Miresjellja ne fund fiton ndaj sjelljes se keqe
Sa here na ka ndodhur qe nena te na thote “mos u bej si ai, apo ajo”, respektivisht qe personave qe sillen keq ndaj nesh, te mos ua kthejme me te njejten menyre. Edhe pse nuk eshte gjithmone e lehte, ne fund te fundit na ben qe te ndihemi me mire.
Nese nuk provon, kurre nuk do ta dish
Sistemi i tentimeve dhe gabimeve na meson per gjithçka ne jete, ku nenat gjithmone jane aty qe te na japin kuraje dhe te na ngushellojne ne rast te deshtimeve, apo gabimeve. Ato gjithmone na inkurajojne qe te shkojme perpara, meqe e dine se vetem ashtu mund te mesojme.
Gjithmone thuaj “faleminderit”
Njeri nga mesimet me te shpeshta te nenes eshte edhe ai qe t’i falenderojme personat qe na bejne ndonje te mire. Falenderimi eshte nje arme e fuqishme e miresjelljes, e cila ne rend te pare tregon per nje edukate te mire, por qe ndihmon shume ne raport me njerezit.
Gjithmone behu ai qe je
Procesi i zbulimit te veçantise personale zgjate tere jeten, ku nena na trimeron qe nga fillimi. eshte me rendesi ta dime se ka dikush qe na do pa marre parasysh sesi jemi.
Duhet ta japesh maksimumin ne gjithçka
“Ti mundesh edhe me mire”, na thote shpesh nena, duke na keshilluar qe asgje te mos bejme shkel e shko, por me nje perkushtim maksimal. Kjo na ndihmon shume ne jete dhe ne karriere.
Qendro drejt
Keshillat e nenes “rri drejt” dhe “ulu si duhet” na kane merzitur shume kur kemi qene te vegjel. Por, vetem kur jemi rritur e kemi kuptuar rendesine e tyre.
Mos u dorezo!
Ju kujtohet se sa here keni dashur qe te hiqni dore nga detyrat e matematikes apo nga trajnimi i sportit tuaj te preferuar, por nena nuk ju ka lene. Nese tani e analizoni te kaluaren, shihni se ju vjen mire qe nuk keni hequr dore, meqe keni arritur aty ku jeni.
Ruaje shendetin!
Derisa kemi qene adoleshente, te gjithe ne jemi ballafaquar me keshilla qe te mos vishemi teper holle, qe te mos pime duhan, alkool, apo droge. Nese i keni respektuar keto keshilla, sot me gjase ndjeni falenderim ndaj nenes.