilat sherbejne per pastrimin e syrit.

Disa keshilla per te shmangur alergjine e pranveres

- Tretni ne uje nje derivat bimor rebels migrum ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht.
- Diete me vitamina C, B, K, te dobishme per irritimin e syrit.
- Te evitohen ushqime qe kane ne etikete aroma natyrore.
- S'duhen marre ilaçe pa konsultuar mjekun.
- S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambientet ku pihet duhan
- Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten: te flihet 8 ore ne nate; te hahet tri here ne dite; çlodhja ose ndalimi i punes per te pakten çerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohes se lire per t'ia dedikuar vetes.
- Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes.
- Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere, sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
- Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal, sepse ne det polenet jane me pak te pranishme, ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
- Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.

Prostati (zmadhimi dhe kanceri i tij)       

Çfare eshte zmadhimi i prostatit?

Tek te rrinjte prostati eshte sa nje kokerr are kurse rreth moshes 40-50 vjeç ai fillon e zmadhohet. Ne fillim kjo nuk krijojn asnje problem por me kalimin e kohes zmadhimi ushton presion mbi rruget urinare. Fillon keshtu problemi i ngritjes shpesh here naten per urinim dhe po ky problem shfaqet dhe gjate dites. Nje nate pa gjume krijon probleme te nesermen gjate aktiviteteve te dites. Gjithashtu edhe shpejtesia apo forca e urinimit fillon e pakesohet. Personi sforcohet ne nxjerrjen e urines apo pasi e ka mbaruar ate ndjen sikur ka ende per te bere ose ajo pjese qe ka mbetur fillon e del ne fome pikash.

Ja 7 pyetje per shenjat e semundjeve te prostatit:

A prisni apo veshtiresoheni ne nxjerrjen e urines?
A eshte pakesuar shpejtesia apo forca e urinimit?
A ju ndodh qe urina te dali pika pika?
A ndjeni sikur edhe pas mbarimit ju ka ngelur ende urine?
Sa here ngriheni naten per urinim?
A e ndjeni te nevojshme gjate dites daljen çdo dy ore ose me shpesh?
A ndjeni nje urgjence per berjen e urines (mezi e mbani)?

Zmadhimi i prostatit zakonisht nis si nje tumor i mire i cili perveç problemeve sociale qe permendem nuk shkakton gje tjeter. Megjithate edhe keto shqetesime nga personi ne person klasifikohen ne tre grupe. Te lehta, mesatare dhe te lehta. Ky klasifikim bashke me disa analiza si p.sh analizat e gjakut apo biopsia me shiringe e prostatit ndihmon ne caktimin e kures me ilaçe apo me nderhyrje kirurgjikale si dhe ne vezhgimin e pacientit.

Keshillohet qe pas moshes 50 vjeç çdo mashkull i cili i ka apo jo keto shenja te vizitohet nje here ne vit tek mjeku urolog. Bile ata te cilet kane ose kane patur tek ndonje i aferm i tij kancer prostati mire eshte qe keto vizita ti fillojne qe 45 vjeç.

Perveç ketyre dy semundjeve (zmadhimi i prostatit dhe tumori i keq i tij) ka dhe nje semundje tjeter e quajtur prostati kronik qe shfaqet zakonisht tek te rinjte. Disa nga shenjat e tij jane te urinuarit e shpeshte, dhimbje pergjate rrenjes se penisit drejt pjeses se prapme, djegie gjate ejakulimit (derdhjes se spermes) etj. Nese ne kete mes shkaktar jane mikrobet do te duhet te perdoren antibiotiket per nje kohe te gjate.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama