Dueli mes Francës dhe Irlandës ka dhuruar disa statistika historike, si për skuadrën irlandeze, ashtu edhe për atë franceze, e cila çoi në 16 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në turne madhorë që janë luajtur në këtë vend
Franca ka arritur të përmbysë për herë të parë një ndeshje në Europian që nga viti 2004 (ne fazën e grupeve kundër Anglisë).
Antuan Griezman është futbollisti i parë francez që shënon 3 gola në të njëjtin Europian që nga viti 2004, kur të njëjtin numër golash e shënonte Zinedin Zidan.
Shein Dafi është lojtari i dytë që ndëshkohet me karton të kuq për Irlandën në një turne madhor, pas Kith Endrjus në vitin 2012 (kundër Italisë).
225 sekonda ndanë dy golat e Griezman që i mjaftuan Francës të përmbyste plotësisht ndeshjen ndaj Irlandës.
11 nga 12 golat e fundit të Francës në Kampionatet Europiane kanë ardhur në pjesën e dytë.
Robi Bredi u bë futbollisti i parë irlandez që shënon në dy ndeshje radhazi në Kampionatin Europian.
Kjo ishte fitorja e parë e Francës në një ndeshje me eliminim direkt në një Europian që nga finalja e Euro 2000.